11 Maj 2024, 19:39
Nga B.Z
Bombardimi
UKRAINË - Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatërrimin e Konsullatës Shqiptare në Ukrainë nga një sulm i Rusisë. Nga burime në dijeni të kësaj përpjekje inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe që po ndiqet nga ministri Punëve të jashtëme Igli Hasani, gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se tashmë ka nisur një korrespondencë mes Ministrisë së Punëve të Jashtëme, Prokurorisë së Përgjithëshme Shqiptare dhe asaj të Ukrainës.
Shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për tu përditësuar në lidhje me mbledhjen e provave të kërkuara nga pala shqiptare. Në letrën e parë nga Top Channel Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela thotë:
“Kjo kërkesë vjen në vijim të referimit nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme. Kërkojmë informacion mbi ecurinë e procedimit datë 9.11.2022 të rregjistruar në zyrën e Prokurorisë Publike të Rajonit Kharkiv, lidhur me ngjarjen e datës 6 Mars 2022 ku Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë njëkohësisht banesa e Konsullit të Nderit Z. Shahkin Omarov, ka qenë objekt i sulmeve të forcave ruse me pasojë shkatërrimin e tyre”.
Kërkesa e Shqipërisë e para e këtij lloji, vjen pas qëndrimeve të forta pro Ukrainës nga vendi ynë si pjesmarrës në Këshillinin e Sigurimit të OKB, nga ku u prodhua një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në këshill, ku ishte i ftuar të fliste presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky./Marrë nga Top Channel
bombardim konsullate shqiptare ukraine
Aktualitet
11 Maj 2024, 19:36
B.Z
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër rekord turistësh, prej më shu...
Aktualitet
11 Maj 2024, 19:22
B.Z
Pamje nga grabitja
VLORË - Policia ka arrestuar personin që grabiti një ditë më parë një çift italian në zon...
Aktualitet
11 Maj 2024, 18:52
I.A
Takimi
TIRANË- Përfaqësues të Visegrad Vet+ perbërë nga Urdhra të Mjekëve Veterinarë nga vendet e Evropës...
Aktualitet
11 Maj 2024, 18:53
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Qindra pensionistë në Durrës nuk kanë mundësi çlodhjeje dhe argëtimi...
Aktualitet
11 Maj 2024, 17:50
I.A
Policia
SHKODËR- Policia ka sjell njoftim shtesë për plagosjen pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se autori ësht...
Aktualitet
11 Maj 2024, 17:41
B.Z
Preng Gjoni
SHËNGJIN - Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jet&eum...
Aktualitet
11 Maj 2024, 17:40
I.A
Policia
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 24-vjeçarit në Shkodër. Policia bën me dije se plag...
Aktualitet
11 Maj 2024, 16:59
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR - Jaser Osmani 24-vjeç është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri q&...
Aktualitet
11 Maj 2024, 16:43
I.A
Policia
SHKODËR- Të shtëna me armë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se të shtënat kan&e...
Aktualitet
11 Maj 2024, 16:24
B.Z
Shqiptarët e kapur në shtëpi bari
BRITANI - Personat që shihni në fotot e mësipërme janë katër shqipta...