1 Prill 2025, 20:25
Nga A.Ll
George Gannon
TIRANË - Babai i Rebecca Gannon, George Gannon ka folur për ngjarjen tragjike që i mori jetën vajzës së tij në Sarandë. Ai ka shprehur shqetësimin se çështja është duke u zvarritur në prokurori dhe se drejtësia për vajzën e tij ende nuk është realizuar.
Gannon ka kërkuar që personi përgjegjës për tragjedinë të ekstradohet nga Norvegjia dhe të vuajë dënimin për ngjarjen që ndodhi në Shqipëri.
Në lidhje telefonike, George Gannon ka theksuar se një person i dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji është i përfshirë në këtë rast dhe se ka dy vjet që po kërkon drejtësi, por nuk ka marrë asnjë informacion konkret.
Ai ka pohuar gjithashtu se kompanitë që ofruan shërbimin turistik nuk kishin respektuar rregullat e sigurisë, duke shtuar se pajisjet që përdori Rebecca, përfshirë bombolën dhe xhaketën e shpëtimit, ishin të prishura dhe të papërshtatshme për përdorim.
“Unë nuk largohem nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time,” tha ai, duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e papritur të Rebecca-s.
Babai i Rebecca Gannon: Seanca gjyqësore është shtyrë. Përgjegjësi për humbjen e jetës së vajzës sonë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji. Unë dua të ekstradohet nga Norvegjia dhe të shlyejë dënimin në Shqipëri.
Kam dy vite që zvarritem në zyrat e prokurorisë. Nuk kam marrë asnjë shpjegim. Ata na dërguan një dokument prej 30 faqesh. Prokurorët duan që çështja të zvarritet deri në harresë. Nuk iki nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time.
Ajo më përqafoi në Angli, më tha do të shihemi dhe nuk u pamë më. Kompania s’ka pasur rregulla të sigurisë elementare. Bombola që ka përdorur Rebecca ka qenë e vjetër.
Ishte përdorur sepse kishte shumë zhytës atë ditë, pasi një ditë më parë deti ka qenë i trazuar dhe turistët atë ditë kanë qenë shumë. Edhe xhaketa nuk ka funksionuar, kur ajo ka tërhequr litarin e emergjencës./ "Në Shënjestër", Balkan Web
george gannon rebecca gannon
Aktualitet
1 Prill 2025, 20:18
A.Ll
Rebeka Ganon
TIRANË - Marcos Barcenilla/ Pasi plotësuam formularët e zhytjes në gjuhën angleze, ne më pas shkuam te pika e z...
Aktualitet
1 Prill 2025, 20:10
A.Ll
Rebeka Ganon
TIRANË - Ne u paraqitëm te qendra e zhytjes rreth orës 9:00.
Aty na priti një vajzë e cila përgatiste pajisjet...
Aktualitet
1 Prill 2025, 20:02
r.ll
rebeka
TIRANË- Rebeka Ganon ishte një vajzë që e donte jetën dhe natyrën. Një vajzë e cila në portretin e saj ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 19:37
A.Ll
Godina e RTSH
RTSH - Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik ka vendosur të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgji...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:38
N.F
Transporti i drogës
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar sot në disa zona të Italisë...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:45
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier ka shkuar sot...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në maj të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi vendimin e moszgjatjes së koncesionit fitimprurës të ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:29
N.F
Foto ilustruese
KUÇOVË- Një elektriçist raportohet se është rrëzuar aksidentalish nga një shtyllë teksa po...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:13
r.ll
samir mane
TIRANË- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të ci...
Aktualitet
1 Prill 2025, 15:58
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. I riu i arrestuar akuzohet p&e...