LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmet kibernetike tek Siguria/ PD: Rrezikohet destabilizimi i vendit. DSIK: S’janë prekur informacionet e klasifikuara

• Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare mes opozitës dhe mazhorancës kur po diskutohej Projektligji për dekoratat dhe për informacionin e klasifikuar. • Deputeti demokrat, Flamur Noka i ka kërkuar ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin që të tregojë se kush janë kompanitë që kanë përfituar 195 milion euro për sigurinë e sistemeve dixhitale që sipas Nokës nuk poi e bëjnë detyrën. Ministrja refuzoi të përgjigjej duke shkaktuar replika mes tyre. • Deputeti i PD ironizoi ministren dhe kreun e Komisionit Nasip Naço të cilit iu drejtua duke i thënë se ka dhënë urdhër "Skëndërbeu" që të mos flasësh. • Ndërkohë drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) "lau duar" duke u shprehur se sulmi i hakerave nuk ka prekur asnjë informacion të klasifikuar.  • Debatet bënë që kryetari i Komisionit të ndërpriste seacën pa mbaruar diskutimet. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Prokuroria ndaloi publikimin e të dhënave , drejtori i DSIK ‘lan duart’: Informacionet e TIMS-it dhe MEMEX-it nuk janë të klasifikuara

Sulmet kibernetike tek Siguria/ PD: Rrezikohet destabilizimi i vendit. DSIK:
Elisa Spiropali dhe Dorian Tola

TIRANË- Dorian Tola, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se informacionet e ruajtura në sistemin TIMS dhe MEMEX nuk janë informacione të klasifikuara.

Ai u shpreh me bindje se deri më tani hakerat nuk kanë prekur asnjë sistem që trajton informacione të klasifikuara në vendin tonë.

Elisa Spiropali: Zoti Salianji tha që ju thatë që nuk kishte sulme në sistemet e klasifikuara. Ne folëm për sistemet ku ruhen informacionet e klasifikuara. Nuk ka informacion për sulme në këto sisteme.

Flamur Noka: Drejtori e di shumë mirë, TIMS-I, MEMEX-i…

Dorian Tola: Sistemet që ju po përmendni nuk janë sisteme të akredituara për trajtimin e informacioneve të klasifikuara dhe nuk duhet të trajtojnë informacione të klasifikuara.

Flamur Noka: Sa i morët ju si qeveri jua hakeruan. E kupton sa e rëndë është kjo?

Dorian Tola: Dua të konfirmoj atë që dha ministrja që sistemet që trajtojnë informacion të klasifikuara deri më tani nuk kemi të dhëna për kompromentim

Flamur Noka: Po ça ministrja, ti je drejtor

Ditën e djeshme prokuroria lëshoi një urdhër për ndalimin e të dhënave të botuara nga hakerat që janë marrë nga sistemi TIMS i policisë së shtetit. Me anë të një njoftimi për mediat Prokuroria njoftoi dje se ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Për këtë Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit

3 VITE ME PARE

‘I kemi parë dhe në filma këto’, Salianji: Informacionet që kanë dalë rrezikojnë stabilitetin e vendit! Pse i djeg qeverisë?

Sulmet kibernetike tek Siguria/ PD: Rrezikohet destabilizimi i vendit. DSIK:
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për informacionin e klasifikuar” duke e lidhur atë me sulmet kibernetike që kanë ndodhur ndaj sistemeve shqiptare digjitale nga Irani.

Ai kërkoi nga Prokuroria të hetojë me shpejtësi nëse ka pasur bashkëpunëtorë në sulmet kibernetike, ndërsa ngriti hipotezën se mund të ketë ndodhur dhe që “patronazhistët kanë marrë ndonjë lekë” dhe kanë ndihmuar hakerat. Deputeti demokrat duke iu referuar të dhënave që kanë dalë në media të publikuara më herët nga hakerat, për email që ka shkëmbyer ish drejtori i Policisë Gledis Nano me disa institucione ligjzbatuese, tha se ato janë rrezi për stabilitetin e vendit, pasi është krijuar ideja në opinionin publik se policia mbron të shumëkërkuarit,

Ervin Salianji: Sulmet e pas 15 korrikut, e përmendi shpesh ministrja, ne ende nuk kemi një dijeni, e kur ka agresion nga një shtet i huaj të vendosë në dijeni qeveria parlamentin më së pari komisonin e sigurisë. Duke qenë se s’kemi informacion dhe ju jepni info të pasakta, i vetmi informacion i besueshëm është Microsofti kur thotë që sulmi ka nisur në maj 2021. A ka përgjegjësi konkrete? Si ka mundësi janë lënë terroristë shtete armiqësore të jenë në sistem për një vit e kusur? Thuhet që për shkak të mos update të një prej serverave që e bën me përgjegjësi direkt qeverinë është bërë e mubdur ndërhyrja në këto sisteme. Në kushtet kur kanë dalë informacione që rriskojnë dhe stabiltietin e vendit, të dhëna nga policia e shtetit, lëre më ato që thuhen që policia e di cfarë ndodh këtu por nuk ndërhyn që persona në kërkim dalin në mes të mexhelisit. Për shkak të mungesës së këtij ligji ka pasur një mësymje të këtij lloji apo ka pasur ligj e kemi shkelje të ligjit? Qeveria përpiqet ta mbulojë me propagandë, ne i kërkojmë prokurorisë që me të njëjtën shpejtësi që ka ndërmarrë dje veprimin për ti kërkuar gazetarëve e mediave bllokimin e informacioneve të klasifikuar, minimalisht për të njëjtën shpejtësi duhet të ketë një hetim të shpejtë nëse ka pasur bashkëpunëtorë. Pse e merrni përgjegjësine ju si qeveri cfarë i djeg qeverisë që e merr përgejgjësine paradhënie Ku e dini ju ka pasur bashkëpunëtorë apo jo se mund të ketë dikë nga brenda që bashkëpunon, mund të jenë ata që i kanë marrë për patronazhistët kanë marrë ndonjë lek dhe i kanë nxjerrë mund të ketë dikush që ka ceduar për papërgjegjshmëri
duhet hetim i plotë. Ne e kemi shqetësim të madh shteti sot është tërësisht në duart e terroristëve ose quajeni fuqi armiqësore është shqetësim ky apo ta kalojë me propagandë? Se këto nuk janë as cështje që merren vota, ka rënë shteti plotësisht në duart e një fuqie armiqëësore. Se filma kemi parë ne me këto por që të ndodhin në këto situata, edhe dënohesh kur nuk ka por dhe kthehen përmbys por dhe dalin këto situatat e tjera se si po e vijojmë opastaj nëse doni, mos e zhvendosni vëmendjen mendjen përgjegjqësi qeveria për këtë apo jo?.

3 VITE ME PARE

“Lutju Zotit për Skënderbeun", Noka ironizon Spiropalin: Lëre propagandën dhe mos urdhëro Naçon! Ministrja: Lëri fyerjet

Sulmet kibernetike tek Siguria/ PD: Rrezikohet destabilizimi i vendit. DSIK:
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Sigurisë gjatë diskutimeve për projektligjin e informacionit të klasifikuar. 

Në debat u përfshin deputeti demokrat, Flamur Noka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Noka shtroi pyetjen se kush janë kompanitë që kanë përfituar 195 milion euro për sistemet e sigurisë së sistemeve dixhitale. Ndërkohë ministrja refuzoi t'i përgjigjej duke iu drejtuar që t'i drejtohet me shkresë insitucionit. 

Në debat u përdshi dhje kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço i cili kërkoi të vihet qetësi. Ndërkohë deputeti Noka ironizoi ministren duke u shprehyur se me urdhër të Skëndërbeut (kryeministrit Rama) por urdhëron Naçon.

DEBATI:

Spiropali: Nuk janë dëmtuar të dhënat.

Noka: Lëre propagandën o zonjë

Spiropali: Ne do kemi mbështetjen e aleatëve tanë siç dhe kanë premtuar. 

Noka: Janë paguar 195 milion euro nga taksat e qytetarëve për të ndërtuar sistemin dixhitaL të mbroijtjes së të dhënave. A mund të na thone se cilat janë kompani që me tendera sekret u keni dhënë mbrojtjen e sistemeve. Kush janë kompanitë? Pse janë paguar 195 milion euro, se dhe shtete me të fuqishme se ne nuk kanë shpenzuar kaq për sistemet.

Spiropali: Kur nisi sulmi..

Noka: Lëri këto por përgjigju. Këtu duan shqiptarët.

Spiropali: Nëse do informacion për kompanitë, deputetët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë dhe do merrni gjithë informacionin e nevojshëm. Për të mbërritur në nivelin e ri dhe pse ne kemi marrë gjithë analizën e sulmit, se sot sistemet nuk janë të rrënuara por janë në këmbë. Nuk të them emrat e kompanineve siç bëni ju.

Noka: O zonjë kush janë këto kompani që kanë marrë miliona euro për mbrojtjen e sistemeve. 

Spiropali: O kryetar a do vësh pak qetësi se u bë...

Noka: Zonjë jam duke të bërë pyetje...

Spiropali: Kur ne jemi në një luftë, në një luftë kibernetike ju vini këtu dhe bëni shoëë. Kërkoj ndërhyrjen e kryetarit që të vihet rregull. Ju nuk keni lidhje me sigurinë

Noka: Ministrja me urdhër të Skëndërbeut po urdhëron kryetarin.

Spiropali: Lëri fyerjet

Noka: Janë dhe 5 milion euro tek doganat, lutju zotit për Skëndërbeun

3 VITE ME PARE

Projektligji për dekoratat, deputeti i PD-së braktis diskutimin për dekoratat! Lame: Mua më ka dekoruar Nishani

Sulmet kibernetike tek Siguria/ PD: Rrezikohet destabilizimi i vendit. DSIK:
Komisioni i Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Është zhvilluar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Sigurisë ku po diskutohet projektligji për dekorimet.

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhjen e sotme. Projektligji parashikon që dekoratat t’i kalojnë si kompetencë kryeministrit. Deputetët e Partisë Demokratike, e cilësojnë këtë shqyrtimin si cenim të presidentit të Republikës.

Xhaferraj u shpreh se korrupsioni në Kadastra sot përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elis Spiropali deklaroi se Lame është pjesë e grupit të punës së caktuar nga kryeministri për titujt e nderit.

Ferdinant Xhaferraj: Zoti Lame duhet të lërë zyrën sepse korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Duhet të lënë këtë zyrë. Përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Elisa Spiropali: Të respektohet rregullorja, e Sqarova deputetin që kryeministri ka ngritur një grup pune për këtë projektligj për titujt e nderit. Dhe zoti Lame është një nga ekspertët. Opinionet tuaja ju mund t’I bëni publike por ju lutem respektoni faktin që jeni në komisionin e sigurisë. Nëse doni t’iu vëmë në dispozicion botimet e Lames në këtë fushë mund ta bëjmë edhe këtë. Pas këtij diskutimi, Xhaferraj mori sërish fjalën duke lënë sallën me argumentin se për projektligjin e dekoratave nuk ka asnjë përfaqësues nga Presidenca por vetëm nga Kadastra.

Ferdinant Xhaferraj: Ky projektligj nuk ka asgjë emergjente dhe momentalisht na krijon vakum. Ky projektligj duhet të kthehet dhe ne s’kemi përfaqësues nga Presidenca po nga kadastra dhe prandaj do e lë.

Artan Lame: Më vjen keq që nuk janë zoti Xhaferri dhe Noka jo për debat po se desha të sqaroj diçka që do tërhiqeshin. I vetmi njeri që më ka dekoruar ka qenë Nishani, në vitin 2012, unë jam krenar. Po a dija që do bëhej kështu mbledhja do e kisha vënë në qafë.

Kalimin e kësaj kompetence te kryeministri ka nxitur edhe reagimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji i cili u shpreh se ky kalim shërben për politizim dhe se dekoratat do të përdoren për të blerë vota.

3 VITE ME PARE

Nis me sherre Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Xhaferraj kundër Artan Lames: Të ikë! Spiropali e sqaron: Është ekspert

Sulmet kibernetike tek Siguria/ PD: Rrezikohet destabilizimi i vendit. DSIK:
Elisa Spiropali dhe Artan Lame

TIRANË- Komisioni i Sigurisë diskutoi ditën e sotme shqyrtimin e dy projektligjeve, ndërsa nuk munguan tensionet çka solli dhe braktisje të sallës. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj debatoi me socialistët në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhje.

Sipas Xhaferrajt, korrupsioni në Kadastra duhet cilësuar si kërcenim serioz për sigurinë kombëtare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se Lame ishte aty si ekspert, por dhe si pjesë e grupit të punës, i caktuar nga kryeministri Edi Rama. 

PJESË NGA BISEDA: 

Xhaferraj: Nuk ka punë drejtori i legalizimeve për dekoratat
Spiropali: Ai është pjesë e një grupi pune për këtë çështje. Është në cilësinë e këtij grupi pune të firmosur.
Xhaferraj: Të lutem shumë kryetar, zoti Lame nuk duhet që të jetë këtu. Ai është cënimi i sigurisë kombëtare.
Naso: E para, nuk je as mbret dhe as xhandar. Ke një vend këtu, respekto të tjerët. Si deputet për fyerje përgjigjes si gjithë të tjerët. Të lutem.
Xhaferraj: Nuk bëjmë llogari votash se i vidhni ju. Ku e gjeti cilësinë e ekspertit drejtori i Kadastrës?
Naso: Unë e di që ka bërë libra e të tjera, ti jap atë që i takon, të paktën në këtë fushë meriton respekt.

komisioni per sigurine kombetare flamur noka nasip naço elisa spiropali ervin salianji

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë