LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN:Nën sulm nga Irani, Shqipëria forcon kuadrin ligjor për sigurinë kibernetike

“Sulmet kibernetike janë tashmë tejet të sofistikuara. Kapacitetet e deritanishme janë të pamjaftueshme për të garantuar një nivel të lartë sigurie në rrjetet dhe sistemet e informacionit”, tha Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kombëtare AKCESK.

19 Shkurt 2024, 18:05 Nga h.k
BIRN:Nën sulm nga Irani, Shqipëria forcon kuadrin ligjor për
Foto ilustruese

TIRANË-Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kombëtare (AKCESK), së bashku me deputetë të Kuvendit shqyrtuan propozimin mbi projektligjin për Sigurinë Kibernetike, i cili sipas ekspertëve të fushës është i domosdoshëm në kushtet aktuale të sulmeve të shtuara në hapësirën kibernetike në Shqipëri.

“Sulmet kibernetike janë tashmë tejet të sofistikuara. Kapacitetet e deritanishme janë të pamjaftueshme për të garantuar një nivel të lartë sigurie në rrjetet dhe sistemet e informacionit”, tha Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kombëtare AKCESK.

Tafa shtoi se është jetike ngritja e një kuadri ligjor në kushtet ku ndodhemi.

“Për t'iu përgjigjur sulmeve në rritje është domosdoshmëri ngritja e një kuadri ligjor bashkëkohor sipas direktiva të BE-së”, shtoi Tafa.

Projktetligji vjen si nismë e Këshillit të Ministrave në kuadër të detyrimit për përmbushjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe Planit Kombëtar të Veprimit 2020-2025.

“Kjo nismë është shumë e vlerësuar dhe e mirëpritur prej kohësh”, tha Klotilda Bushka, deputete dhe drejtuese e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Shqipëria është përballur gjatë viteve të fundit me një seri sulmesh të sofistikuara kibernetike për të cilat qeveria ka vënë gishtin mbi Republikën Islamike të Iranit.

Një raport i kompanisë “Microsoft”, e cila u thirr nga qeveria shqiptare për të ndihmuar në zmbrapsjen dhe investigimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit.

Në përgjigje të sulmeve ndaj rrjeteve qeveritare nga Teherani, Tirana zyrtare ka vendosur prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Ministria e Jashtme e Iranit e ka mohuar sulmin, i ka cilësuar akuzat e Shqipërisë si të “pabaza” dhe vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike si “dritëshkurtër”.

Kreu i AKCESK theksoi se projektligji i ri parashikon kompetenca të shtuara ligjore lidhur me sigurinë kibernetike, kapacitete të reja teknike për monitorimin e infrastrukturave si edhe simulime për të konstatuar boshllëqet në rrjet.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e një strukture të re ad-hoc për menaxhimin e emergjencave që mund të çojnë në shpalljen e krizës kibernetike në nivel kombëtar.

“Kriza kibernetike përcaktohet si rasti ekstrem kur një institucion me rëndësi nuk mund të menaxhojë situatën e dalë jashtë kontrolli për shkak të sulmeve kibernetike”, shpjegoi Tafa.

Kreu i AKCESK shtoi se ndikimi social i këtij projektligji konsiston jo vetëm në përmirësimin e sigurisë kibernetike kombëtare, por gjithashtu edhe në rritjen e punësimit dhe rritjen e pagave të ekspertëve të sigurisë kibernetike.

Sipas ekspertit Tafa, vlera totale e përafërt e ndikimit të këtij ligjit në buxhetin e shtetit për pesë vite llogaritet të jetë 11.5 miliardë lek (111 milionë euro)./REPORTER.AL

irani shqiperia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj