LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia zbulon skandalin/ Fëmijët e jetimoreve kthehen në kontigjent të krimit të organizuar: Ferri i Dante Alighierit!

Këta fëmijë, rezidentë në “Zyber Hallulli” janë problematikë dhe rekrutojnë minorenët e tjerë po nga institucioni i përkujdesit shtetëror dhe i nxjerrin nëpër Tiranë për të lypur.

15 Nëntor 2022, 22:39 Nga DOSJA
Dëshmia zbulon skandalin/ Fëmijët e jetimoreve kthehen në
Dëshmia në Inside Story

TIRANË- “Për mua është një fasadë e mrekullueshme, nga brenda më keq se ferri i Dante Aligerit. Gjithmonë bazuar në rrëfimet e sime bijes. Ajo ka përjetuar përleshje deri në ekstrem, dhunë, drama psikologjike. Ka pasur edhe orgji, marrëdhënie, lidhje që krijonin që në atë moshë, institucioni ka qenë pa kamera” u shpreh, Nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

“Në këtë institucion ka probleme të trajtimit të këtyre fëmijëve ku një pjesë prej tyre kanë braktisur shkollën, fëmijë të rritur përdorin lëndë narkotike brenda mureve të këtyre institucioneve, fëmijët e rritur ushtrojnë dhunë fizike dhe verbal mbi fëmijët e vegjël, ushtrojnë dhunë psikologjike mbi personel.

Ka fëmijë problematikë që dalin nëpër Tiranë dhe lypin në emër të fëmijëve më të rritur. Ka fëmijë problematikë që grabisin marketetet. Kemi një fëmijë kontigjent të rajonit nr 1. Dy herë ky komisariat e ka marrë dhe e ka parë rastin e tij si fëmijë me rpoblematika penale”u shpreh, Ilir Çumani Drejtori Përgjithshëm i institutit kombëtar i integrimit te jetimeve shqiptar.

Sipas të dhënave konfidenciale të siguruara nga komunikatat e brendshme policore, janë 5 fëmijë të moshës 12-15 vjeç të identifikuar të cilët janë shndërruar në tutorë për më të vegjlit brenda institucionit të kujdesit. Këta fëmijë, rezidentë në “Zyber Hallulli” janë problematikë dhe rekrutojnë minorenët e tjerë po nga institucioni i përkujdesit shtetëror dhe i nxjerrin nëpër Tiranë për të lypur.

Këta fëmijë problematikë identitetet e të cilëve nuk mund ti bëjmë publike për shkak të moshës, raportohen se shkatërrojnë mjediset e brendshme dhe orenditë brenda institucionit. Ata ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike tek fëmijët e vegjël brenda në institucion dhe përmes dhunës i nxjerrin për të lypur.

Njëri prej tyre raportohet se ka braktisur shkollën, vjedh dhe shëtit rrugëve të Tiranës duke lypur të holla tek qytetarët. Madje, raportohet si përdorues I lëndëve narkotike.

“Në 25 korrik, 2022, ka grabitur 700 – 800 mijë lekë në arkën e Market “J…”, pranë Drejtorisë së Higjenës, dhe më dt. 25 korrik, 2022 është ndaluar nga Komisariati i Policisë i Rajonit nr. 1. Po më 21 shtator, 2022, është ndaluar sërish nga ky komisariat….”

Për të ballafaquar këto informacione dhe për të rrëmuar më tej, Inside Story iu drejtua me kërkesë Shërbimit Social Shtetëror për xhiruar brenda ambjenteve të institucionit të kujdesit. Për këtë qëllim Shërbimi Social Shtetëror ngriti një ekip për të shqyrtuar kërkesën dhe konkludoi në përgjigjje negative.

“Lidhur me kërkesën për xhirime brenda Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” ju bëjmë me dije se për arsye të mbrojtjes së privatësisë së fëmijëve dhe të drejtave te tyre, bazuar në Ligjin për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijës dhe Konventën e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, nuk mundësohet hyrja për qëllimin e kërkuar nga ju.”

Marrë nga TOPCHANNEL

inside story zyber hallulli dante alighieri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet