23 Shkurt 2025, 11:39
Nga E. D
Luigi Pelazza
ITALI- 50-vjeçari nga Sansepolcro që dhunoi grupin e xhirimit të emisioneve investigative 'Piranjat' dhe 'Le Iene' në Itali po hetohet edhe përdhumin. Mediat italiane shkruajnë se përveç hetimit për dhunën ai po hetohet edhe për një akuzë tjetër që është baza kryesore e denoncimit. Gjithashtu ende nuk dihen detaje të mëtejshme, por 50-vjeçari për momentin është në hetim.
Sulmi që 50-vjeçari bëri ndaj grupit të xhirimeve dhe gazetari Luigi Pelazza, u dokumentua në një video prej 30 sekondash të publikuar në kanalin e “Piranjave” në YouTube. Pelazza u sulmua nga një pesëdhjetë vjeçar me origjinë napolitane gjatë një interviste të filmuar në zonën e Selcit (komuna San Giustino) brenda një apartamenti. Burri është banor i komunës së Sansepolcro.
Gazetari po dokumentonte një investigim midis Shqipërisë dhe Italisë (dhe do të kishte lëvizur jo vetëm në Altotevere, por edhe në zonën e Arezzo-s ). Ekuipazhi i programit Piranjat, i cili kryen hetime ndërkombëtare (si ai për “dolce vita” të agjentëve italianë në Shqipëri), ishte në zonë për të dokumentuar një rast të ri që përfshin disa persona midis Umbria dhe Toscana, në veçanti bashkinë e Sansepolcro.
Gjatë takimit me pesëdhjetëvjeçarin dhe intervistës përkatëse, gazetari dhe kameramanët janë sulmuar papritur. Burri deklaroi në mikrofona të hapur se nuk donte të fliste, duke iu referuar disa videove dhe episodeve të mëparshme, më pas sulmit dhe disa personave që ndërhynë për të rivendosur qetësinë.
luigi pelazza
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 11:29
E. D
foto ilustruese
MALQI- Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer në banesën e një shtetasi në Maliq. Sipas raportimeve jan&eu...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 11:04
B.Z
Policia
TIRANË - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndrys...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 10:43
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë, mby...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 10:09
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 52-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje, është arrestuar nga Polic...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 10:06
B.Z
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Tregu i ajrit po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga kthimi i Shqipërisë në një destinacion t&e...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 09:50
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elekt...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 09:23
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje. Në ...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 07:30
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i l...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 07:21
B.Z
Arben Çipa
TIRANË - Gazetarja Flora Xhemani ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Arben Çipës, kryetarit të Shoqatës së O...
Aktualitet
23 Shkurt 2025, 07:19
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shka...