LIVE UPDATES
Aktualitet

Dan Hutra i VRAU motrën, Vladimir Kurti i çon fjalë nga burgu: S'i ke bërë llogaritë mirë! Nëse ke gjë merru me burrat, jo me gratë

Pasi ky i fundit tha se gjaku i një gruaje "lahet" me 7 të tjerë, Vladimir Kurti shtoi se për ngjarjen do të përgjigjej vetë, madje bëri edhe një apel nga burgu që të mos merreshin me gratë dhe vajzat. 

30 Maj 2023, 10:57 Nga k.m.

Dan Hutra i VRAU motrën, Vladimir Kurti i çon fjalë nga burgu:
Vladimir Kurti

TIRANË- I dënuari me burg përjetë, Vladimir Kurti i ka dërguar fjalë Dan Hutrës, personit që i vrau motrën më 1 mars të këtij viti pasi të dy kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin në burg. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Uniko", Kurti bëri me dije detaje sesi mori vesh lajmin për vrasjen e së motrës, e cila sapo ishte kthyer në banesën e saj të vajzërisë, ndërsa komentoi edhe fjalën e xhaxhait të tij. Pasi ky i fundit tha se gjaku i një gruaje "lahet" me 7 të tjerë, Vladimir Kurti shtoi se për ngjarjen do të përgjigjej vetë, madje bëri edhe një apel nga burgu që të mos merreshin me gratë dhe vajzat. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Si e more vesh që të ishte vrarë motra?

Vladimir Kurti: E kam marrë vesh me anë të televizorit. Dha fillimisht për ato 2 të tjerat pastaj aty dha dhe për motrën time. Unë e dija dhe për nënën. E dija dhe për nënën dhe kam dalë në telefon dhe kam folur me njerëzit e mi çfarë po ndodh se s'po ma hapnin telefonin...në momentin që kam parë. Pastaj më kanë thënë robt e mi që kam folur në telefon më thanë që kështu kështu janë te spitali ushtarak, më thanë nuk dimë gjë, bëhu i fortë më thanë, nuk dimë gjë janë gjallë a kanë vdekur. Edhe kështu fola derisa mora vesh që nëna kishte shpëtuar.

A ke arritur që të flasësh me nënën tëndë pas ngjarjes dhe çfarë të ka rrëfyer?

Vladimir Kurti: Po si s'kam folur. Kam folur

Ta ka treguar momentin kur e ka e ka goditur? Pra pse e ka lënë nënë tënde gjallë se ai ngre pretendimin se "e kam lënë gjallë që ta qajë"

Vladimir Kurti: Nëna më tha që ka hyrë nga avllia dhe e ka goditur pas shpinë. E ka parë aty me armë thë dhe i ka tentuar motra me ik me u fut brenda. Aty e ka goditur pas shpine.

Po nënën tëndë?

Vladimir Kurti: Ai ka parë një komshie aty, e ka parë aty dhe ka kujtuar mos është nëna ime. Ai ka dashur të vrasë vëllain por nuk e ka gjetur vëllain aty dhe vrau motrën.

Çfarë raporti ke pasur me Etlevën? Si mund ta përshkruash marrëdhënien tënde me të?

Vladimir Kurti: E kam pasur atë raport që një herë po ta merrja në telefon me më sjellë telefoni, më sill atë sill atë, ajo vinte direkt. Vinte me gjithë burrin e vetë. Kam qenë shumë i lidhur, nuk e di mezi po e përballoj. Ka qenë e fejuar. Atë ditë ka ardhur se do ikte i fejuari në Spanjë. Atë ditë ka ardhur ajo, por ai ka pasur një javë që përgjonte, e kanë parë komshinjtë, ka shkuar, ka pyetur, s'ka lënë vend pa pyetur ku e ka shtëpinë. Jemi 2 familje me një mbiemër, fillimisht e ka ngatërruar ka shkuar në një shtëpi tjetër. I kanë thënë jo është kjo tjetra dhe i kanë treguar. E pastaj ka pyetyr aty rrugës njerëz ku e ka shtëpinë dhe ia kanë treguar se nuk e kanë ditur pse kanë kërkuar. Uën Dan Hutrës nuk kam asgjë për t'i thënë.

Sepse ai tha xhaja i Lad Kurtit doli dhe tha e krahasoi një gjak me 7, edhe tha ta kisha ditur që e ka xhajën kaq të fortë do merresha dhe me xhajën.

Vladimir Kurti: Xhaja, nuk e di unë ç'a ka thënë xhaja, xhaja mund të thotë shumë gjëra po unë jam gjallë akoma vetë. Edhe ai nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Nuk i ka bërë llogaritë mirë?

Vladimir Kurti: Jo! Apeli im është nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri.

Vladimir Kurti është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Ai dhe miku i tij iu futën në dyqan për ta grabitur. Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë, duke i marrë jetën. Ndaj edhe për ngjarjen u dënua me burg përjetë, ndërsa shoku i tij, Rruzhdi Hoxhaj, u dënua me 26 vite burg. 

vladimir kurti dan hutra

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet