Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë/ Tonin Qafës i është vrarë i vëllai, nipat e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës
Grupi hetimor ka dhënë detaje se në vitin 2009, Tonin Qafës i është vrarë i vëllai dhe që nga ai vit, familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi ishte shpërngulur në Amerikë. Gjithashtu bëhet e ditur se Toni Qafa u kthye së fundmi në Shqipëri.
2 Prill 2025, 09:12Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në portën e jashtme të banesës së Tonin Qafës. Nga shpërthimi ka pësuar vetëm dëme materiale, duke përfshirë dëmtimin e derës së oborrit, xhamave të banesës dhe një automjeti.
Grupi hetimor ka dhënë detaje se në vitin 2009, Tonin Qafës i është vrarë i vëllai dhe që nga ai vit, familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi ishte shpërngulur në Amerikë. Gjithashtu bëhet e ditur se Toni Qafa u kthye së fundmi në Shqipëri.
Po ashtu hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të tij, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë, hetimet po vijojnë teksa policia po verifikon edhe kamerat e sigurisë në zonë.