LIVE UPDATES
Aktualitet

“Detyrim paraqitje për Berishën”/ REAGON Bardhi: SPAK shkeli rëndë Kushtetutën (Deklarata e plotë)

Bardhi ka inkurajuar drejtësinë në deklaratën e tij dhe ka kujtuar se grupi parlamentar i PD-së e ka votuar dhe mbështetur që ditën e parë Reformën në Drejtësi.

23 Tetor 2023, 11:35 Nga h.k
“Detyrim paraqitje për Berishën”/ REAGON Bardhi: SPAK
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat paraditen e sotme në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Bardhi ka inkurajuar drejtësinë në deklaratën e tij dhe ka kujtuar se grupi parlamentar i PD-së e ka votuar dhe mbështetur që ditën e parë Reformën në Drejtësi.

Masën e sigurisë ndaj Berishës, Bardhi e quajti antikushtetues dhe një shkelje të ligjit. Prokuroria e Posaçme, sipas Bardhit duhet të njoftonte më parë Kuvendin dhe më pas mund të nxirrte masën e sigurisë. Bardhi kujtoi disa raste që SPAK nuk ka vepruar njësoj si me Berishën, nga rasti i bashëshortit të Olta Xhaçkës deri tek ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili sipas Bardhit, u lejua të ikte me lejen e Edi Ramës nga vendi. 

DEKLARATË E GAZMENT BARDHIT

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar prej fillimit Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK. Shqiptarët janë dëshmitarë të përpjekjeve dhe betejës tonë për të siguruar një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të pakapur nga pushteti. Kjo për faktin se jo thjesht drejtësia, por drejtësia e pa ndikur nga politika dhe influenca të papërshtatshme, është kusht themelor për luftë të vërtetë kundër korrupsionit dhe kulturës pandëshkueshmërisë. Personalisht mbështes pa asnjë rezervë barazinë e cilitdo përpara ligjit. Në një vend demokratik duhet të ketë zero imunitet për parlamentarët. Mirëpo, Kushtetuta e Shqipërisë në rastin e të zgjedhurve ka ofruar disa garanci shtesë, që duhet të sigurohen pa asnjë përjashtim. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet një masë sigurimi që kufizon lirinë në çfarëdo lloj forme, prokurori është i detyruar të kërkojë autorizim nga Kuvendi.

Dje jam njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që cakton në mënyrë të njëkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK.

Imuniteti parlamentar është më së pari garanci ndaj deputetëve të opozitës, edhe pse opozita aktuale nuk kërkon dhe nuk pret mbrojtje, imunitet apo trajtim preferencial nga Drejtësia. Por, drejtësia që të konsiderohet e pavarur, që të trajtohet e respektohet si e pavarur, duhet të kryejë akte me forcën e ligjit, bazuar në prova e me transparencë, e pandikuar nga pushteti dhe duke respektuar procesin e rregullt ligjor.

Presonalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të vecantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky eshtë edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua të sigurojë që ky skenarë do të dështojë!

Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë. Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka miratuar 17 VKM brenda ditës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të shëtisë i lirë nga supervila e tij në Surrel për në Kryeministri, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka ndryshuar tre herë ligjin e koncesioneve me propozim të Klodian Zotës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të udhëtojë cdo ditë me charter si lider i një shteti të pasur, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim që kokat e sterilizimit, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, në vend që të jenë në burg janë në një sallë me Presidentin francez duke nënshkruar marrëveshje në emër të shtetit shqiptarë, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi me një ligj special favorizohet një biznesmen i përzgjedhur personalisht nga Edi Rama për të përfituar rreth 800 mijë m2 pronë publike në Portin e Durrësit dhe nuk ka asnjë veprim nga drejtësia, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi miraton ligjin për investimet strategjike për të favorizuar mikun e tij Artan Gaci dhe bashkëshortin e ministres së tij, dhe merr edhe guxim madje për të moszbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Xhacka, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi Olsi Rama, koka e laboratorit të Xibrakës, nuk është në burg por imuniteti i tij si vëllai i Kryeministrit shërben si i vetmi motiv për të promovuar prokurorin e cështjes si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi Arben Ahmetaj lejohet me vetëdije të arratiset nga Shqipëria vetëm pak orë përpara se kërkesa të vijë në Parlament, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi bashkëpunëtori i të korruptuarit McGonigal na jep leksione antikorrupsioni, pasi ka favorizuar për llogari të mikut të tij një kompani ruse në koncesionin e fushës së naftës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Beteja jonë e vetme është me Edi Ramën. Beteja jonë e vetme është për një Shqipëri më të mirë, me një qeveri në shërbim të qytetarëve dhe një qeveri të pakorruptuar. Beteja e cdo opozitari është me regjimin e Edi Ramës, keqqeverisjen e tij, korrupsionin e qeverisë së tij nga i cili vuajnë cdo ditë qytetarët shqiptarë. E në këtë drejtim, ndërsa e nxisim drejtesinë të veprojë fuqimisht për interesin e vendit dhe të publikut, e jo për interesat e politikës së ditës, dua të sigurojë qytetarët se beteja e opozitës së bashkuar me keqqeverisjen e Edi Ramës, ka qenë dhe do të jetë e pakompromis, me çdo kosto, me çdo mjet demokratik, derisa Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe të meritojë statusin e vendit anëtar të NATO-s dhe vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Reagimi i Bardhit erdhi pas arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje.

arrestohet jamarber malltezi gazmet bardhi sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet