30 Prill 2025, 15:10
Nga N.F
Foto
MALTË- Deri tani kushdo që investonte shumë para mund të bëhej shtetas i Maltës dhe kësisoj të jetonte dhe të punonte në të gjithë BE-në. Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shpalli tani të paligjshme këtë praktikë.
Shitja e shtetësisë malteze është e paligjshme. Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të ashtuquajturat pasaporta të arta shkelin ligjin e BE-së. Një shtet anëtar nuk mund të japë shtetësinë e tij në këmbim të pagesës ose të investimeve, sepse kësisoj fitimi i shtetësisë bëhet thjesht një transaksion tregtar.
Komisioni i BE-së paditi Maltën në vitin 2022, sepse u lejonte të huajve të merrnin nënshtetësinë malteze, e cila u jepte atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në çdo vend të BE-së, kundrejt një pagese prej të paktën 600,000 euro.
Përveç kësaj ata që donin të merrnin nënshtetësinë duhet të blinin një pronë prej të paktën 700,000 euro ose të merrnin me qira një apartament të shtrenjtë.
Gjyqtarët e BE-së konstatojnë shkelje të parimeve themelore
Edhe pse çdo shtet anëtar i BE-së është në parim i lirë të vendosë se kundrejt cilave kushte dikush mund të marrë shtetësinë e tij, duhet të respektohet edhe ligji evropian, shpjegoi GJED-ja. Nëse fitimi i shtetësisë kthehet thjesht në biznes, kjo nuk është e drejtë.
Shtetësia duhet të bazohet tek lidhja dhe ndjenja e përkatësisë mes qytetarit dhe shtetit, tek të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella, dhe jo thjesht tek pagesat monetare. Të gjitha shtetet e BE-së duhet ta respektojnë këtë parim themelor./DW
malta
Bota
30 Prill 2025, 15:09
r.ll
donald trump
SHBA- Ekonomia amerikane u tkurr në tre muajt e parë të vitit 2025, duke nxitur frikën e një recesioni n&e...
Bota
30 Prill 2025, 14:54
M.L
Foto ilustruese
EUROPOL- Zyra e Policisë Evropiane, Europol, njoftoi të martën se po nis një operacion të koordinuar shum&eum...
Bota
30 Prill 2025, 14:47
M.L
Foto ilustruese
SUEDI- Një 16-vjeçar u arrestua sot në Suedi me dyshimin se qëlloi dhe vrau tre persona dje, të mart&e...
Bota
30 Prill 2025, 14:19
Dosja
foto ilustruese
ITALI- Ditën e djeshme u mblodh në Romë Samiti i katërt ndërqeveritar midis Italisë dhe Turqisë, ku u n&...
Bota
30 Prill 2025, 14:24
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Përmbytje, thatësira, valë të nxehta! Britania nuk është gati të përballet m...
Bota
30 Prill 2025, 13:54
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina është gati të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që pritet t&...
Bota
30 Prill 2025, 13:28
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin është i hapur për paqe në Ukrainë, por ...
Bota
30 Prill 2025, 13:39
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një imazh i ri i Diellit i marrë nga teleskopi diellor më i madh në botë tregon si...
Bota
30 Prill 2025, 13:28
M.L
Foto ilustruese
KINË- Të paktën 17 persona u plagosën në një shpërthim që tronditi një zonë ban...
Bota
30 Prill 2025, 13:17
E. D
IRAN- Një iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, është ekzekutuar më 30 pri...