LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Botërori’ në Shqipëri dhe kudo po sfidon marrëdhënien e gjatë mes birrës dhe futbollit

Sipas tyre, përpos temperaturave të ftohta ka ndikuar dhe fakti që “ndeshjet nuk kanë qenë shumë emocionuese dhe njerëzit gjatë kohës që luhen ndeshjet e ditës, janë përgjithësisht në punë.” Njëri nga ta, i apasionuar pas futbollit, tifoz me Brazilin, tha për Gazetasi.al se birra po preferohet në nivele shumë të ulëta.

3 Dhjetor 2022, 14:24 Nga k.m.
‘Botërori’ në Shqipëri dhe kudo po sfidon
Foto ilustruese

Lidhja midis birrës dhe ngjarjeve sportive ka qenë tradicionalisht e fortë, por ky Botëror, nuk duket të jetë rasti. As në botë dhe as në Shqipëri. Atipizmi nis me zhvillimin e tij për herë të parë në muajin nëntor, ku temperaturat relativisht të ftohta (përjashtuar këtu Katarin, vendin pritës) nuk të ftojnë aspak për të konsumuar një gotë birrë.

Botërori është lidhur historikisht me stinën e verës, ku sheshet shndërroheshin në vende hareje e ku rrëkëllëhej me gërrqe të gjata birra. Panoramë, që nuk e has këtë vit. Nëse merr rrugën drejt sheshit “Skënderbej” për të parë një nga ndeshjet e ditës në dy “Fun zone-t” e improvizuara aty, kamerierët nga banaku, pesimistë të thonë që konsumi është i dobët.

Sipas tyre, përpos temperaturave të ftohta ka ndikuar dhe fakti që “ndeshjet nuk kanë qenë shumë emocionuese dhe njerëzit gjatë kohës që luhen ndeshjet e ditës, janë përgjithësisht në punë.” Njëri nga ta, i apasionuar pas futbollit, tifoz me Brazilin, tha për Gazetasi.al se birra po preferohet në nivele shumë të ulëta.

“Gjatë verës njerëzit ka më shumë gjasa që të jenë me pushime dhe kanë mundësi që të ndjekin edhe ndeshjet e ditës, gjë që tashmë nuk ndodh sepse pjesa më e madhe e tyre janë në punë deri në orën 18:00.

Pra konsumi gjatë ditës është thuajse i papërfillshëm. Gjatë darkave, zakonisht fillojnë të vijnë për ndeshjet e orës 20:00, por nuk i preferojnë shumë birrat për shkak të temperaturave të ftohta”, thotë ai për Gazetasi.al duke shtuar se xhirot ditore lënë shumë për të dëshiruar krahasuar me periudhën e “Europianit”, kur ndeshjet zhvilloheshin gjatë verës.

‘Botërori’ në Shqipëri dhe kudo po sfidon

Të njëjtën gjë pohojnë edhe nga kioska ngjitur.

“Mund të jetë Botërori më i pazakontë lidhur me shitjet dhe konsumin. Qytetarët më shumë i shohin ndeshjet në ambiente të brendshme dhe jo jashtë. Gjithashtu kanë një tendencë për të konsumuar produkte më të lira për shkak të çmimeve të larta”, thonë ata.

E njëjta situatë reflektohet edhe në bar-et e tjera rreth kryeqytetit. 

Në disa prej tyre në “Rrugën e Salës”, banakierët thanë për Gazetasi.al se njerëzit janë prirur që t’i shohin ndeshjet më shumë në shtëpi dhe nuk ka aq shumë konsum sa ç’pritej në fillim të Botërorit. Ndryshimin e sjelljes konsumatore për Gazetasi.al e pranon edhe Enri Jahaj, Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve i cili shton se që pas pandemisë njerëzit patën tendencën të mos frekuentojnë aq shumë bar-et. 

Konsumi i birrës që kishte rënë ndjeshëm që në verë, po i mban pesimistë edhe prodhuesit shqiptarë të birrës që shpresonin të korrnin disa fitime më shumë këtë periudhë, ashtu siç parimisht me evente të tilla sportive supozohet të ndodhë. Përpos kërkesës së ulët, kostot për ta po bëhen të papërballueshme. Stefan Pinguli, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës i thotë me shqetësim Gazetasi.al se ndonëse kostot e lëndëve të para janë shtrenjtuar deri në 45%, birrat shqiptare po shiten vetëm 3.6% më shtrenjtë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Qelqi është shtrenjtuar me 70% dhe njëkohësisht edhe lëndët e tjera si elbi dhe kartoni ambalazhues janë rritur 30% secila në tregjet e huaja. Ajo që na shqetëson më shumë është sigurisht shtrenjtimi i naftës e cila përbën rreth 12-15% të kostove tona të produktit. Fuqia blerëse është goditur fort nga rritja e çmimeve dhe kjo vazhdon ta mbajë të zvogëluar konsumin mesatarisht 10 deri në 15%”, tha ai për Gazetasi.al.

Edhe në botë, situata është pak a shumë po njësoj.

Në një analizë, Financial Times thotë se pritja e një turneu të madh zakonisht shton një mesatare prej 1.4 për qind në shitjet e birrës të vendit pritës. Por jo këtë vit.

Edhe pse temperaturat janë tepër të larta në Katar, si një vend mysliman, alkooli nuk është pjesë e kulturës së tyre. Vendi pritës i Kupës së Botës e ka ndaluar përdorimin e birrës në stadiumet e tij.

Por, konsumi edhe në vende “birradashëse” si Franca apo Britania e Madhe, vijon të jetë i ulët.

birra

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet