2 Mars 2023, 16:33
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I arrestuar është edhe një 25 vjeçar, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje një 40 vjeçare.
I ndaluar është edhe një 57-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, nipin e tij. Po ashtu, u arrestua edhe një 48 vjeçar pasi është kapur duke vjedhur disa pajisje që janë pjesë e rrjetit elektrik, në rrugën "George W. Bush".
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vihen më pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materile.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- P. Xh., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, nipin e tij;
- D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa pajisje që janë pjesë e rrjetit elektrik, në rrugën "George ë. Bush";
- S. F., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën një shufër metalike si ato të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- F. Th., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;
- Y. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;
- S. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
- B. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- R. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- E. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen E. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
---
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë helmuar qentë për të cilët ajo kujdeset. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestim ne tirane tirane
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:27
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjyki...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:25
A.B
Kastriot Gramshi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Ka...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën e nesërme të opozitës, e cila nis në o...
Aktualitet
2 Mars 2023, 15:51
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- I dëbuar dhe kthyer në Itali me mbiemrin e bashkëshortes, Ervin Grebeshi, është 36-vjeçari shqiptar ...
Aktualitet
2 Mars 2023, 15:45
a.l
Policia greke
GREQI- Një 45- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Greqi pasi akuzohet se ka vjedhu...
Aktualitet
2 Mars 2023, 15:47
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka reaguar lidhur me lirimin e autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, i cili ndod...
Aktualitet
2 Mars 2023, 15:34
I.A
Mehmet Kurti
TIRANË- Familjarët e Etleva Kurti, e cila mbeti e vrarë ditën e djeshme nga Dan Hutra, ende janë në sh...
Aktualitet
2 Mars 2023, 15:10
A.B
Qytetari
FIER- Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik, ka sjellë d...
Aktualitet
2 Mars 2023, 14:47
F.M
Fatos Tushe
LUSHNJE- Fatos Tushe, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje është vënë sërish në pranga. Një ditë pas ve...
Aktualitet
2 Mars 2023, 14:24
A.B
Policia
FIER- Arrestohet Arben Mehmeti në Fier. 33-vjeçari dyshohet se është organizatori i veprimtarisë kriminale të shfry...