LIVE UPDATES
Aktualitet

Deputetët e PS kërkojnë zgjatjen e mandatit të Gjinushit, ASH reagon pas kritikave

Akademia e Shkencave shkruhet thuhet se nuk ka asnjë cungim të projektligjit dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

16 Korrik 2023, 17:32 Nga k.m.
Deputetët e PS kërkojnë zgjatjen e mandatit të Gjinushit,
Foto ilustruese

TIRANË- Akademia e Shkencave vazhdon që të jetë në "vorbullën" e debatit mes opozitës dhe maxhorancës. Sot, ka pasur një reagim nga Akademia e Shkencave. Në postimin e bërë në faqen zyrtare, Akademia e Shkencave shkruhet thuhet se nuk ka asnjë cungim të projektligjit dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

Reagimi i plotë i Akademisë së Shkencave:

SKANDAL ËSHTË MASHTRIMI I OPINIONIT PUBLIK

Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave nuk i është ndryshuar asnjë germë referuar variantit të miratuar në Asamble, që është i njëjti me atë të kthyer në iniciativë parlamentare nga dy deputetë të nderuar, Ismet Beqiri e Petro Koçi. Amendamenti i vetëm i tërhequr para disa ditësh është një propozim i ri, që ka të bëjë me bartjen e fondeve, propozim i cili nuk ka marrë mbështetjen me shkrim të Ministrisë së Financave dhe në këto rrethana nuk mund të shqyrtohet në Kuvend. Këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e Akademisë së Shkencave. Dështimi kësaj taktike i detyron të gënjejnë opinionin publik dhe të sajojnë skandale të paqena. Ndërkohë, çdo qytetar e di se tërheqja e një amendamenti nga vetë propozuesi është e drejta e tij dhe ky veprim nuk ka pse të indinjojë kerkënd. Aq më tepër kur kjo bëhet për arsye proceduriale dhe për pengesa që nuk vijnë prej tij. Me këtë rast, ne shprehim dhe një herë mbështetjen për këtë projektligj në emër të 52 antarëve firmëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.

Pas reagimit të Akademisë së Shkencave, reagime kanë ardhur edhe nga deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Flutura Açka. Zhupa pretendon se po ushtrohet presion ndaj Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar projektligjin.

"Uzurpuesit në Akademinë e Shkencave të mos guxojnë t’i bëjnë presione Kuvendit të Shqipërisë! Skënder Gjinushi mban peng Akademinë për interesat dhe ambiciet personale. Pasi pranoi hapur që ishte ai vetë dhe kryesia që bënin propozimet për ti dhënë vetes mandat të dytë, në konflikt të pastër interesi, duke hedhur në erë gjithë fshehjen 7 mujore si propozim i Koci-Beqiraj, tani kërkojnë që kuvendi të bëhet shkelës i ligjit dhe procedurave për interesat e tyre. SKANDAL dhe SUPER SKANDAL kur këto shkelje dhe mashtrime bëhen nga një institucion që duhet ishte elitar. 1- Gënjehet kuvendi si një projektligj i deputetëve, duke argumentuar se infon e kanë marr në analizat vjetore të akademisë, asnjë fjalë në relacion që vjen nga Gjinushi për Gjinushin derisa e pranon ai vetë! 2- Ndryshohet projektligji disa herë rrugës, me 4-5 drafte derisa në fund lihen nenet e kopsitura vetëm për Gjinushin edhe kryesinë. E palejuar nga procedura parlamentare të ndryshohet projetligji. Nëse e tërheqin projektligjin do ishte në nderin e tyre. 3- Për projektligjin me porosi duhet kërkuar mendim nga Këshilli Ministrave në cilësinë e autoritetit përgjegjës për hartimin dhe propozimin e ndryshimeve të ligjit të Akademisë së Shkencave. Gjinushi e ka me shpejtësi se është në shkelje të ligjit por ne nuk do shkelim detyrimet tona proceduriale për interesat e tij. 3- Nënkryetar i Akademisë së Shkencave Vasil Tole është pa mandat, i ka mbaruar mandati 4 vjecar. Kryesia e akademisë ka sot nënkryetar Z. Vasil Tole me mandat të mbaruar që në maj dhe nuk e bëjnë procedurën e rregullt të zgjedhjes së nënkryetarit të ri ka dy muaj. 4- Kryesia e akademisë po shkel ligjin dhe po mohon garën për kryetarin e ri të akademisë, fushatë që duhet ishte hapur sipas statutit që në 19 qershor! Mandati i Gjinushit mbaron në 19 korrik dhe praktikisht ska më kryetar akademia për kapricot e një individi. 5-Akademia sot duhet të ishte në fushatë zgjedhore për drejtuesit e saj dhe kuvendi ska asnjë të drejtë të ndryshoj rregullat e garës në mes të garës. Jam e sigurt që jo 52 po asnjë akademik nuk është për shkeljen e ligjit dhe shkeljen e statutit të akademisë. Kryetari uzurpator sot, kërkon me cdo kusht mandat të dytë pavarësisht sa ligje, procedura dhe nene të kushtetutës duhet të shkelen për të. Boll është boll, kuvendi nuk mund te shkel ligjet dhe procedurat në funksion të një individi!”

Ndërsa Açka shtoi se Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që Skënder Gjinushi të vazhdojë dhe të jetë në krye të institucionit.

“Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta. Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë. Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik,”- shkruan Açka.

Ligji aktual përcakton se anëtarët e akademisë mund ta ushtrojnë detyrën deri në 75 vjeç dhe kryetari nuk mund të ushtrojë mandatin e dytë radhazi. Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga deputetët e dy krahëve politikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së dhe për mospërfshirjen e kostos financiare për sistemin e ri të pagave që propozohet. Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij mbaron këtë vit.

akademia e shkencave skender gjinushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj