LIVE UPDATES
Aktualitet

Botoksi kontrabandë dhe i palicensuar, çfarë do të ndodhë? Ja si përgjigjet ministrja Albana Koçiu

Në këtë aksion i cili u finalizua me disa persona të arrestuar dhe të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, me dhjetëra medikamente botoksi të sekuestruara, u parapri nga një investigim i Piranjave në muajin Maj 2024.

8 Nëntor 2024, 22:06 Nga E. D
Botoksi kontrabandë dhe i palicensuar, çfarë do të
foto nga emisioni

TIRANË- Më datë 15 tetor 2024, Policia e Tiranës në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, kreu një operacion blic në 30 klinika dhe qendra estetike në kryeqytet, me objekiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundraligjshëm të produktit mjekësor “botulinum toxin”, i njohur ndryshe si botoks. Në këtë aksion i cili u finalizua me disa persona të arrestuar dhe të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, me dhjetëra medikamente botoksi të sekuestruara, u parapri nga një investigim i Piranjave në muajin Maj 2024.

Në këtë punë disamujore u arrit të faktohej se ky produkt duke qenë i palicensuar, futej kontrabandë në vendin tonë. Gjithashtu u faktua se klinikat mjekësore dhe qendrat estetike ishin të mbushura me këtë produkt, shpeshherë jocilësor. U faktua gjithashtu se botoksi aplikohet jo gjithmonë nga profesionistë të fushës. Ndërkohë, u faktua edhe se në këto pseudoklinika mund të kthehesh në një “profesionist/e“ me vetëm 2-3 ditë kurs, mjafton të paguash 500-1000 euro. E gjithë kjo ndodhte sepse legjislacioni ynë është shumë i varfër në lidhje me këtë situatë.

Prej më shumë se 10 vitesh, dhe askush nuk lëvizte qoftë edhe gishtin për ta ndryshuar situatën. Gjatë një komunikimi me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kjo e fundit deklaroi për gazetarin Freard Rista se operatorët ekonomikë të interesuar për regjistrimin e produktit të botoksit duhet të drejtohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ndërkohë që premtoi vendosjen në dispozicion të një eksperti të fushës që mund të flasë lidhur me këtë ngërç. Vetë drejtoresha e AKBPM-së, Blerina Kaza, nuk denjoi asnjëherë të kishte një komunikim me mediat lidhur me problemin e botoksit. Për emisionin Piranjat u prononcua znj.Mejvis Kola, drejtoreshë e Përgjithshme për Zhvillimin e Shëndetësisë.

“Në këto momente që flasim apo dhe në 10-vjeçarin e fundit nuk ka patur kërkesa nga operatorët ekonomikë për të regjistruar botoksin pranë AKBPM-së“, u shpreh ajo.

Gjithashtu drejtoresha u shpreh se janë bërë inspektime në terren nga punonjësit e ISHSH-së dhe AKBPM-së, por në të shumtën e rasteve nuk janë konstatuar materiale botoksi në subjektet private, diçka kjo që vështirë të besohet, për sa kohë stafi i Piranjave arriti ta dëshmojë në vetëm një ditë në terren.

Znj.Kola nuk e përjashtoi devijimin e zbatimit të ligjit nga inspektorët, duke deklaruar se në raste të tilla çdo punonjës duhet të mbajë përgjegjësi personale. Lidhur me masat e ISHSH dhe AKBPM, drejtoresha tha se këto janë shtuar.

“Nga dy institucionet që janë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe që ushtrojnë funksione inspektimi, kanë marrë masa që të forcojnë mekanizmat e inspektimit dhe vendosjen e masave administrative ndaj subjekteve që thyejnë ligjin“, tha ajo.

Sa i takon të ardhmes së botoksit, drejtoresha e Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se çdo operator ekonomik i interesuar për të regjistruar barin e botoksit, duhet të drejtohet pranë AKBPM-së dhe të ndjekë procedurat ligjore të përcaktuara nga ligji. Deri atëherë, kontrabanda do të bëjë punën e saj…/PIRANJAT

albana koçiu botoksi piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj