LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me dashje

•Vrasje në Mirditë. Paulin Paçuku 61 vjeç ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij, Vitore Paçuku duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e familjes Paçuku, rreth orës 06:00 të mëngjesit, por Policia e Shtetit doli me një komunikatë zyrtare vetëm në mesditë. • Sipas njoftimit zytar, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi Paulin Paçuku ka qenë duke pastruar armën në momentin që e ka qëlluar të shoqen. Paçuku është dërguar në spital nga të afërmit, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. • Familjarët e Vitore Paçukut nuk hapin dyert e mortit. Ata kërkojnë hetime të thelluara pasi pretendojnë se ngjarja ka ndodhur me dashje e jo nga pakujdesia. • 61-vjeçari njihej si njeri problematik, ndërsa gruaja, si person i qetë. • Paçuku ka shërbyer më parë si polic në Mirditë. •Autori është vënë në pranga nga policia e shtetit e ndaj tij janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrau gruan në Mirditë/ Autori ish-polic, ngrihen dy akuza për 61-vjeçarin

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me
Viktima, Vitore Pacuku

MIRDITË- Dy akuza janë ngritur ndaj 61-vjeçarit, Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku. Autori është vënë në pranga nga policia e shtetit e ndaj tij janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje.

Mësohet se babai i dy fëmijëve, ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vete dhe më pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë.

Në momentin e krimit asnjëri prej fëmijëve nuk ishte në shtëpi. 

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës, ndërsa të afërm të Vitore Pacukut pretendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur aksidentalisht por me dashje. Policia raportoi fillimisht se vrasja ndodhi aksidentalisht, kur Paulin Pacuku ishte duke pastruar armën e tij. Një ditë pas krimit, u zbulua se arma e tipit pistoletë, ishte pa leje. Autori ndodhet në ambientet e komisariatit dhe pritet që ndaj tij të ngrihet akuza për vrasje dhe ajo e armës pa leje. 

3 VITE ME PARE

U qëllua për vdekje nga bashkëshorti në Mirditë, publikohet fotoja, kjo është viktima

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me
Vitore Pacuku

MIRDITË- Kjo është Vitore Pacuku, gruaja e cila humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri tip pistoletë nga bashkëshorti i saj, Paulin Pacuku. Kanë qënë familjarët e saj ato të cilët kanë ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të 54-vjeçares. 

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës, ndërsa të afërm të Vitore Pacukut pretendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur aksidentalisht por me dashje. Policia raportoi fillimisht se vrasja ndodhi aksidentalisht, kur Paulin Pacuku ishte duke pastruar armën e tij. Një ditë pas krimit, u zbulua se arma e tipit pistoletë, ishte pa leje. Autori ndodhet në ambientet e komisariatit dhe pritet që ndaj tij të ngrihet akuza për vrasje dhe ajo e armës pa leje. 

3 VITE ME PARE

Vrasja në Mirditë/ Qëlloi gruan teksa po pastronte armën, 61-vjeçari e kishte pa leje pistoletën

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me
Vitore Pacuku

MIRDITË- Arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën u qëllua ditën e djeshme për vdekje Vitore Pacuku ishte pa leje. Ndaj autorit, Paulin Pacukut pritet që të ngrihen akuza për vrasjen dhe për armën që e mbante pa asnjë dokument përkatës. Ngjarja e djeshme u raportua nga policia si aksidentale, duke thënë se 61-vjeçari ishte duke e pastruar armën e pa dashur qëlloi ndaj të shoqes.

54-vjeçarja u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj. Me të mbërritur në Spitalin e Mirditës, gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në organet jetësore. Ndërkohë, Paulin Pacaku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës. Familjarët e Vitore Pacakut pretendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur aksidentalisht por me dashje. Banorët e zonës kanë treguar se autori njihej si person problematik.

3 VITE ME PARE

Burri vrau gruan në Mirditë/ Familjarët fajësojnë 61-vjeçarin, s'hapin dyert e mortit, banorët: Ai ishte problematik

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me
Policia

LEZHË- Vrasja e Vitore Pacukut në fshatin Jezull të Mirditës, sipas familjarëve nuk ka ndodhur pa dashje. Burime të 'Top Channel', tregojnë se ngjarja nuk ka ndodhur nga pakujdesia, siç u raportua nga policia e shtetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm e sipas familjarëve të viktimës ishte me dashje.

Ata kishin pak ditë që ishin kthyer nga pushimet ndërsa banorët e zonës kanë tregruar se 61-vjeçari njihej si njeri problematik, ndryshe nga gruaja e cila njihej si person i qetë. Mësohet se familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit, duke pretenduar se burri e ka vrarë me dashje dhe jo nga pakujdesia duke pastruar armën.

Forcat e policisë raportuan fillimisht se 61-vjeçari Paulin Pacuku vrau gruan e tij nga pakujdesia teksa po pastronte armën.

3 VITE ME PARE

Dalin EMRAT/ Kush është burri që vrau aksidentalisht gruan në Mirditë, identifikohet viktima

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me
Foto Ilustruese

MIRDITË- Paulin Paçuku është burri që ka vrarë aksidentlisht gruan e tij në Mirditë. 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e zjarrit dhe ka qëlluar të shoqen, 54-vjeçaren e identifikuar si Vitore Paçuku.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në fshatin Jezull të Mirditës. 54-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi Paulin Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedural. Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

3 VITE ME PARE

Burri vret gruan në Mirditë, po pastronte armën dhe e qëlloi aksidentalisht

Ish-polici vret gruan në Mirditë, arrestohet. Familja: Ndodhi me
Foto Ilustruese

MIRDITË- Një 61-vjeçar ka vrarë gruan e tij aksidentalisht pasi ka qenë duke pastruar armën. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mirditë. 54-vjeçarja me inicialet V.P., ka marrë plagë në të gjithë trupin dhe është dërguar në spital. Por, fatkeqësisht gruaja ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë: Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën. Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

paulin pacuku vitore pacuku burri vret gruan ne mirdite

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet