Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Blegtoria do vazhdojë të pësojë rënie, për sa kohë Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore.
TIRANË - Blegtoria do vazhdojë të pësojë rënie, për sa kohë Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore.
Sipas INSTAT numri i gjedhë për vitin 2024 ka shkuar në 283 mijë, ndërsa numri i të imta 1.8 milion, këto shifra janë alarmante, nëse i krahasojmë ato me periudhën kur Shqipëria eksportonte mish dhe bulmet drejt Europës.
Agim Nela, prej më shumë se 60 vitesh ka shërbyer si veteriner në zona të ndryshme të vendit, ai thotë se vetëm tregtia e jashtë do t’i detyronte fermerët që të merreshin me mbarështimin e lopëve dhe deleve. Dhe si shembull ai i referohet të kaluarës.
“90% e gjithë të ardhurave kombëtare vinin vetëm nga blegtoria. Ne ishim eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve blegtorale jashtë shtetit. Në atë periudhë kishim afërsisht 6 milionë krerë bagëti. Nga këto 4.5 ishin të regjistruara dhe afërsisht 2 milion ishin të fshatarëve dhe nevojave të tyre. “
Mungesa e prodhimi dhe zhvillimi i turizmit bëri që për vitin 2024 importi i kafshëve të gjalla të rritet me 35.5% në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni, ndërsa në vitin 2023, kjo shifër shkonte në 22 mijë ton. Subvencionimi i blegtorisë dhe hapja e eksportit do të rriste ekonominë dhe besimin e fermerëve që të merreshim më gjë të gjalla. Pas nga blegtoria nuk është e thënë të eksportosh vetëm mish, apo bulmet.
“Ne kemi eksportuar në ato kohë lesh, mishi, kafshë të gjalla dhe bulmet. “
Që Shqipëria të eksportojë këto produkte më parë duhet të përmbushë kushtet e BE, që fillon me “Direktivën e 2002/99/EC e 16 Dhjetorit 2002”, ku përcaktohen rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, dhe shpërndarjen e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor./Top Channel
Foto ilustruese KAVAJË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar mesditën e kësaj të diele në Kavaj&eum...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atenatin e bërë mbrëmjen e kaluar në zon&eu...
Klajdi Malaj dhe Filippo Nettis ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar 22 (shkurt), ku si pasjoë k...
foto ilustruese BERAT- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi shiste lëndë narkotike dhe i shpërndan...
Policia TIRANË - Policia ka dalë me një reazim zyrtar lidhur me ngjarjen që u regjistrua mesnatën e kaluar ku u qëllua disa h...
Luigi Pelazza ITALI- 50-vjeçari nga Sansepolcro që dhunoi grupin e xhirimit të emisioneve investigative 'Piranjat' dhe 'Le Iene'...
foto ilustruese MALQI- Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer në banesën e një shtetasi në Maliq. Sipas raportimeve jan&eu...
Policia TIRANË - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndrys...
foto ilustruese KOSOVË- Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë, mby...
Foto ilustruese TIRANË - Një 52-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje, është arrestuar nga Polic...