LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmitë kontradiktore të mikeve të kenianes së dhunuar, Joy kishte 30 orë e zhdukur, denoncimi u bë kur e gjetën me pantallonat e ulura

Vajzat rrëfyen se si e gjetën pa ndjenja kolegen e tyre rreth orës 11.50 të paradrekës së datës 14 gusht 2022. Rezidencë, që siç del nga dëshmia e vajzave, në të cilën banonin edhe të tjera kolege të tyre, por që edhe këto çuditërisht nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë atë mëngjes të herët të kësaj date. Por as në orët e mëhershme, nëse do të besojmë që viktima kishte në të vërtetë 30 orë që qëndronte duke lënguar, poshtë ballkonit të tyre. Dritare ballkoni, që duhet thënë se janë vetëm 3 metra larg vendit ku ndodhej Joyce.

23 Nëntor 2022, 20:17 Nga F.M
Dëshmitë kontradiktore të mikeve të kenianes së
Joy

TIRANË- Shoqet e 22-vjeçares keniane, Joyce Achieng Aoko e cila u dhunua në Tiranë në mënyrë makabre dhe u hodh nga dritarja e apartamentit ku jetonte, kanë rrëfyer momentet e para të përballjes me miken e tyre që dergjej në tokë. Sipas dosjes së publikuar nga emisioni ‘Në shënjestër’, e para që bëri kallëzim për zhdukjen e papritur të shoqes së saj të dhomës, ishte Emili, bashkëjetuesja e saj në rezidencën ‘Floëers’. Emili, në deklarimin e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore në komisariatin e policisë nr 1 në Tiranë, të bërë në orën 23.30 të mbrëmjes së 13 gushtit 2022, 17 orë pasi Joyce nuk gjendej, tha se kishte humbur kontaktet me shoqen e saj, që nga mëngjesi i kësaj date. Ku sipas Emili komunikimi i saj i fundit me Joyce kishte qenë në orën 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht. Ku vajzat kishin komunikuar me njëra-tjetrën nëpërmjet chatimit. Ku gjithçka sipas Emilit dukej e qetë në bashkëbisedimin me Joyce.

“Unë ka rreth 3 muaj që banoj me një kolege të punës e cila quhet Joyce Aoko. Mëngjesin e sotëm (13 gusht 2022) ajo e ka mbaruar punën rreth orës 02.00, ku në shtëpi e ka dërguar makina e punës, e cila transporton punonjësit. Dua të them se për herë të fundit e kam parë Joyce, kur ka lënë punën dhe më ka përshëndetur. Në orën 03:00 kam biseduar me mesazhe me të duke bërë shaka. Nuk më ka thënë apo shfaqur ndonjë shqetësim. Gjithashtu nuk kam dijeni nëse ajo ka ndonjë të afërm apo person të njohur këtu,”- tha Emili.

Pra sipas Emilit, ato biseduan bashkë rreth orës 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht. Ndërsa ajo vetë u kthye në banesë në orën 6.00 të mëngjesit të po kësaj date, pra vetëm 3 orë pasi kishte komunikuar me Joyce. Ku deklaron, se teksa u kthye në banesë, nuk e gjeti si zakonisht në dhomë bashkëjetuesen e saj. Madje, nuk pa në banesë asgjë të pazakontë. E vetmja gjë e pazakontë sipas saj ishte mungesa e shoqes së saj. Por fakti që kjo e fundit kishte lënë telefonin e saj në dhomë dhe ishte larguar duke lënë aty edhe çelësin e banesës, duket se nuk i bëri ndonjë përshtypje të madhe. Qoftë edhe për ta kërkuar te shoqet e tjera në dhomat ngjitur.

“Unë kam mbaruar punë në orën 06.00, dhe jam kthyer në këmbë në rezidencë pasi makina e punës e kishte mbyllur orarin. Kur u ktheva në shtëpi pashë që dera e apartamentit ishte e mbyllur, por pa çelës. Në krevat pashë që kishte mbetje ushqimi dhe telefoni i shoqes time ishte në shtrat, ashtu si edhe çelësi i banesës. Në banesë kam gjetur dhe pije alkoolike,”- tha më tej Emili.

Por ndërsa Emili thotë se u zgjua mesditën e datës 13 gusht, ajo tregon sërish se nuk e pa shoqen e saj.
Emili, siç shikohet edhe nga procesverbali i firmosur në prani të oficerit të policisë gjyqësore, shoqërohet nga një person i dytë. Personi, me gjeneralitetet Rodi B., që në këtë rast ka bërë edhe përkthyesin e saj, pretendon se është ish-i dashuri i Joyce.

Në kallëzimin që mban datën 13 gusht 2022, pra 17 orë pasi Emili kishte konstatuar zhdukjen e Joyce dhe 13 orë para se kjo e fundit të gjendej pa ndjenja poshtë banesës ku ata jetonin, Emili deklaron se nuk ishte paraqitur më herët për të bërë denoncim për zhdukjen e shoqes së saj, pasi mendonte se Joyce do të kthehej.

“Unë kam për të thënë se sonte kam shkuar në punë pasi e filloj në orën 22.00 dhe u kam thënë atyre të punës për këtë gjë. Se kam bërë të ditur më parë zhdukjen e Joyce pasi kam menduar se do të kthehet shpejt. Por meqë nuk ka ardhur u bëra merak dhe u paraqita për të bërë këtë kallëzim. Për herë të fundit e kam pare Joyce kur ka lënë punën dhe më ka përshëndetur,”- shtoi Emili.

Por teksa Emili bëri këtë kallëzim mbrëmjen e 13 gushtit 2022 përpara oficerit të policisë gjyqësore në komisariatin nr. 1 në Tiranë, për zhdukjen e papritur të shoqes së saj, bashkëjetuesja e saj, Joyce Açieng Aoko, u gjet pa ndjenja 12 orë më pas, poshtë dhomës ku dy vajzat jetonin. Më datë 14 gusht 2022, rreth orës 12.00 të mesditës. Pra, duke marrë parasysh edhe kohën kur Emili humbi kontaktet me të, orën 6.00 të mëngjesit të datës 13 gusht, pothuaj 30 orë pasi Joyce kishte humbur pa gjurmë. Sipas grupit hetues, të parat që dhanë deklarime mbi rrethanat në të cilat u gjend kolegia e tyre, ishin Sophi Sh. dhe Nana Kh.

Një tjetër dëshmi e zbardhur nga emisioni “Në shënjestër”, është edhe ajo e dy shtetaseve gjeorgjiane, të cilat punonin në Casino Arena, së bashku më Joyce Aoko. Ato me të cilat ajo jo vetëm punonte në kazino, por edhe ndante rezidencën ku jetonte së fundmi. Vajzat rrëfyen se si e gjetën pa ndjenja kolegen e tyre rreth orës 11.50 të paradrekës së datës 14 gusht 2022. Rezidencë, që siç del nga dëshmia e vajzave, në të cilën banonin edhe të tjera kolege të tyre, por që edhe këto çuditërisht nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë atë mëngjes të herët të kësaj date. Por as në orët e mëhershme, nëse do të besojmë që viktima kishte në të vërtetë 30 orë që qëndronte duke lënguar, poshtë ballkonit të tyre. Dritare ballkoni, që duhet thënë se janë vetëm 3 metra larg vendit ku ndodhej Joyce.

Kjo gjë të lë të dyshosh se si është e mundur që askush nuk i dëgjoi rënkimet e Joyce, gjatë gjithë këtyre orëve të gjata të lëngimit të saj, poshtë dritareve të ballkonit të tyre.

“Pasi jemi zgjuar, kemi dalë në dritare dhe kemi parë poshtë, përtokë, një person. Pamë që ky person ishte Joyce nga Kenia, dhe filluam të bërtasim të shqetësuara. Në këtë moment të dyja zbritëm poshtë. Bashkë me ne zbritën edhe njerëz të tjerë që punojnë tek kazinoja, por që jetojnë në rezidencë. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, e përmbysur, kishte gjakderdhje në kokë mbrapa, ishte e gërvishtur tek pjesa e mollzës së fytyrës, gjakderdhje nga hunda si dhe pantollonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët,”- tha Sophi Sh.

Siç vihet re edhe nga dëshmia e vajzave, nga këqyrja e parë që ato i bënë trupit të Joyce, përveç dëmtimeve të një rënie të mundshme nga ballkoni, ato konstatuan te ajo edhe disa anomali. Një nga këto anomali ishte veshja e saj në pjesën e poshtme të trupit. Ku pantallonat e saj të shkurtra ishin të ulura poshtë gjunjëve. Që në dukje të lë dyshimin e një tentative përdhunimi. Por që na tregon në një farë mënyre se sulmi nuk ka qenë i menjëhershëm, pasi vajza nuk ka qenë me rrobat e punës, në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Por me rrobat e shtëpisë.

Që vetvetiu ngre edhe një pikëpyetje, a mundet një person në rast të një tentative vetëvrasje, të hidhet nga ballkoni i banesës ku qëndron, me pantallonat e ulura deri te gjunjët?

“Unë jam e punësuar si diller tek Casino ‘Arena’ tek Stadiumi ‘Air Albania’. E njoh Joyce pasi e kam takuar dy-tre herë. Kam qenë tek dhoma ku banojmë me shoqen time, rreth orës 11.50 më datë 14 Gusht 2022. Pasi jemi zgjuar, kam dalë në dritare ku kam parë poshtë një person. Ishte Joyce Aoko nga Kenia. Filluam të bërtisnim të shqetësuara. Më pas zbritëm poshtë, aty ku ajo gjendej. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, përmbys. Kishte gjakderdhje në kokë mbrapa dhe e gërvishtur tek pjesa e mollëzës së fytyrës,”- pohoi Nana Kh.

Pantallonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët, ku në pjesën e legenit ishte e gërvishtur. Ne nuk e kemi prekur, por vetëm i hodhëm ujë. Ajo lëvizi pak dhe menjëherë lajmëruam përgjegjësin e kazinosë, të cilin e quajnë Hysen. Por ndërsa dy koleget e Joyce, Sophi Sh. dhe Nana Kh, thonë se ishin ato të parat që pikasën trupin e Joyce, poshtë ballkonit të tyre, Emili pretendon se ishte ajo e para që pa shoqen e saj. Ajo tha për grupin hetues, pasi u rimor në pyetje, se e konstatoi trupin e shoqes së saj, në orën 12.30 të datës 14 gusht 2022. Pra një orë, pasi trupi i Joyce ishte gjetur nga shoqet e tjera të cilat ndanin me të rezidencën. Madje sipas dëshmisë që Emili dha, del se ka qenë ajo vetë që ka lajmëruar ambulancën.

Pjesë nga dosja, çfarë thotë grupi hetues

Nga ana jonë u rimor në pyetje Emili ….e cila deklaroi se kur e hapi dritaren e dhomës së gjumit rreth orës 12.30 të datës 14 Gusht 2022, ajo pa shtetasen Joyce Achieng Aoko të shtrirë në tokë dhe njoftoi ambulancën. Sipas grupit hetues, Emili gjatë marrjes në pyetje, shpjegoi edhe njëherë se si e gjeti bosh dhomën ku jetonte me Joyce, mëngjesin e datës 13 gusht. Ku ajo që të bie në sy edhe njëherë është rregullsia në të cilën ajo thotë se e gjeti banesën. Madje edhe dritaret e mbyllura.

Pjesë nga Dosja Hetimore

Emili ka sqaruar se në momentin e parë që ka shkuar në dhomë, e ka gjetur të hapur derën dhe dritaret e mbyllura dhe në dhomë kanë qenë dy telefonat e Joyce, (njëri ka qenë i fikur, ndërsa tjetri është sekuestruar nga ana jonë ku nga kqyrja e tij ku nuk ka rezultuar ndonjë telefonatë e ndonjë personi apo foto përveç një video e bërë më datë 12 Gusht 2022 ora 03.53 minuta vetëm në dhomë), çanta personale si dhe çelësat e dhomës. Pra, siç shikohet edhe në rrëfimin e dytë para hetuesve. Emili pavarësisht se shoqja e saj kishte lënë në banesë të gjithë sendet personale, madje edhe çantën e saj, nuk është kujdesur aspak të dijë për fatin e saj, por ka shkuar qetësisht të bie në gjumë.

A mundej Joyce që të kryente dy veprime njëherësh, edhe të hidhej nga ballkoni dhe njëkohësisht të mbyllte dritaret?

joyce achieng aoko joy aoko

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë