LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëmi 234 mln lekë/ BIRN: Dënohen me nga 1.6 vite burg ish-kryebashkiaku PS dhe ish-zyrtari që lejuan ndërtimin e rrugës pa leje në fondin pyjor

Ish-kryebashkiaku i Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe një tjetër ish drejtues vendor u dënuan për “shpërdorim detyre” pasi lejuan ndërtimin e një rruge pa leje e pa projekt dhe duke shkatërruar një fond pyjor me vlerë 234 milionë lekë. Po ashtu, u dënua për “ndërtim të paligjshëm” aksioneri shoqërisë ndërtuese që kreu punimet.

7 Tetor 2023, 21:53 Nga Edmond Hoxhaj
Dëmi 234 mln lekë/ BIRN: Dënohen me nga 1.6 vite burg
Fran Tuci

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 6 tetor 2023 të deklarojë fajtorë për “shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku, të cilët akuzohen se lejuan ndërtimin e një rruge pa leje përkatëse, që ka sjellë pasojë shkatërrimin e një fondi pyjor me vlerë 234 milionë lekë. Po ashtu, është deklaruar fajtor për “ndërtim të paligjshëm” aksioneri i shoqërisë që ka kryer punimet, Durim Margjekaj. 

Gjyqtari Erion Bani ka vendosur dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim për Fran Tucin dhe Ndoc Markun, ndërsa për Margjekajn dënimin me 3 vjet heqje lirie. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, tre të dënuarit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit, ku si përfundim dy zyrtarët vendor do të vuajnë nga 1 vit burgim, ndërsa ndërtuesi 2 vjet. 

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci u arrestua në muajin korrik. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi atëherë se kallëzimi për Tucin ishte depozituar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që kishte gjetur se ish kryebashkiaku kishte lejuar ndërtimin e një rruge të re që ka shkatërruar një fond pyjor me vlerë 234 milion lekë. 

Sipas SPAK, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, ishte hapur një segment i ri rrugor me gjatësi rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, që ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz, si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Ndërhyrja është kryer në vitin 2021, në një rrugë që lidh fshatin Iballë me fshatin Shopel. Rruga e re është një devijim nga rruga ekzistuese që shkurton distancën mes dy fshatrave, por hetimet gjetën se punimet, që pretendohet se janë financuar vullnetarisht nga banorët, janë kryer pa leje, pa plan dhe pa projekt.

Fran Tuci ka qenë kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit nga viti 2015 deri në zgjedhjet e majit 2023 kur humbi në garën për mandatin e tretë përballë kandidatit të opozitës Hilë Curri. 

Marrë nga Reporter.al

fran tuci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet