LIVE UPDATES
Aktualitet

Dibra përballë bruçelozës/ BIRN: Fermerë të pambrojtur dhe mungesë koordinimi institucional

Rastet e para të bruçelozës janë konfirmuar në njësitë administrative Kastriot dhe Muhurr të bashkisë Dibër, pak javë pas një tjetër shpërthimi infektiv të murtajës së bagëtive në Martanesh, Bulqizë. Në një zonë ku blegtoria është shtylla ekonomike e familjeve rurale, përhapja e sëmundjes ka shkaktuar frikë dhe pasiguri.

26 Korrik 2025, 11:42 Nga I.A

Dibra përballë bruçelozës/ BIRN: Fermerë të

DIBËR- Një shpërthim i sëmundjes infektive të bruçelozës tek bagëtitë në zonat malore të Dibrës ka vënë në alarm fermerët vendas, të cilët akuzojnë autoritetet për mungesë reagimi, transparence dhe mbështetje. Edhe pse sëmundja është e njohur si zoonozë – që mund të transmetohet nga kafsha te njeriu, institucionet vendore dhe qendrore duket se kanë lënë komunitetin e blegtorëve të përballet i vetëm me pasojat.

Rastet e para të bruçelozës janë konfirmuar në njësitë administrative Kastriot dhe Muhurr të bashkisë Dibër, pak javë pas një tjetër shpërthimi infektiv të murtajës së bagëtive në Martanesh, Bulqizë. Në një zonë ku blegtoria është shtylla ekonomike e familjeve rurale, përhapja e sëmundjes ka shkaktuar frikë dhe pasiguri.

“Jemi në hall të madh,” thotë për BIRN Dilaver Rusi, 76 vjeç, nga fshati Mustafaj i Kastriotit. “Na kanë marrë analizat e bagëtive, por nuk dimë nëse do marrim dëmshpërblim apo jo për ato që do të therin.”

Fermerë të tjerë, si Dilaver Zuna nga e njëjta zonë, theksojnë se mungesa e vaksinimit të rregullt është një ndër shkaqet kryesore të përhapjes së sëmundjes, duke i bërë ata të ndihen të pambrojtur dhe të braktisur nga autoritetet veterinare.

Sipas dëshmive të mbledhura nga BIRN, shumë banorë janë informuar për rrezikun vetëm pasi janë marrë mostrat e gjakut nga bagëtitë e tyre.

“Më pas nuk kemi parë më njeri në derë,” thotë Haxhi Xhani nga fshati Arras.

Veterinerët lokalë, ndërkohë, konfirmojnë se përballen me mungesë fondesh për analizat laboratorike dhe me refuzimin e fermerëve për të raportuar rastet, nga frika se nuk do të kompensohen për kafshët e humbura.

Përballë kësaj situate, Bashkia Dibër nuk ka bërë ende një prononcim publik. Një kërkesë për informacion e dërguar nga BIRN nuk ka marrë përgjigje, në kundërshtim me detyrimin ligjor për transparencë. Burime nga brenda bashkisë pranojnë se situata është serioze, por justifikohen me mungesën e kompetencave: bujqësia dhe shërbimi veterinar janë kompetencë e qeverisë qendrore.

“Pa ndihmë nga lart nuk mund ta përballojmë situatën,” thuhet në një qëndrim jozyrtar të bashkisë.

Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu, është përpjekur të minimizojë situatën, duke e cilësuar jo alarmante dhe duke theksuar se rastet janë të izoluara. Por realiteti në terren tregon të kundërtën.

Një sëmundje me rrezik për njeriun

Bruçeloza është një sëmundje infektive që prek jo vetëm kafshët, por edhe njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me to apo konsumojnë produkte të papërpunuara si qumështi apo mishi.

“Sëmundja përhapet përmes konsumimit të qumështit të papasterizuar ose mishit të papjekur, por edhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me sekrecionet e kafshëve të sëmura,” shpjegoi mjeku Fatos Hoxha për BIRN.

