13 Qershor 2022, 09:32
Nga A.B

SKRAPAR- Andrea Ajasllani është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 43-vjeçarin, Valter Brahon. Ky i fundit, është arrestuar nga policia e Beratit për moskallëzim krimi. Braho u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Beratit i plagosur e gjatë deklaratës përpara oficerit të policisë gjyqësore pretendoi se ishte vetë aksidentuar teksa ishte duke punuar në oborrin e Ajasllanit.
Mirëpo, pas hetimeve u zbulua se Braho është qëlluar nga Andrea Ajasllani. Braho kërkoi që të paguhej për punën e kryer, e në këtë moment mes Andrea dhe Daniel Ajasllanit e 43-vjeçarit nisi një debat që më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Deklaroi se ishte vetë-dëmtuar me mjet të mprehtë, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, 43-vjeçari që u paraqit në spitalin e Beratit, ditën e djeshme. Shpallet në kërkim 47-vjeçari që dyshohet se e plagosi aksidentalisht me armë zjarri. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. B., 43 vjeç, banues në Skrapar, sepse ditën e djeshme është paraqitur me dëmtime në trup, në Spitalin Rajonal Berat dhe gjatë deklaratës përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetë-dëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit A. A. Nga veprimet hetimore të punonjësve të Policisë, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe këqyrja e të dëmtuarit nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se ky shtetas ishte plagosur me armë zjarri.
*Dosja.al raportoi mbrëmjen e djeshme e para për plagosjen e Brahos.
plagosje ne skrapar skrapar andrea ajasllani valter braho
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:14
A.B
DURRËS- Seldi Dauti dhe Gani Roci janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia në Durrës pasi shisnin fara të dyshuara s...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:47
A.B
Kanabis
TIRANË- Falë operacionit policor të koduar "Portions" janë vënë në pranga tre të rinj. Marvin Metollari, Fa...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:44
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga arratisj...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:34
A.B
Aurel Vula
TIRANË- Mjeku Aurel Vula ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij për trafik ilaçesh anti...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:14
A.B
Edison Pula
ITALI- “Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm shqiptar nga burgu i Trevisos (dy të tjerë janë filmua...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:01
A.B
Foto nga vendi ku u qëllua Erion Hasanbelliu
BELGJIKË- Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari u qëllua mbrëmjen e djeshme ...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:51
A.B
Policia italiane
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeç...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:44
A.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BELGJIKË-Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është 43-vjeçari që ra pre e atentatit mbrëmjen...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:02
A.B
Restorant
DURRËS- Nëse jeni bërë gati që këtë verë të shijoni muzikë edhe në restorantet ku do shkon...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:18
A.B
Moti
TIRANË- Java nis me mot të kthjellët e me temperatura të larta. Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh ...