LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia që ngre dyshime të forta: Pse u la të vdiste oficer Fatmir Shehu

Oficeri Fatmir Shehu mbeti i plagosur, por fatkeqësisht humbi jetën pak minuta më vonë. Në dëshminë e dhënë aso kohe, Fiqiri Shehu, vëllai i dëshmorit ngre dyshime se Fatmirit nuk i është dhënë ndihmë.

26 Maj 2022, 13:01 Nga DOSJA
Dëshmia që ngre dyshime të forta: Pse u la të vdiste oficer
Masakra e peshkëpisë

TIRANË- Në perimetrin e jashtëm shërbente edhe roja Arsen Gjini 20-vjeç, i cili u ekzekutua nga grupi i armatosur. Ai ishte goditur me plumb pas shpine. Në dëshminë e ushtarit Gramoz Shahini thuhet se ka parë teksa një prej komandove e kishte kapur Arsenin e plagosur nga qafa duke e tërhequr zvarrë. Në fund, ai e përplasi përtokë kur u afruan pranë kapanonit. Gjini kishte ndërruar jetë pas pak çastesh.

“Ka fiksuar një person tjetër të armatosur, të maskuar i cili solli në kapanon të kapur për qafe ushtarin Arsen Gjini dhe e lëshoi për tokë. Me vonë ka fiksuar se Arseni ishte qëlluar me armë pas shpine dhe nuk fliste fare” citohet dëshmia në dosjen hetimore. Autorët e sulmit ishin veshur sipas dëshmive me kamuflazh ushtarak dhe në duar mbanin armë gjuetie tip shotgun. Gëzhojat e gjetura në vendngjarje përputheshin me përshkrimin e llojit të armëve që bënë dëshmitarët. Aty, nuk u gjet asnjë gëzhojë e armëve të repartit shqiptar. Pra, askush nuk kishte qëlluar mbi agresorët.

Nga grupi dallohej një person i cili fliste mjaft qartë shqipen, të ngjashme me theksin që flitet në zonat minoritare në Jug.Në të dy katet e godinës ishin rreth 130 ushtarë, kryesisht rekrutë të rinj. Ata u kapën në befasi dhe nuk kishin armë në momentet e sulmit. Oficeri drejtues i Postës Fatmir Shehu dhe të gjithë ushtarët u grumbulluan të gjithë në katin e pare nën kërcënimin e armëve. Në dosjen hetimore zbulohen dëshmitë që nxjerrin në pah qëndresën që kishte bërë komandanti Shehu, i cili u kishte kërkuar agresorëve të mos merreshin me ushtarët por të përballeshin me oficerët.

“Oficeri Fatmir Shehu ka debatuar me personin e armatosur duke i thënë: “Nuk keni punë me ushtarët merruni me ne oficerët”. Në moment personi i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të Fatmirit i cili është rrëzuar tek shkallët” citohet në dosjen hetimore

Oficeri Fatmir Shehu mbeti i plagosur, por fatkeqësisht humbi jetën pak minuta më vonë. Në dëshminë e dhënë aso kohe, Fiqiri Shehu, vëllai i dëshmorit ngre dyshime se Fatmirit nuk i është dhënë ndihmë.

“Tre ditë para se të ndodhte ngjarja në Peshkëpi sipas Fiqiriut në lokalin e fshatit ka ndodhur një zënkë midis një ushtari të postës dhe një personi nga ky fshat. Fatmiri ka ndërhyrë për ti ndarë por është qëlluar me pëllëmbë nga Qemali. Gjithashtu kur ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e tij Qemal Stroka ka thënë se natën e ngjarjes një nga anëtarët e grupit terrorit i ka thënë Sihat Selfos që mos i jepni ndihmën e parë Fatmirit”.

Në dosjen hetimore thuhet se këto informacione janë në proces verifikimi dhe nuk dihet nëse ka diçka më tepër që mund të lidhë ish ushtarët e repartit në bashkëpunim me agresorët.

Duke patur në konsideratë që 4 vite që kishin dalë nga diktatura, autoritete dihet si funskionuan në diktaturë, patëm dyshim të amdh pse disiplina shkoi nivele aq ulët sa të shkatërrohet një repart brenda aq pak minutash” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror i dosjes. Pasi hapën zjarr mbi Fatmir Shehun, agresorët kanë qëlluar disa herë në mënyrë të shpërqendruar, kryesisht në ajër, për të terrorizuar ushtarët. Këto janë momentet kur plagoset edhe ushtari Ardian Velmishi. Ai tenton të arratiset duke u hedhur nga dritarja, por një prej komandove qëllon drejt tij. E gjithë skena shoqërohej me thirrjet e përsëritura të esktremistëve se këto që po ndodhnin ishin për Vorioepirin dhe se asgjë nuk do të harrohej.

Marrë nga TOPChannel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet