16 Korrik 2023, 15:40
Nga k.m.
Alma Bektashi
TIRANË- Këngëtarja shumë e dashur për ne, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, është ndarë vetëm për publikun, por jo me letra. Gjykatat në Shqipëri nuk po e divorcojnë. Mes Kosovës dhe Tiranës, artistja ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Seanca e radhës ju njoftua se do të mbahet në dhjetor.
“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.
Argumenti i gjykatës kësaj radhe ishte mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.
“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”.
Për shkak të stokut të konsiderueshëm të çështjeve që presin, e nga tjetër për shkak të mungesës së gjyqtarëve, kohëzgjatja e gjykimit të dosjeve të divorceve, ka tejkaluar çdo afat të arsyeshëm. Për këtë arsye, në gjykata të ndryshme po vërehen padi të qytetarëve, të cilët deklarojnë se është shkelur afati i arsyeshëm i gjykimit.
“Nuk kam kurrfarë informacioni, as nuk e di si shkojnë gjykatat. Është hera e parë që ballafaqohem në gjykatë, nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë”./TopChannel
alma bektashi
Aktualitet
16 Korrik 2023, 15:34
k.m.
Foto ilustruese
Bujqësia shqiptare vijon të jetë e rrezikuar nga kolonitë e karkalecit maroken që po dëmtojnë masivisht ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 15:13
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25-vjeçar, i identifikuar vetëm me ini...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 14:20
I.A
Marsi Korreshi
RROGOZHINË- Dy persona që kanë kërcënuar dhe kanosur gazetaren e Syri Tv, Marsi Korreshi ditën e sotme jan&eum...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 14:06
I.A
Sekuestrimet
ELBASAN- Një 23-vjeçar ëhstë arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi tentoi që të vidhte nj&eu...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 13:48
I.A
Policia
TIRANË- Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e thikës ditën e sotme në Tiranë. M&e...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 13:28
I.A
Brilant Martinaj
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmën e Sllovenisë për atentatin e ndodhur një vit më p...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 13:17
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 69-v...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 13:07
I.A
Orhan Bajrami
GREQI- Hetimet policore janë në vazhdim e sipër për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 12:24
I.A
foto ilustruese
SARANDË- Një 31-vjeçar është arestuar ditëne sotme për vjedhje në Sarandë. Mësohet se ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 12:07
I.A
Marsi Korreshi
RROGOZHINË- Persona të paidentifikuar janë kërcënuar dhe sulmuar gazetaren e Syri Tv, Marsi Korreshi ditë...