LIVE UPDATES
Aktualitet

Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.

11 Tetor 2025, 09:54 Nga I.A
Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt/
Harriet Bridgeman

ANGLI- Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshitë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman.

Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.

“Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj.

Avokatja Toënshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari qe lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman:

“Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.”

“Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.”

Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.”

Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”.

Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar.

Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:

“Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.”

Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi:

“Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.”

Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli. Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”:

“Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.”

Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se:

“Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”/Top Channel

harriet bridgeman ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj