LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Thesaret e Kodër Vilës mbeten larg syve të kureshtarëve

Fillimisht këmbësorët i shoqërojnë muret bizantine, të ndërtuara në shekullin e 5-të nga perandori nga Durrësi “Anastasi i Parë”, emrin e të cilit ka marrë rruga.

4 Shkurt 2024, 22:36 Nga gezim kabashi
BIRN: Thesaret e Kodër Vilës mbeten larg syve të
Foto ilustruese

DURRËSI-Rruga “Anastas Durrsaku”, e asfaltuar disa vite më parë, nis pranë Torrës Veneciane dhe përfundon në Kodër Vilë.

Fillimisht këmbësorët i shoqërojnë muret bizantine, të ndërtuara në shekullin e 5-të nga perandori nga Durrësi “Anastasi i Parë”, emrin e të cilit ka marrë rruga.

Më tej, sa më shumë ngjitesh, peizazhi në krahun e majtë ndryshon dhe merr ngjyrën e kaltër të detit.

“Për fat të keq lëvizin kryesisht  automjete – tha për BIRN Jonuz Vrapi, i cili banon prej kohësh në lagjen e re me pallate, që janë ngritur mbi kodër. 

“Baret dhe restorantet këtu janë të pakët në numër,” shton Jonuzi. 

“Njëlloj mungojnë edhe supermarketet,” ankohet mesoburri, sipas të cilit turistët dhe vizitorët nuk janë të shumtë, pasi i gjithë terreni është organizuar keq.

Në të gjithë territorin e kodrës numërohen të paktën 5-6 monumente, që i përkasin periudhave të ndryshme, nga antikiteti i vonë e deri në mesin e shekullit të njëzet.

Që në shikimin e parë vizitori kupton se mungojnë tabelat orientuese drejt Farit ndriçues të anijeve; tabela me të dhëna për Vilën mbi kodër si dhe ajo e Kullës Anzhuine, e njohur tashmë për qytetarët si “Kulla Belvedere”.

“Mungon dëshira nga institucionet vendore, por edhe mangësitë e punës së grupit për menaxhimin e integruar në amfiteatër,” tha  për BIRN arkeologu Eduard Shehi. 

Shehi shton se hapja e shtigjeve për kalimtarët, që mund të  nisen nga Amfiteatri e lehtëson mbërritjen në pak minuta të paktën në dy kulla 8-këndore, përveç kullës “Belvedere” nga e cila mund të vëzhgohet i gjithë qyteti.

Këto kulla mund të bëhen të vizitueshme nga turistët, pasi kanë mjaft elemente arkeologjikë dhe një histori tepër interesante.

Në librin “Topografia e Durrësit mesjetar”, prof as. dr. Eduard Shehi shkruan se Kulla Anzhuine ka një formë rrethore, me lartësi të ruajtur deri në 10,4 metra. Për një periudhë të gjatë ajo ishte e mbuluar me çati dhe shërbente si depozitë baruti.

Aktualisht turistët mund ta shfrytëzojnë “Belvederen” vetëm si vendshikimi për gjiun detar të Durrësit, por ata  nuk mund ta vizitojnë atë nga brenda, ku sipas arkeologëve mund të rindërtohen 2-3 katet e kullës, njëlloj si në mesjetë.

“Në të njëjtën mënyrë bëhen të vizitueshme edhe dy kullat 8-këndore, që ndodhen në të njëjtën hapësirë,” tha prof. as. dr. Eduard Shehi.

Mjaftojnë 500 metra shëtitje të tjera për të mbërritur fillimisht në muret e vilës së mbretit Zog, e më pas në kullën e bardhë të Farit, atje ku ngjitesh në pikën më të lartë të kodrës së Durrësit.

“Vila mbi kodër” që nga viti 1997, kur u rrënua masivisht ka mbetur e mbyllur dhe askush nuk mund të ngjitet brenda saj.

Nga jashtë, ajo vazhdon të ketë murin e hershëm të viteve 1930, kur u ngrit në kuotën 98 metra mbi nivelin e detit. 

Vitin e kaluar Instituti i Ndërtimit në bashkëpunim me Ambasadën Italiane provuan të ndriçojnë fasadën dhe mjediset e brendshme, jo pak të dëmtuara.

Pamja e monumentit nga qyteti ishte mjaft e bukur dhe interesimi i qytetarëve për Vilën për të u rrit.

Sidoqoftë, godina simbol mbi kodrën e Durrësit vazhdon të jetë e mbyllur dhe ende mungon një marrëveshje për të mundësuar vizitat në godinë dhe sheshet para saj.

Ndërsa gjatë ditës pallatet e larta në shëtitore pengojnë pamjen e Vilës dhe të Farit, flakërimat e këtij të fundit në mbrëmje duken nga anijet në det më shumë se sa 10 milje larg.

“Drita e Farit me sinjalistikën e tij shihet vetëm në krahun e detit në 180 gradë,” tha për BIRN kapiteni i rangut të parë, Artur Meçollari, duke sqaruar më tej se kulla e Farit, “me themele  të hedhura që në fillim të shekullit të kaluar, ka marrë formën e sotme me lartësi 14 metra vetëm në vitin 1957”

Për të mbërritur te Fari mbi kodër nuk është e lehtë. 

Rrëpira është e mbushur me banesa të shumta dhe vetëm kohët e fundit mes tyre forcat e ushtrisë kanë shtruar një rrugë me çakull, që të ngjit deri lart.

Kapiten Meçollari thotë se vizitorët mund të ngjiten në kullën me shkallë të brendshme, vetëm pas një marrëveshje me Komandën e Forcave detare.

Përndryshe ata mund ti afrohen asaj, duke shfrytëzuar rrugën në mes të lagjes.

“E gjithë territori i Kodrës deri në fund të viteve 1980 ishte e mbushur me kazerma ushtarake dhe shëtitja mbi të ishte thuajse e pamundur,” i kthehet bisedës Jonuzi.

Sidoqoftë, atje ku ngrihet sot kisha e Shën Gjergjit, tamam në atë periudhë u ngrit Parku Rinia. 

“Ishte një mënyrë argëtimi, me një lulishte – mezeri, ku tregtoheshin edhe pije të ndryshme,” kujton Jonuzi. 

“Të vjen keq, pasi tani janë kushtet që kodra e Vilës dhe monumentet e saj të kthehen në një park turistik për vendasit dhe të  huajt,” përfundon bisedën ai.

monumentet e durresit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit