LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës së tretë

Në qytetin bregdetar të Durrësit - ngjashëm me shumë qytete të tjera të vendit, hapësirat ku pensionistët shpenzojnë kohën e tyre mbeten jashtë vëmendjes së autoriteteve vendore.

11 Maj 2024, 18:53 Nga B.Z
Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës
Foto ilustruese

DURRËS - Qindra pensionistë në Durrës nuk kanë mundësi çlodhjeje dhe argëtimi, ndërsa ata vetë ndeshen me probleme të mbijetesës financiare. Shumica e të moshuarve të qytetit mblidhen çdo ditë në lulishten para godinës së Postës, aty ku disa dekada më parë ngrihej merkato e vjetër e qytetit bregdetar. Në pranverë gjelbërimi e mbulon hapësirën, por aktualisht mungon shumica e stolave të lulishtes.

 “Këtu duhet të sjellësh gjithçka me vete, nga gurët e shahut e deri te stolat për tu ulur,” tha Sami Veliu për BIRN. Ai shtoi se që kur ka ardhur nga Skrapari në Durrës – para 20 vjetësh, në këtë lulishte e kalon kohën.  “Pensionin e kam të ulët dhe nuk ma mban të hyj e të shpenzoj në kafene”, shtoi ai.

Rrugicat e lulishtes pas orës 9 të mëngjesit mbushen me të paktën 10-12 grupe burrash që luajnë domino, shah apo me letra. Sipas Samiut mjaft prej tyre dalin edhe pasditeve. “Janë më shumë se 50 – 60 vetë, që të gjithë të moshuar, të cilët e kanë gjetur si kalim kohe këtë vend,” tha ai. “Por fatkeqësisht, jo vetëm që nuk ka një vend të mbuluar për stinën e dimrit, por edhe një banjo mungon – shtoi Sami Veliu, i cili është shumë kritik me institucionet vendore. 

Sipas Samiut, Bashkia mund të krijojë edhe një strukturë prej druri, si ajo që ka ndërtuar prej kohësh Pogradeci në breg të liqenit për pensionistët e tij. Jo të gjithë gjejnë mundësinë për të luajtur, dhe tifozët janë më të shumtë pranë tabelave të shahut, ku gara e përditshme është edhe më e fortë. Shumica ulen në bordurat e çimentos, me nga një copë kartoni nën vete. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, mosha mediane në Shqipëri u rri nga 33-vjeç në vitin 2011, në 38-vjeç në vitin 2022. Por ndërsa vendi po plaket, strukturat e pushtetit vendor vazhdojnë ti kushtojnë pak vëmendje hapësirave rekreative për moshën e tretë. Lulishtja para Postës është i vetmi vend ku mblidhen pensionistët durrsakë.

Tre kilometra më tej, në lagjen 18 në Spitallë ndodhet një banesë 1-katëshe, e ndërtuar ngjitur me kanalin e ujërave të larta. Një sallë e madhe, me sipërfaqe gati 80 metra katrore është thuajse e braktisur, por edhe këtu të moshuarit nuk mungojnë. Ata luajnë të gjithë në prag të banesës, së cilës i mungon porta kryesore. “Ka më shumë se tre vjet që ne i nxjerrim tavolinat jashtë, pasi na thanë se ndërtesa është privatizuar,” tha për BIRN Myslim Abazaj.

“Kemi biseduar edhe me drejtuesit e bashkisë për pronësinë e saj, por askush nuk na thotë diçka të saktë,” shtoi xhaxha Myslimi. Kjo banesë është ngritur 10 vjet më parë, dhe që nga dita e parë shfrytëzohet vetëm nga të moshuarit. Në faqen e internetit të bashkisë, jepet informacion për Qendrën Ditore të të Moshuarve brenda në qytet, ndërsa mungojnë të dhënat për godinën që ndodhet përballë shkollës 9-vjeçare “Naim Babameto” në Spitallë.

Edhe në godinën e Spitallës mungon instalimi i ujit, e njëlloj nuk ka as banjo. Të moshuarit për nevojat e tyre detyrohen të shkojnë në lokalet pranë apo edhe në shtëpi, kur ato nuk janë larg. Pensionistët janë të shqetësuar për të ardhmen e Qendrës, ku ata mblidhen prej vitesh. “Spitalla është e mbushur me familje që erdhën pas viteve '90 nga zonat rurale të vendit, dhe të ardhurat nga pensionet i kemi mjaft të të ulta,” tha Nazmiu, i cili ka jetuar më parë në Librazhd.

“Kur kemi një vend se ku të mblidhemi gjatë ditës, familjarët tonë janë shumë më qetë”, shtoi 76-vjeçari. Në anën tjetër të qytetit, në lagjen nr 1, Dilaver Barushi, i ka shfrytëzuar ditët e para të diellit në det. Me Xhinën, qenushin e tij të pandarë, ai e ka gjetur bregdetin si vendin më të mirë për të kaluar kohën.

Telashi i vetëm i Kavijes, siç e thërrasin miqtë, është vendosja e çadrës. “Plazhi publik, ku laheshim prej disa vitesh u zu nga dikush tjetër, dhe ne nga halli kemi zënë vend në shkallët e Sfinksit,” tha për BIRN Dilaver Barushi. “Këtu luajmë tavëll e shah, e po ashtu këtu hyjmë në ujë për të notuar,” shtoi ai. Të moshuarit, që vijnë me biçikleta edhe nga lagje të tjera të qytetit bregdetar, e ndjejnë vehten me fat që kanë ujin pranë. Sidoqoftë, nëse do të kishim plazhin publik, do të shfrytëzonim edhe rërën, thonë ata.  “‘Sfinksi' është i gjithi prej çimentoje dhe nuk rrimë dot rehat,” përfundoi Dilaver Barushi./BIRN  

mosha e trete shqiperi shpopullim

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd