LIVE UPDATES
Aktualitet

Fshati që përmbytet çdo vit nga shirat në Shkodër, lëvizet vetëm me varka dhe automjete të larta. Banori: Qeveria t’ia fshijë lotët këtij populli

Ai thotë se fshati ka rreth 100 shtëpi, por një pjesë e banorëve janë larguar për shkak se, përmbytjet e përvitshme kanë dëmtuar tokat dhe ekonominë e familjeve të tyre. Prej 4 ditësh, thotë Gregori, Oboti është nën ujë. Dje, uji iku 30-40 cm nga fshati, por sot u rikthye edhe më shumë. Kjo, thotë ai, e ka bërë jetesën dhe ekonominë të pasigurtë në Obot.

23 Nëntor 2022, 18:44 Nga F.M
Fshati që përmbytet çdo vit nga shirat në Shkodër,
Oboti

SHKODËR- Oboti është një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet e viteve te fundit në Shkodër. Banorët e tij përballen thuajse çdo vit me vërshimin e ujërave, që vijnë nga rreshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve. Mëgjithëse kanë kaluar 4 ditë nga fillimi i përmbytjeve, në këtë fshat me rreth 100 shtëpi, shkohet vetëm me ndihmën e automjeteve të larta të ushtrisë. Ndërkohë, banorët shprehen se ndjehen të izoluar dhe se askush nuk po interesohet për gjendjen e tyre. Në krye të rrugës që të çon në fshatin Obot, të njësisë administrative “Ana e Malit”, në Shkodër, prej katër ditësh qëndrojnë forca të shumta të ushtrisë me automjete dhe varka për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të lëvizur, pasi rruga automobilistike është ende e pakalueshme për automjetet e ulëta.

Kjo pamje përsëritet thuajse çdo vit, që nga përmbytjet e vitit 2010, kur Shkodra u përfshi nga përmbytje masive, pasojat e të cilave vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i vuajë e gjithë zona e Nënshkodrës. Që nga viti 2010, banori i këtij fshati, Gregor Pema, përpiqet t’u japë zë shqetësimeve të bashkëfshatarëve të tij. Ai thotë se fshati ka rreth 100 shtëpi, por një pjesë e banorëve janë larguar për shkak se, përmbytjet e përvitshme kanë dëmtuar tokat dhe ekonominë e familjeve të tyre. Prej 4 ditësh, thotë Gregori, Oboti është nën ujë. Dje, uji iku 30-40 cm nga fshati, por sot u rikthye edhe më shumë. Kjo, thotë ai, e ka bërë jetesën dhe ekonominë të pasigurtë në Obot.

“Këto dëme pak kush i vlerëson. Fshatarësia jeton me këtë tokë. Mund të thotë dikush se si jeton me këtë tokë? Ata që jetojnë këtu nuk kanë të ardhura të tjera, nuk kanë rroga, jetojnë me lopë,me dele, me derra, me pula, me parcela gruri, me parcela lakrash, me sera domatesh, me janxhe. Këto janë gjërat e fshatit, të bujqësisë. Po u përmbytën këta, atëherë populli varfërohet. Por, kisha me i ba një thirrje qeverisë; fshija lotët këtij popull”.

Qëkur nisën përmbytjet në Shkodër, 4 ditë më parë, ministra, deputetë dhe opozitarë vërshuan në zonat e përmbytura, por në Obot, thotë Gregori, nuk erdhi askush, përveç forcave të ushtrisë, të cilat ai i falenderon për gatishmërinë në ndihmë të banorëve. Të gjendur prej 4 ditësh thuajse të izoluar në zonën e përmbytjes, obotasit sot kanë nevojë për mbështetje.

“Sot banorët e Obotit kanë nevojë për shumë gjana. Kanë nevojë për t’ju pru një pako ushqime tek shtëpia sepse ka familje qe nuk mund të dalin jashtë, që çelin me zor derën e shtëpisë. Kan nevojë për ndonjë thes miell, bidona ujit të pijshëm. Pika e pare, kjo është emergjenca”.

Dikur një port i rëndësishëm në breg të lumit Buna, sot Oboti gjendet i pambrojtur përballë vërshimit të përvitshëm të ujërave. Kur u ndërtua hidrocentarli i Vau të Dejës, banorët i detyruan të shpërngulen në kodra, ku u ndërtua Oboti i Ri. Por, në fillimet e demokracisë, pa marrë parasysh rrezikun, obotasit u rikthyen në shtëpitë e vjetra, në fushë, ku tashmë kanë mbetur të pambrojtur.

“Tuj u ba digat, Gjadër, Dajç, Darragjat, Bërdicë, Samrishë, Pentar e deri në Velipojë, ujnat u shkapetën vetëm në trupin e Obotit, përmbi shtëpijat e Obotit. Prandaj këtu është gjynah me ja marrë edhe taksën e tokës këtij popull derisa t’i gjendet një rrugë këtij uji.

Që pas përmbytjeve masive të 2010-tës, kur ujërat u shtrinë në të gjithë zonën e Nënshkodrës, deri në lagjet në hyrje të qytetit, janë bërë me dhjetëra studime dhe shpenzuar më shumë se 12 milion dollarë për sistemin dhe mbrojtjen e argjinaturave, e megjithatë Oboti dhe Nënshkodra vazhdojnë të përmbyten thuajse çdo vit.

Marrë nga VOA

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen