26 Shkurt 2023, 20:55
Nga k.m.

Premtonte buzëqeshjen më të bukur me dhëmbë zirkoni. Ofronte shansin për të paguar me këste dhe me zbritje çmimi për çdo shërbim dentar. Por shumë nga klientët që zgjodhën të dyshuarën Gentiana Elezi u përballën me një makth të vërtetë.
Disave u ranë dhëmbët dhe të tjerë paguan shtrenjtë dhe nuk morën shërbim. Çështja është hetuar nga Prokuroria e Tiranës që mbylli hetimet ndaj stomatologes dhe e dorëzoi të pandehur nën akuzën e mashtrimit të përsëritur. Sipas dosjes hetimore, 39-vjeçarja u kallëzua në fillim nga një shtetase që tha se kishte paguar 2 mijë euro për implant dentar. Më pas në polici shkuan dhe dy shtetas të tjerë, të cilët rrëfyen se mbasi kishin parë njoftimin në rrjetet sociale dhe ishin joshur nga 50 për qind zbritje, paguan për trajtim dentar të specializuar. Por të dy qytetarëve ju ranë implantet dhe dhëmbët u lëviznin , dhe kur kërkuan ndihmën e stomatologes ajo ishte zhdukur.
Stomatologia është shpallur në kërkim , pavarësisht se autoritetet kishin dijeni për aktivitetin e saj, sa kohë ajo ishte hetuar për të njëjtin krim edhe në Korçë dhe ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë atje me 3 vjet e 6 muaj burgim. Por në të njëjtën kohë kur dentistja akuzohej për të njëjtën skemë dhe në qytetin e saj, teksa e apeloi çështjen, ajo e vazhdoi veprimtarinë e pashqetësuar me qëllim për të fituar para.
Në këto kushte, deklaron prokuroria, e dyshuara u zhvendos nga Korça drejt kryeqytetit duke mashtruar klientët. Skeda e saj tregon se ajo u diplomua si dentiste në vitin 2002. Mbas sekuestrimit të dokumenteve prokuroria konkludon gjithashtu se dentistja nuk rezulton e regjistruar në urdhrin e stomatologut. Prokuroria i thotë gjykatës se e reja, adresa e të cilës nuk është bërë e mundur të gjendet dyshohet se e ka filluar aktivitetin e paligjshëm në vitin 2019./ Top Channel
gentiana elezi dentistja mashtruese
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 20:31
k.m.
Trageti
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje mbi incidentin që ndodhi pasditen e së dielës në p...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 20:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot, pasditen e t&eum...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 20:07
k.m.
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi
ELBASAN- Zbulohen detaje të reja nga atentati që ishte planifikuar për biznesmenin Elton Kila. Sipas t&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:56
k.m.
MIRDITË- Një ekspozitë është hapur në ish-burgun e Spaçit, sot në ditën e kujdesës për të risjel...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:50
k.m.
Riza Poda
KROACI- Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i autobusit shqiptar n&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:48
k.m.
Riza Poda
KROACI- Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi qëndrimin e autoriteteve kroate për aksidentin e autobusit ...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:34
k.m.
Joy Ayoko
TIRANË- Policia e Tiranës mori në pyetje shoqen e dhomës së 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila dyshohet se u dhu...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:30
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë me dije një listë të të g...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:25
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Erërat e forta kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në qytetin e Fierit dhe disa zona përreth. N&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 19:12
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Anconas. Trageti 'Af Claudia', i cili pritej të...