LIVE UPDATES
Aktualitet

Të rinjtë kapen me 250 mijë paund drogë në Britani: Më mirë rrimë në burg se të kthehemi në Shqipëri

Firaku, 43 vjeç, nga Lutoni, kishte qenë në ndërtesë vetëm për katër deri në pesë ditë, pasi kishte mbërritur legalisht në MB.

2 Dhjetor 2022, 20:59 Nga F.M
Të rinjtë kapen me 250 mijë paund drogë në Britani:
Kanabis

BRITANI E MADHE- Katër shqiptarë të identifikuar si Runi Firaku, Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj janë kapur në Britaninë e Madhe duke kultivuar 250 mjë paund kanabis, por janë shprehur se preferojnë më mirë të qëndrojnë pas hekurave se sa të kthehen në Shqipëri. The Times shkruan se shqiptarët u kapën në një bllok banesash të braktisura, në Strood të Kentit.

Firaku, 43 vjeç, nga Lutoni, kishte qenë në ndërtesë vetëm për katër deri në pesë ditë, pasi kishte mbërritur legalisht në MB.

“Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre barnave, ai tha se e bënte, por “burgu është më i mirë se Shqipëria,”- tha Prokurori Timothy Devlin.

Sulaj, 32 vjeç tha përmes avokatit të tij Kerry Waite se ishte "vënë nën presion" për të shlyer borxhin e tij prej 20,000 £ ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që kishte organizuar hyrjen e tij të paligjshme në MB në mars të këtij viti.

Andi Zyberaj, 35 vjeç dhe Ermir Zyberaj, 32, të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ishin kontrabanduar gjithashtu në MB, njëri në pjesën e pasme të një furgoni dhe tjetri me kamion.

Ermir Zyberaj tha se po punonte që të shlyente një borxh prej 50 mijë eurosh, por nuk sqaroi nëse kjo gjë kishte të bënte me kontrabandistë njerëzish. Firaku dhe Zyberajt u burgosën nga shtatë muaj, ndërsa Sulaj për tetë muaj.

drilon sulaj shqiptaret ne britani andi zyberaj ermir zyberaj runi firaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh