Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shkodra vijon prej një jave të jetë nën pushtetin e motit të keq, teksa gjatë orëve të fundit është rritur sipërfaqja e përmbytur nga uji duke shkuar në 1400 hektarë.
SHKODËR- Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër, qark i cili ndodhet prej një jave nën pushtetin e motit të keq. Në bashkinë Shkodër 1400 hektarë tokë në ujë, ndërsa hidrocentralet kanë hapur portat duke shkarkuar uji pasi niveli në tre diga ka arritur pranë pikës maksimale. Banorët fajësojnë shtetin për shkarkimet nga HEC-et, ndërsa tregojnë se prej një jave janë braktisur nga qeveria.
Shkodra vijon prej një jave të jetë nën pushtetin e motit të keq, teksa gjatë orëve të fundit është rritur sipërfaqja e përmbytur nga uji duke shkuar në 1400 hektarë. Zona më problematike është ajo në njësinë Administrative Ana e Malit, ku aktualisht llogariten mbi 1100 ha tokë nën ujë, rruga e Obotit e bllokuar dhe ujësjellësi i Oblikës jashtë funksionit, ndërsa 15 banesa kanë prezencë uji në oborre.
Kryeplaku i fshatit Obot, Gregor Pema dhe Kryetari njësisë administrative Arben Ceni fajsojnë shkarkimet nga hidrocentralet për përmbytjet, ndërsa akuzojnë qeverinë se i ka braktisur, duke mos ofruar asnjë ndihmë për banorët.
Por situata nuk duket aspak optimiste, pasi të dhënat nga KESH, tregojnë se tre hidrocentralet në lumin Drin janë pranë pikës maksimale. Në Fierzë niveli është 193.5 metra, ose 2.5 metra larg kuotës maksimale, ndërsa në Koman niveli ka arritur në 174 metra apo vetëm 1 metër larg kuotës maksimale.
SITUATA NE HEC-e
NIVELI AKTUAL KUOTA MAKSIMALE
HEC Fierza 193.5 metra 196 metra
HEC Koman 174 metra 175 metra
Hec Vau Dejës 73.4 metra 76 metra
Nga hidrocentrali i Vau i Dejës, shkarkimet janë 303 metër kub për sekondë, disa herë më të larta nga prurjet, që aktualisht llogariten në 50 metra kub në sekondë, duke sjellë përmbytje të mëdha në zonën e nënShkodrës dhe të Lezhës. Deri më tani KESH nuk ka dhënë sqarime nëse do të hap portat në Fierzë dhe Koman, çka do të sillte rëndim të situatës edhe më shumë.
Problemet nga reshjet raportohen dhe në bashkinë Vau i Dejës, ku aktualisht janë 10 fshatra pa energji elektrike, si dhe disa rrugë rurale të bllokuara. E bllokuar në qarkun e Shkodrës mbetet dhe aksi Qafë Thores te pjesa e tuneleve për shkak të ortekëve të dëborës.
Marrë nga Syri.tv
Pasaporta TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrol...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë batuta me kolegët e tij, nga dera e Drejtorisë së Përgjithshme të ...
Aksident LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti automobil...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku do të merret n&eu...
Kavajë KAVAJË- Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në Kavajë që u përfshi sot nga flakët ka dhë...
Pëllumb Salillari dhe mashtruesit e arrestuar TIRANË- Zbardhet mashtrimi ndaj biznesmenit Pëllumb Salillari! Neës24 raporton se mbr&eum...
Pengmarrje SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë ditën e sotme në burg 4 të arrestuarit për pengmarrjen e 39-vje...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tiranës e ka thirrur për ta marrë në pyet...
Arrestimi TIRANË- Silger Dimo, 26 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Shërbimet e Forc...