LIVE UPDATES
Aktualitet

Do shkonin për të vjedhur një banesë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Po ashtu janë sekuestruar makina me të cilën do kryhej vjedhja, një sasi kanabisi, muncion luftarak si dhe një radio si e policisë. 

16 Korrik 2023, 14:06 Nga I.A
Do shkonin për të vjedhur një banesë, arrestohet
Sekuestrimet

ELBASAN- Një 23-vjeçar ëhstë arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi tentoi që të vidhte një banesë. në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij 44-vjeçar. Po ashtu janë sekuestruar makina me të cilën do kryhej vjedhja, një sasi kanabisi, muncion luftarak si dhe një radio si e policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Finalizohet operacioni policor i koduar “Iniciativa”, kundër vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Kishin siguruar mjetet për të vjedhur në një banesë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarjen kriminale. Arrestohet në flagrancë njëri nga autorët e këtij rasti, identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen automjeti i përdorur nga këta shtetas, për të shkuar drejt banesës ku donin të vidhnin, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbej”, ishin vënë re lëvizje të dyshimta të 2 shtetasve, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij njoftimi.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme në vendngjarje, shërbimet e Policisë parandaluan një vjedhje në një banesë. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Iniciativa”, u kap në flagrancë shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. I., 44 vjeç. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”.

Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për të shkuar drejt banesës ku do të kryhej vjedhja, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...