Simptomat, sipas tij, janë të shumta dhe shpeshherë ngatërrohen me infeksione të tjera: “djersitje, ethe, të dridhura, lodhje, humbje oreksi, dhimbje muskujsh e kyçesh, dhimbje koke, probleme me tretjen si diare apo kapsllëk, si dhe të vjella.”

Ai theksoi se diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur janë kyç për parandalimin e komplikacioneve.

Në spitalin rajonal të Dibrës janë trajtuar deri më tani 12 pacientë me simptoma të sëmundjes, përfshirë edhe barinj që punonin në Kosovë dhe Shqipëri.

“Shenjat klinike variojnë nga ethe, djersitje dhe dhimbje muskujsh te probleme më të rënda që kërkojnë trajtim të gjatë,” thotë mjekja infeksioniste Neada Hoxha për BIRN.

Sipas një specialisti veterinar nga Tirana, i përfshirë në monitorimin e situatës në Dibër, janë groposur dhe asgjësuar rreth 630 krerë bagëti nga tre ferma, ndërsa raste të prekjes janë evidentuar në më shumë se dhjetë fshatra të qarkut. Po sipas tij, aktualisht po zbatohet një plan për skartimin dhe vaksinimin e tufave, ndonëse për gjedhët mungojnë vaksinat.

Mungesa e një sistemi funksional parandalimi dhe menaxhimi të sëmundjeve infektive në blegtori është në zemër të kësaj krize. Sipas veterinerit në pension Zeqir Cami, që dikur punonte në pikën doganore të Bllatës, rajoni i Dibrës është veçanërisht i rrezikuar, pasi importon mish dhe produkte bulmeti nga Maqedonia e Veriut – një vend ku bruçeloza është ende e përhapur.

Fermerët e prekur nga shpërthimi i bruçelozës në qarkun e Dibrës ankohen për mungesë informacioni dhe reagimi nga autoritetet shtetërore, duke e ndjerë veten të braktisur përballë një sëmundjeje infektive që kërcënon jetesën e tyre dhe shëndetin publik.

Bari Kika, një blegtor 58-vjeçar nga zona e Bulqizës, kujton me shqetësim përvojën e tij me sëmundjen e bruçelozës, të cilën e cilëson si “tejet të rrezikshme” për bagëtitë dhe për njerëzit.

“E kam kaluar para disa vitesh, në tufën time prej 150 dhish,” tha ai për BIRN. “Situata ishte shumë e rëndë – jo vetëm që u prekën kafshët, por sëmundja kaloi edhe te pjesëtarët e familjes. Të gjithë përfunduam të shtruar në repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Dibrës,” kujton Kika.

Ai thotë se edhe këtë vit nuk ka marrë asnjë vaksinë për tufën, ndërsa shpreh shqetësim për mungesën e mbështetjes institucionale dhe ndërhyrjeve parandaluese.

Bardhyl Brata, mjek veteriner me përvojë në zonën e Bulqizës, shprehet se vështirësitë në përballimin e sëmundjeve infektive si bruçeloza lidhen me mungesën e bashkëpunimit dhe transparencës.

“Shumë fermerë nuk i raportojnë rastet nga frika se do t’u skartohen bagëtitë dhe nuk do të marrin dëmshpërblim,” tha ai për BIRN. Sipas Bratës, edhe kur rastet identifikohen, përballja me mungesën e fondeve për analizat laboratorike e bën të vështirë kontrollin efektiv të sëmundjes.

Ndërsa avokati dhe ish-kandidati për deputet i PD-së, Ismail Uka, i tha BIRN se sektorët e bujqësisë dhe veterinës janë në degradim prej më shumë se një dekade, për shkak të mungesës së fondeve dhe vullnetit politik.

“Shërbimi veterinar mungon, fermerët janë pa mbështetje, dhe nëse nuk merren masa për vaksinim dhe kompensim, bruçeloza mund të kthehet në epidemi njerëzore,” paralajmëroi Uka./Reporter.al

dilaver rusi nexhbedin shehu

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen