LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra e Klosit/ “Mos u afroni”, si autori i vrasjes së dyfishtë kërcënoi dy efektivë Policie brenda lokalit e më pas vrau babë e bir

Gjatë ditës së djeshme, janë kryer ceremonitë mortore në dy familjet, njëra në fshat Dars, ku banonte Fiqiri Mjeshtri dhe vajza e tij, ndërsa familja Shira në fshatin Fullqet. Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pasi humbën dy njerëz të dashur brenda ditës, askush nga kjo familje nuk ka preferuar të flasë për mediat dhe ceremonia mortore është mbajtur larg kamerave të televizioneve.

14 Tetor 2022, 12:46 Nga e.k
Masakra e Klosit/  “Mos u afroni”, si autori i vrasjes së
Pamje nga vendi i ngjarjes

KLOS- Një ditë pas krimit të rëndë në qytezën e Klosit, situata ishte e nderë. Banorët shprehen të habitur për atë që ndodhi duke e motivuar vrasjen e dyfishtë për shkak të konfliktit të momentit dhe në debat e sipër 39-vjeçari Fiqiri Mjeshtri mori armën dhe qëlloi në drejtim të dy burrave e dy djemve të tyre, me të cilët ishte takuar për t’u sqaruar mbi atë që kishte ndodhur me vajzën e tij adoleshente.

Gjatë ditës së djeshme, janë kryer ceremonitë mortore në dy familjet, njëra në fshat Dars, ku banonte Fiqiri Mjeshtri dhe vajza e tij, ndërsa familja Shira në fshatin Fullqet. Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pasi humbën dy njerëz të dashur brenda ditës, askush nga kjo familje nuk ka preferuar të flasë për mediat dhe ceremonia mortore është mbajtur larg kamerave të televizioneve. Panorama ishte e njëjtë edhe në fshatin Dars, ku mbeti i vrarë Fiqiri Mjeshtri, banorët e të cilit kishin dijeni për atë që po ndodhte.

Pas krimit të rëndë që shkaktoi dy viktima e dy të plagosur në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës në Tiranë, Policia ka marrë në mbrojtje familjet në konflikt nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Gjithashtu, nga të dhënat nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se konfliktit në lokal gjatë së mërkurës, ka pasur edhe ngritje zëri, çka ka bërë dy efektivë Policie të shkojnë në vendin që do të shndërrohej më pas në arenë krimi. Efektivët e Komisariatit të Klosit kanë shkuar pranë tavolinës ku ndodheshin tre vëllezërit Mjeshtri dhe katër anëtarët e familjes Shira dhe Hasula, këta të fundit me lidhje farefisnore me njëritjetrin.

Njëri prej efektivëve sipas burimeve, ka vajtur pranë tavolinës ku ndodheshin 7 personat që po “sqaroheshin”. Madje, i ka pyetur pse po debatonin me zë të lartë. Fiqiri Mjeshtri u ka thënë atyre që të largoheshin sepse kishin bisedë miqësore.

Efektivët janë larguar afro 20 metra nga vendi i ngjarjes, por kanë mbajtur nën vëzhgim njerëzit që po ziheshin me fjalor banal. E megjithatë, efektivët nuk e kanë parandaluar krimin e rëndë. Pasi ka vrarë 17-vjeçarin dhe ka qëlluar ndaj babait të tij që ndërroi jetë më pas në spital, Fiqiri Mjeshtri u ka kërkuar efektivëve që të mos afrohen.

Besnik Mjeshtri, i shoqëruar dhe më pas i liruar nga Policia, ka deklaruar se dy adoleshentët kanë nisur të debatojnë me njëritjetrin në tavolinë lidhur me mesazhet që i kishin dërguar bashkëmoshatares së tyre, të cilat edhe i kishin printuar në fletë. I pranishëm aty ka qenë edhe autori Fiqiri Mjeshtri, i cili i ka kërkuar babait të Kenandos që të marrë vajzën e tij për djalit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke thënë se adoleshentja ishte në një lidhje me Renato Hasulën. Në debat e sipër, ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Liri dhe Kenad Shirës (baba e bir), si edhe ndaj Eglantin Hasulës dhe djalit të tij, Renatos (po ashtu baba e bir). Besnik Mjeshtri rrëfeu se kur pa 17-vjeçarin Kenado të gjallë, shkoi e qëlloi sërish dhe i tha “ti nuk jeton më”.

Pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të katër personave me qëllim për t’i vrarë pasi i kishin cenuar nderin e vajzës së tij, Fiqiri Mjeshtri ka mbajtur vetëm një plumb në armën e llojit pistoletë. Nuk dihet ende nëse plumbi i vetëm ka mbetur aksidentalisht brenda armës, apo është ruajtur qëllimisht. Pak momente më vonë, me atë plumb, 39-vjeçari i dha fund jetës. Ka qenë dëshmia e të afërmve të familjes së autorit, që e ka bërë të ditur diçka të tillë, duke hedhur dyshime se vrasja e Kenado Shirës dhe e babait të tij mund të ketë qenë e planifikuar që më herët.

Marrë nga Panorama.al

masakra e klosit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit