LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunon dhëndërin se i rrahu vajzën, 63-vjeçari 'i qetë': S'duroj të ma prekin fëmijën!

Me bindjen se përballë kishin një të moshuar të alkoolizuar, policia ka thërritur me urgjencë vjehrrin, që në të vërtetë nuk ishte ashtu si e përshkruante dhëndëri.

2 Korrik 2022, 13:35 Nga k.m.
Dhunon dhëndërin se i rrahu vajzën, 63-vjeçari 'i
Foto ilustruese

Një burrë nga Tirana i ka dhënë një mësim shumë të fortë dhëndërit të tij, i cili për t’u siguruar se nuk do të dhunohej më kërkoi ndihmën e policisë dhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje prej tij. Sipas burimeve policore të gazetës Si, 29 vjecari E. B është i martuar dhe u paraqit në polici me një ankesë të veçantë; që policia të ndërhynte dhe të distanconte vjehrrin prej tij pasi ku i fundit e kishte rrahur.

Burimet i thanë gazetës Si historinë e rrallë që vuri përballë të dy burrat, nga njëra anë dhëndërin e ri dhe nga ana tjetër të moshuarin me inicialet I.L., i moshës 63 vjeç. I denoncuari ishte i qetë, i tha një agjent policie gazetës Si, i cili tregoi detaje mbi kallëzimin dhe ballafaqimin e kryer në Drejtorinë e Tiranës.

“Me gruan kam marrëdhënie shumë të mira”, nisi prezantimin në polici 29-vjeçari, që tregoi se nga kjo lidhje kanë sjellë në jetë dy fëmijë. “Ai e përshkroi vjehrrin si një njeri ekstremisht të dhunshëm”, tha policia për gazetën Si duke thënë në krye të herës se kërkonte ndihmë pasi kishte një vjehërr jashtë kontrollit.

Ai tha për të moshuarin: “Ka qenë gjatë gjithë jetës problematik, i dhunshëm. Ai dhunoi gruan e tij dhe ajo vdiq nga tromboza kam dëgjuar. Ka dhunuar vajzën e tij kur ishte e vogël dhe njëherë siç kam dëgjuar i ka thyer duart. Gruas sime që kur i ati mbeti i ve më kërkoi ta marr në shtëpi dhe të kujdeset për të. Pranova për hatër të kujdesit ndaj gruas”.
Pa asnjë rezervë i riu ka ndërtuar profilin e vjehrrit si një njeri të varur nga alkooli dhe që grindej në lagje. “Ai zuri të një dashur dhe mori kredi dhe kredinë e hodhi para për të dashurën. Ai vjen i pirë dhe një ditë më kërcënoi duke më thënë nuk pyes për polici. Ndaj kërkoj prej policisë urdhër mbrojtjeje të menjëhershme nga vjehrri dhe të distancohet nga jeta ime”.

Me bindjen se përballë kishin një të moshuar të alkoolizuar, policia ka thërritur me urgjencë vjehrrin, që në të vërtetë nuk ishte ashtu si e përshkruante dhëndëri.

“Jam ky që më shikoni dhe jam një gjysh i mirë dhe baba i mirë dhe kam një vajzë që më do dhe nuk më la të jetoj vetëm pasi gruaja ime, nëna e saj ndërrroi jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ju mund të pyesni se kush jam unë, në mos në polici ku kam punuar dhe e dinë se sa i përkushtuar jam dhe që nuk kam vese, por edhe më pas kur nisa aktivitetin privat. Jam i habitur nga denoncimi i dhëndërit që e kam si djalin tim dhe dua vetëm lumturinë e të dyve”, u mbrojt në polici i moshuari, sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si.

Ai ka shtuar përpara agjentëve: Unë për vajzën lë kokën. Dyshoj se ndërhyrjen nga të tretët kanë ndikuar që dhëndëri të stresohet prej meje, meqënëse kurrë s’kam vënë dorë mbi vajzën time, nuk mund të pranoj që dhëndëri ta pranojë dhe ky veprim i tij vjen pikërisht për këtë gjë, sepse unë kërkoj marrëdhënie të rregullt dhe korrektesë të dhëndërit me vajzën, që ai mos të ngrejë as zërin ndaj saj dhe as të vërë dorë, se e kam rritur pa një pëllëmbë”, ka vijuar më tej i moshuari.

Por, i bindur se ky denoncim në fakt nuk lidhet vetëm me frikën e dhëndërit, të cilin i moshuari e ka qëlluar me shuplaka pasi ka vërejtur një situatë dhune midis dhëndërit dhe të bijës, 63-vjeçari thotë më tej sipas burimeve: “Jam i sigurt që ai nuk më do nëpër shtëpi dhe mjafton të ma kërkonte. E kuptoj. I ndikuar nga të tretët një baba në shtëpinë e tij është shumë. Por, kam kërkuar rregull në atë shtëpi asgjë më shumë”.

Policia bën me dije për gazetën Si se pasi ka administruar këtë dëshmi dhe ka marrë edhe dëshmitë e disa banorëve që e përshkruajnë si një person korrekt dhe të angazhuar në punën private që i moshuari ushtron tanimë e ka rithirrur të riun. Pyetja e policisë në këtë rast ishte: A kishit ju dëshmitar kur vjehrri ju rrahu?

Ai u përgjigj që ishte nusja e tij, por ka shtuar: “Jam penduar! Ndoshta u nxitova. Ishte një reagim i pamenduar. Vjehrri im është një baba i përkushtuar dhe një gjysh i denjë. Nuk ndihem më i kërcënuar. Ai ka ndryshuar sjellje me mua dhe unë me të”.

Por, pavarësisht kësaj dëshmie, policia thotë se konfirmoi urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes me afat deri në fund të muajit korrik në të cilin të moshuarit i kërkohet të mos kontaktojë me dhëndërin, as mos ta ngacmojë dhe as mos të flasë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi me të.

Të moshuarit, sipas policisë pas këtij momenti i është kërkuar të dalë nga banesa e dhëndërit, pas dëshmisë së gruas së tij që tha se i shoqi nuk e kishte rrahur asnjëherë dhe se kishte një raport të shkëlqyeshëm me të. Vjehrri në këtë rast, bën me dije policia për gazetën Si, duhet të qëndrojë 100 metra larg dhëndëri, kurse zhvendosja e sendeve personale të tij është kryer nën mbikëqyrjen e policisë së komisariatit numër 6 në Tiranë./Marrë nga GazetaSi

tirana policia e shtetit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë