"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
DETAJE/ 17- vjeçarët u kapën me ekstazi në Tiranë, furnizoheshin nga Holanda, shpërndahej në klubet e natës (EMRI)
Prangosja e të rinjve erdhi pas disa muajsh hetime, ku rezultoi se kjo drogë më së shumti shitej në zona të populluara si ish-Bllok, Unazë e Re dhe Stacioni i Trenit.
23 Janar 2023, 18:57Nga a.l
ekstazi
TIRANË- Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe 17- vjeçari me iniciale E. M., janë tre të rinjtë që u arretuan dje nga policia e Tiranës pasi u kapën me 1007 tableta ekstazie. Mësohet se lënda narkotike kishte ardhur nga Holanda dhe shpërndahej në klubet e natës në kryeqytet.
Të rinjtë e vënë në pranga kanë refuzuar të tregojnë personat që siguronin këto tableta, vlera e së cilës në treg arrin në 3 mijë lekë. Prangosja e të rinjve erdhi pas disa muajsh hetime, ku rezultoi se kjo drogë më së shumti shitej në zona të populluara si ish-Bllok, Unazë e Re dhe Stacioni i Trenit.
Sipas Syri.tv 6 janë zonat e evidentuara si më problematike në Tiranë, ku janë evidentuar raste më të shumta të shitjes apo shpërndarjes së drogave. Mes tyre janë Tiranë e Re, zona ish-Bllokut, Ali Demi, Kombinati, Unaza e Re dhe Alliasi.