LIVE UPDATES
Aktualitet

DEA kërkon bashkëpunim me qytetarët në Shqipëri, lajm i mirë apo lajm i keq?

Por a është lajm i mirë apo i keq? Për goditjen ndaj krimit, është një lajm i mirë. Lajmi i keq konsiston në faktin që DEA amerikane nuk ka besim në autoritetet shqiptare, e kjo është një fakt tashmë. Nuk ia besojnë dot me asnjë informacion që t’ja kalojnë partnerët shqiptarë, por duan që të kontaktojnë vetë dhe të marrin sinjalizimet nga qytetarët.

8 Mars 2023, 19:43 Nga k.m.f.g.
DEA kërkon bashkëpunim me qytetarët në Shqipëri, lajm i
Foto ilustruese

TIRANË- Keni informacion që të bëni një denoncim që godet bandat kriminale në vend? "+1 571 502-7846" është numri i vënë në dispozicion nga agjencia më e madhe në botë kundër trafikut të drogës, DEA Amerikane. Për herë të parë ndonjëherë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një njoftim në rrjetet e saj sociale disa ditë më parë, duke hapur zyrtarisht një linjë të re sinjalizimi për vendin tonë dhe duke nxitur këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga që ta ndajë informacionin ekskluzivisht me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Pa nevojë për ndonjë transmetues shqiptar!

“Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”

Pra, SHBA-ja është përkushtuar të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Me Shqipërinë, jo me shtetin shqiptar dhe as me Policinë shqiptare.

Deklarata zëre se nuk u pa nga zyrtarët e vendit tonë, edhe pse bëri bujë në media dhe të gjithë e raportuan si një lajm të bujshëm. Deri më sot, kur nga 'halli', i pyetur në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se kjo është një shenjë të besimit të fortë bashkëpunimin e DEA-s amerikane me autoritetet shqiptare. Madje shtoi se agjentët do të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar, kur në fakt DEA në njoftimin e bërë ishte shumë e qartë në atë që kërkonte dhe atë që do të bëjë.

“Unë e konsideroj si shenjë e besimit të fortë të autoriteteve të DEA me institucionet shqiptare, bashkëpunimi është i forcuar, që kur u krijua SPAK por edhe më përpara, bashkëpunimi mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda me partnerët tanë amerikanë ka qenë korrekt. Ju ftoj ta merrni informacionin e plotë dhe të shihni bashkëpunimin e SPAK me autoritetet e DEA-s, dua ta theksoj është shenjë e besimit të fortë ndërmjet autoriteteve tona ligjzbatuese dhe atyre të DEA-s, për ju lajm i gëzuar duhet të jetë ky që ka një vullnet serioz të agjencive të huaja dhe qeverisë shqiptare për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh Manja.

Veç Manjës që u përgjigj pa dashur, asnjë tjetër nuk ka pipëtirë. Kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të gjithë, “left the chat”! Askush nuk guxoi që ta bënte “ripost” njoftimin, e aq më pak ta komentonte.

Por a është lajm i mirë apo i keq? Për goditjen ndaj krimit, është një lajm i mirë. Lajmi i keq konsiston në faktin që DEA amerikane nuk ka besim në autoritetet shqiptare, e kjo është një fakt tashmë. Nuk ia besojnë dot me asnjë informacion që t’ja kalojnë partnerët shqiptarë, por duan që të kontaktojnë vetë dhe të marrin sinjalizimet nga qytetarët. S’ka më kohë për të pasur një marrëdhënie mirëbesimi me shtetin shqiptar. Aq më tepër kur bandat shqiptare po kthehen në bashkëpunëtorët kryesore të karteleve vendave në Amerikën Latine.

Madje kokainën e blejnë direkt në Ekuador, direkt nga “burimi”, ndërsa hiqen si biznesmenë të suksesshëm që arrijnë të emërojnë dhe ndryshimet në kabinet dhe të kenë fqinjë presidentin e vendit. Sipas “Telegraph” kanë hequr nga tregu fare mafian italiane. Mafia shqiptare kryesisht hyn në aleanca me kartelin “Sinaloa”, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me “Choneros”, një bandë kriminale ekuadoriane që fajësohet për vrasjet në burgje. Roli i grupeve shqiptare, shihet në dërgesat që shkojnë drejt Durrësit, që tani e tutje do të jenë në lupën e DEA-s.

Se si do të zhvillohen aksionet, do presim ta shohim. Mesiguri do të kenë material mjaftueshëm për një serial në Netflix.

dea ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën