16 Korrik 2023, 12:24
Nga I.A
foto ilustruese
SARANDË- Një 31-vjeçar është arestuar ditëne sotme për vjedhje në Sarandë. Mësohet se i riu është kapur në flagrancë duke vjedhur 4 milion lekë në valuta ta ndryshme në një banesë. I riu është autor i një vjedhjeje tjetër në Sarandë, ku ka marrë 300 mijë lekë dhe sende me vlerë. Nga operacioni, u sekusetruan lekët si dhe makina, e cila u përdor për të kryer vjedhjen.
Njoftimi i Policisë:
Vodhi një shumë të konsiderueshme parash (rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme) në një banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe automjeti që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen. Zbardhet një tjetër vjedhje e kryer nga ky shtetas, në janar të këtij viti, në Sarandë, ku 31-vjeçari vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë. Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, për një shtetas që kryente vjedhje në banesa të ndryshme në Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi: K. J. (M.), 31 vjeç, banues në Fier.
31-vjeçari u arrestua menjëherë pasi kishte vjedhur në një banesë, rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme. Për këtë rast, Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen. Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardh dhe u dokumentua një vjedhje tjetër e kryer nga shtetasi K. J. (M.), në janar të këtij viti, në Sarandë, ku ky shtetas vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
vjedhje ne sarande flagranca
Aktualitet
16 Korrik 2023, 12:07
I.A
Marsi Korreshi
RROGOZHINË- Persona të paidentifikuar janë kërcënuar dhe sulmuar gazetaren e Syri Tv, Marsi Korreshi ditë...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 11:40
I.A
Haxhi Collaku
ITALI- Detaje nga jeta e shqiptarit që u vra nga polica italiane kanë dalë në dritë. Mediat italiane kanë marr&...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 11:12
I.A
Foto ilustruese
HIMARË- 37 çadra dhe 68 shezlongë janë sekuestruar ditën e sotme në Himarë. Mësohet se ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 10:37
I.A
Policia
KRUJË- 635 bimë kanabisi janë asgjësuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se nga operacioni policor 'Ter...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 10:00
I.A
Policia
ELBASAN- Numri i të arrestuarve nga megaoperacioi 'Rrjeti' ka shkuar në 54. Kjo pasi ditën e sotme janë arrestuar dy pjes&...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 09:41
I.A
foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Mësohet se një makin&e...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 09:31
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 09:07
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria dhe kompanitë në Shqipëri ndërhyjnë rregullisht në të drejtat kolektive të pun...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 08:42
I.A
foto ilustruese
LUSHNJE- Një makina ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë–Fier. Mësohe...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 07:25
I.A
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë dit&...