6 Qershor 2022, 15:50
Nga k.m
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka identifikuar të riun që dhunoi mizorisht qenin, e më pas publikoi pamjet në rrjetet sociale. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka reaguar pas videos së publikuar nga emisioni “Piranjat” në ABC, uniformat blu të kryeqytetit kanë shpallur në kërkim u shpall Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Pasi është lokalizuar, i riu po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit: - M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Informacion shtesë
Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: -M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
6 Qershor 2022, 15:42
k.m
Artan Shkëmbi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka kthyer për hetim çështjen e ish-numrit të Operacionit Forca e Ligjit, Arta...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 15:39
Foto ilustruese
DEKLARATA E PLOTË:
Të dhënat statistikore të paraqitura në tabelë, tregojnë se Gjykata e Lartë &eu...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 14:56
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 57-vjeçar me inicialet banues në Shkozë është vënë në pranga pasi ka...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 14:54
TIRANË- Alfred Mikeli, 45-vjeçari i vënë sot në pranga është personi që më 10 gusht të vitit 2021 pagoi 10 m...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 14:38
Lajda Porja
TIRANË- Sinoptikania Lajda Porja tha se nga e marta deri në fundjavë do ketë një rënie graduale të temperatu...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 14:27
Gjykata Lezhe
LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, pas dëmtimit dhe tjetërsimi...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 14:26
TIRANË- Seanca për gjyqtarin Altin Abdiu që ishte parashikuar të mbahej sot është shtyrë për javën e ardhshme. M&...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 14:10
F.M
Noteria e djegur e Aleko Anagnostit
SARANDË- Në zyrën e noterit Aleko Anagnostit, janë gjetur dokumente të ish-noterit e ish-Proku...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 13:57
A.B
Zjarr
GRAMSH- Flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe qytetin e Gramshit. Raportohet se deri më tani janë djegur 1 hektar pyje. ...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 13:37
A.B
Komision
TIRANË- Gjatë ditës së sotme, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, deputeti i Partisë Socialiste, Benet Beci...