LIVE UPDATES
Politike

Celibashi ndan mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt dhe Doshit

Në këtë qark, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike-ASHM, 2 për Partinë Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

23 Korrik 2025, 11:14 Nga M.B

 

Celibashi ndan mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. Në këtë qark, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike-ASHM, 2 për Partinë Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë.

Për këtë Celibashi tha se deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. 

"Deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Deklaratat s’kanë asnjë vlerë se kanë disponuar mbi dy fakte juridike që konsiderohen të ndodhura, dorëheqjet. Dy kandidatët s' janë më kandidatë prej cilës datë", tha Celibashi. 

Për këtë Prethi u përgjigje se kandidatët kanë dhënë dorëheqjen që më 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Ajo tha se duan kërkesë me shkrim për Kordhonin. Ajo shtoi se kanë konstatuar firma të ndryshme dhe se u rezulton që dokumentet e kandidimit nuk janë firmosura nga ai. 

"Që në 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Duam kërkesë me shkrim për Kordhonin, është konstatuar firmë e ndryshme, na rezulton që dokumentet të jenë të falsifikuara, dokumentet e kandidimit si kandidat na rezulton se nuk është firma e tij, duke pezulluar ndarjen e mandateve për qarkun Tiranë. Ai nuk është paraqitur fizikisht, ka mospërputhje të nënshkrimit të tij.  Sa kohë s’ka dalë rezultati përfundimtar kushdo ka të drejtë të tërhiqet", tha Prethi.

Nga ana tjetër Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka depozituar kërkesë në KQZ për dorëheqjen e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur. Mësohet se Kryetari i PSD-së ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura. Edhe kjo kërkesë si edhe ajo e "Shqipëria Bëhet" janë shtyrë për shqyrtim në një moment tjetër.

Mandatet e qarkut Tiranë:

PS: 19 mandate

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj

Lista e hapur:

Blendi Gonxhja
Erion Braçe
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Olta Xhaçka

PD: 13 mandate

Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi

Lista e hapur:

Jorida Tabaku

Partia Mundësia: 2 mandate
Agron Shehaj
Erald Kapri

ilirjan celibashi zgjedhjet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet