LIVE UPDATES
Aktualitet

Braktiset nga e ëma në moshën 2-vjeçare, apeli i babait: Djalin dua ta çoj tek fshati SOS, s’kam kushte ta mbaj

Babai i Selimit 7-vjeçar thotë se ka qenë i martuar 2 herë. Nga martesa e parë ka 3 fëmijë dhe pasi e shoqja ndërroi jetë fëmijët i dërgoi në fshatin SOS, ku jetojnë atje prej 16 vitesh. Më pas u martua dhe nga martesa e dytë erdhën në jetë Selimi dhe motra e tij 5 vjeçare e cila është dërguar që në ditën e tretë të lindjes në shtëpinë e fëmijës në qytetin e Vlorës.

2 Dhjetor 2022, 21:13 Nga DOSJA
Braktiset nga e ëma në moshën 2-vjeçare, apeli i babait:
Babai dhe djali

VLORË- Selim Tartaraj vetëm 7 vjeç banon në fshatin Ramicë rreth 50 km larg nga qyteti i Vlorës. Selimi në moshën 2 vjeçare u braktis nga e ëma pasi ishte me probleme të shëndetit mendor, nga ajo kohë për të voglin është kujdesur gjyshja e tij që sot nuk jeton më. Babai dhe gjyshi i Selimit kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare sepse dëshira e tyre është ta dërgojnë të voglin në fshatin SOS për shkak të pamundësive ekonomike dhe kushteve të jetesës që kanë. Në intervistë për gazetarët e Fiks-it, një i afërm i familjes së 7-vjeçarit thotë se Selimi ka njohur si nënë vetëm gjyshen  e tij dhe se kur mbaron shkollën ai shkon tek varri i gjyshes së tij.

Babai i Selimit 7-vjeçar thotë se ka qenë i martuar 2 herë. Nga martesa e parë ka 3 fëmijë dhe pasi e shoqja ndërroi jetë fëmijët i dërgoi në fshatin SOS, ku jetojnë atje prej 16 vitesh. Më pas u martua dhe nga martesa e dytë erdhën në jetë Selimi dhe motra e tij 5 vjeçare e cila është dërguar që në ditën e tretë të lindjes në shtëpinë e fëmijës në qytetin e Vlorës. Selimin e rriti gjyshja e tij, pasi ajo ndërroi jetë në muajin gusht të vitit 2022 për të voglin kujdeset babai dhe gjyshi i tij. Babai tregon se jetojnë vetëm me pensionin që merr i moshuari, pasi në zonën ku ata jetojnë  është shumë e vështirë të punësohet në një punë të përhershme. Ai kërkon që 7-vjeçarin ta dërgojnë në shtëpinë e fëmijës “Fshatin SOS” pasi kushtet e jetesës për të do të jenë më të mira.

Orjeta Mishtaku drejtoresha e Shërbimit Social në bashkinë Selenicë tregon se institucioni i tyre  është në dijeni të historisë së Selimit dhe herë pas here janë përpjekur t’i qëndrojmë pranë me ushqime dhe me çdo gjë tjetër. Në lidhje me situatën e tij ajo tregon se janë në proces plotësimi dokumentacionesh.Gjithashtu ajo thotë se kanë bërë një kërkesë para shumë kohësh për ta dërguar në fshatin SOS, por  është refuzuar si pasojë se e gjithë qendra ishte në rikonstruksion. Dosja për momentin po punohet nga punonjësi i bashkisë  në zonën e Ramicës dhe sapo të jetë e plotësuar rasti do të kalojë në komision për zgjidhje.

Redaksia e emisionit Fiks Fare referoi rastin e 7-vjeçarit pranë kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky institucion në përgjigje të tij tha se përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Sociale te Bashkisë Selenicë dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Vlore kanë bere vlerësimin socio-ekonomik te familjes.  Gjithashtu, stafet e shërbimeve sociale po asistojnë duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm në pamundësi nga ana e kryefamiljarit. Bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po e ndjek me prioritet rastin e fëmijës duke vlerësuar interesin më të lartë të tij dhe djalit së shpejti do t’i garantojmë kujdesin më të mirë dhe shërbimet e munguara.

Marrë nga TOPCHANNEL

selim tartaraj

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit