LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Skandali ështe vetëm maja, po me plehrat çfarë do të bëjmë?

15 Gusht 2023, 13:04 Nga DOSJA
BIRN: Skandali ështe vetëm maja, po me plehrat çfarë do

Skandali i incineratorëve e ka lënë Shqipërinë me një qeveri të diskretituar si të korruptuar apo të paaftë për të dalluar korrupsionin në shkallë të gjerë. Ky është vetëm maja e problemit. Ndërsa qeveria është jokredibël, aftësia e saj për të bindur qytetarët mbi nevojën e mbrojtjes së mjedisit është bjerrur, ndërsa vendi është kthyer në një gropë të madhe mbeturinash.

Skandali i incineratorëve u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot më shumë se 150 milionë euro, por ky nuk është problemi i vetëm. Tani që skema e qeverisë për plehrat ka dështuar, vendi ka mbetur pa një strategji të arsyeshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve, në një kohë që ka nevojë të domosdoshme për të mbrojtur mjedisin, jo vetëm si diçka e mirë për jetesë të shëndetshme për veten tonë, por edhe si diçka e domosdoshme për të pasur biznes më të mirë në sektorin e turizmit.

E para është problemi i dukshëm: plehra gjithkund. Anët e autostradave po kthehen gjithnjë e më shumë në vend hedhjesh mbeturinash, një lloj epidemie papërgjegjshmërie e qytetarëve, por që duket se është edhe pasojë e deligjitimit të përgjithshëm të qeverisë. Ndërsa ministrja e Turizmit shfaqi një video ku një makinë, një polic dhe një kosh plehrash u gjetën brenda kuadrit të një kamere, fakti është që në një vend ku qytetarëve u kanë fluturuar rreth 100 milionë euro vetëm nga koncesioni i fushës së plehrave të Tiranës, asnjë politikan në pushtet nuk ka kredibilitetin që t'u bëjë moral qytetarëve. Natyrisht që, ndërsa moralizimet me polic nuk janë automatikisht keq, një gjë më praktike vlen për t'u bërë: kujdesi që plehrat e hedhura sakaq përgjatë rrugëve kombëtare të hiqen, në mënyrë që kalimtarëve të mos u mësohet syri dhe të mos u bëhet normalitet hedhja e mbeturinave nga makina. Kjo natyrisht që kërkon më shumë se sa një kamera që xhiron një film.

Problemi i dytë është sistemik: një pjesë e madhe e vendit nuk ka sistem të grumbullimit, e aq më pak, të grumbullimit të diferencuar dhe nuk ka as landfille të mjaftueshme, nuk ka pika seleksionimi paraprak pranë qyteteve të mëdha, ndërsa sistemi korruptiv i incineratorëve ka krijuar tarifa të shtrenjta depozitimi për shumë bashki të vogla e të varfra. Me pak fjalë, problemi i dytë ka të bëjë me qeverisjen, ose me korrupsionin qeveritar në menaxhimin e mbetjeve. Për pesë vite me radhë, çdo gjë në sektorin e mbetjeve është bërë për t'i shërbyer monopolit të biznesmenëve tashmë në arrati, dhe klientelës së tyre mes politikanëve. Fakti është që aventura korruptive me incineratorë e ka çuar problemin e menaxhimit të mbetjeve pesë vjet prapa dhe jo pesë vjet para.

Një tjetër anë e dukshme e dështimit të qeverisë në themel, është ngjarja e Divjakës, ku një grup qytetarësh protestuan ndaj kryetarit të Bashkisë, Josif Gorrea, një socialist, që të mos i derdhte plehrat kuturu. (Përgjigjja e kryebashkiakut: “Ju jeni kurva,” vlen për t'u mbajtur shënim krahas rrahjes me shkop bejsbolli të qytetarëve nga fisi Rraja dhe urdhrit të mbrojtjes që gjykata dha për familjen Kaçi nga gardisti si një nivel i ri i marrëdhënives së votuesve me të votuarit). Sipas Gorreas, problemi është që incineratori i Fierit “nuk ka punuar disa ditë”. Derdhja e plehrave jashtë vendeve të përcaktuara të depozitimit natyrisht që përbën një shkelje dhe normalisht, qeveria do të duhej të kishte gjobitur Gorrean për këtë shkelje, ndërsa prokuroria normalisht do të duhej të kishte nisur hetime për veprën penale të ndotjes. Por nëse marrim parasysh se kjo derdhje plehrash kuturu vjen në bashkinë Divjakë, e cila është pjesë e qarkut Fier, qark për të cilin taksapaguesit kanë shpenzuar 30 milionë euro për të ashtuquajturin incinerator, atëherë Gorrea ka me të vërtetë shumë të drejtë që t'i quajë votuesit “kurva”.

Tani normalisht që qeveria duhet t'i japë përgjigje disa pyetjeve kyçe, të cilat nënkuptojnë edhe pranimin e dështimit të skemës piramidale të koncesioneve të mbetjeve. Në Vlorë, fusha e mbetjeve merr flakë dhe projekti i landfillit ka ngecur. Në qarkun Fier, projekti i incineratorit ka dështuar dhe zona ka nevojë për një zgjidhje të re, në formën e impjanteve të riciklimit dhe të groposjes. Në Elbasan dhe në bashkitë përreth, situata është njësoj. Në Berat gjithashtu. Supozimi që Durrësi, Shijaku, Kavaja, Kruja e Fushë-Kruja do t'i derdhin plehrat në landfillin e Tiranës, pa ia nënshtruar kurrfarë seleksionimi paraprak në qytetin përkatës, dukshëm shkakton ndotje të kotë dhe kosto të paarsyeshme transporti.

Në fund, zgjidhja konsiston në parimet e Bashkimit Evropian, të atyre parimeve që qeveria hodhi në erë me skemën piramidale të koncesioneve, të cilat janë: kufizimi i prodhimit të mbetjeve, ndarja në burim, riciklimi, groposja, dhe në fund fare, nëse këto metodat e mëparshme nuk arrijnë ta zgjidhin problemin, incinerim. Vetëm se qytetarët kanë të gjithë të drejtat të dyshojnë se një qeveri e kapur në korrupsion kaq masiv, do të jetë në gjendje të bëjë ndonjë gjë për të zgjidhur problemin e mbetjeve, me përjashtim të videove me polic dhe me kosh plehrash dhe me makinë luksoze./Marrë nga Reporter.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet