LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Vazhdon megaoperacioni Rrjeti, bien në pranga dy persona të tjerë në Elbasan. Numri shkon në 54 të arrestuar

Këta persona janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale të prodhimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

16 Korrik 2023, 10:00 Nga I.A
VIDEO/ Vazhdon megaoperacioni Rrjeti, bien në pranga dy persona të
Policia

ELBASAN- Numri i të arrestuarve nga megaoperacioi 'Rrjeti' ka shkuar në 54. Kjo pasi ditën e sotme janë arrestuar dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal që vepronte në qytetin e Elbasanit. Dy personat e arrestuar ditën e sotme janë 35-vjeçari Migel Balla dhe 34-vjeçari Migen Kucaj. Këta persona janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale të prodhimit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Në kërkim mbeten dhe 3 persona.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Shkon 54 numri i shtetasve të vënë në pranga si rezultat i këtij megaoperacioni. Të akuzuar nga Gjykata, si pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe ato të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në të gjithë qarkun, për të kapur dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Si rezultat, u ndaluan shtetasit M. B., 35 vjeç dhe M. K., 34 vjeç, të dy banues në Elbasan. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të dy këta shtetas akuzohen se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar "Rrjeti". Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit (Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Prrenjas) si dhe në Pogradec morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë, u kontrolluan me dhjetëra banesa e lokale. Gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash./Dosja.al

megaoperacioni rrjeti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet