LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

• Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 46-të të tubimit. Ka nisur grumbullimi protestuesve në sheshin "Skënderbej' për të vazhduar më tej marshimin përballë godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen edhe fjalime nga qytetarët. • Sot shënohen 46-të ditë revoltë qytetare në të cilën protestuesit kërkojnë rrëzimin e klasës politike si dhe anulimin e ligjit 21/2024. • Një protestues ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të bëhet pjesë e tubimeve qytetare, duke përmendur përvoja personale dhe raste që, sipas tij, kanë nxjerrë në pah problemet e sistemit. • Dita e 46-të e protestës është shoqëruar me pankarta pikantë të cilat shprehin mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë. • Në disa prej tyre përsëriten thirrjet kundër Ramës, Berishës , si:“Rama n’burg, Berisha n’burg! Nesër edhe më shumë” dhe “Kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë. • Një qytetare, ka folur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke rikujtuar arsyet që kanë sjellë vijimin e tubimeve për 46 ditë radhazi. •Një prej folësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka drejtuar akuza ndaj deputetit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama, duke i lidhur me funksionimin e patronazhistëve.

12 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë në Rrjoll ku u tërhoqën zvarrë banorët

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka bërë thirrje për bashkim qytetar, duke e cilësuar “Shqipërinë e re” si një vizion që përfshin të gjitha brezat dhe kërkon një shtet më demokratik. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te rëndësia e ndërgjegjësimit qytetar dhe u bëri thirrje shqiptarëve të njohin historinë dhe idealet e rilindësve.

Sipas tij, ndryshimi kërkon angazhim dhe qëndresë të vazhdueshme. Protestuesi kritikoi ashpër qeverisjen dhe klasën politike, duke i lidhur protestat me pakënaqësitë ndaj korrupsionit, çështjeve mjedisore dhe mënyrës së administrimit të vendit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen dhe të vijojnë protestat.

“Shpesh herë na pyesin çfarë është parrulla Shqipëria e re janë mosha e tretë, ne dhe fëmijët që përbëjmë këtë mozaik. Shqipëria e re është themeluar nga Rilindasit, ju ftoj ose të blini “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?
Ky manifest u hartua në Bukuresht. Lexojeni, kuptojeni dhe zbatojeni.

Pjesa më e madhe kanë lexuar librat e George Orwell, por në kohën e Covid u dorëzuan, disa këtu në shesh nuk u dorëzuan kundërshtuan diktaturën komediane. Manifesti për Shqipërinë e re është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”?

Jam këtu çdo ditë në shesh, s’kam nevojë për protagonizëm, ëndrra ime është një Shqipëri e lirë dhe demokratike, synimi është zgjimi i kombit shqiptar. Prania juaj këtu është rezultat i keqqeverisjes, nisi me betejat për lumenjtë detet, korrupsionin.
Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë në Rrjoll ku u tërhoqën zvarrë banorët.
Mos u dorëzoni dhe mos u ndikoni nga propaganda, jemi bashkë për rrëzimin e Edi Ramës”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 46-të e protestës/ I moshuari thirrje: Të mos dorëzohemi përballë këtij krimineli si Edi Rama

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- I moshuar që mori fjalën në protestën e zhvilluar në Tiranë, në ditën e 46-të, ka shprehur kritika të forta ndaj klasës politike, duke akuzuar drejtuesit kryesorë të vendit për mënyrën e qeverisjes. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga protestat dhe të vijojnë qëndresën. Protestuesi tha se ndryshimi do të vijë përmes angazhimit qytetar dhe këmbënguljes në kërkesat e tyre.

“Të mos dorëzohemi përballë këtij krimineli si Edi Rama. Rama dhe Berisha janë kriminelë! Këta duan të mbajnë pushtetin, por do mbajnë burgun. Nuk ka surrat më të dalë përballë popullit! Ka qytetarë në këtë vend! Rama i ka ditët e numëruara!", tha i moshuari./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Dita e 46-të e protestës/ I riu: Algoritmin mund ta ulni sa të doni por algoritmi janë njerëzit këtu në shesh

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Një prej folësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka drejtuar akuza ndaj deputetit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama, duke i lidhur me funksionimin e patronazhistëve. Ai kërkoi që të jepen shpjegime për një zyrë që e cilësoi të paligjshme, ndërsa kritikoi mënyrën se si po tentohet të minimizohet ndikimi i protestave.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi theksoi se mbështetja e qytetarëve është elementi kryesor i lëvizjes. Ai u shpreh se pjesëmarrja në shesh është përgjigjja më e mirë ndaj çdo përpjekjeje për të zbehur zërin e protestës. Në përfundim, ai bëri thirrje për vijimin e mobilizimit qytetar.

“Erion Braçe ty të mbron Edi Rama dhe patronazhistët. Pse nuk ke dhënë llogari për atë zyrën ilegale të patronazhistëve te njësia 5? Algoritmin mund ta ulni sa të doni por algoritmi janë njerëzit këtu në shesh,”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është lugat"/ Revoltohet protestuesi: Kanë bërë krime e vjedhje! Kryeministria nuk është pronë private, është e popullit

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,

TIRANË- Protesta e zhvilluar së fundmi në kryeqytet është shoqëruar me momente revolte të qytetarëve, të cilët kanë lëshuar akuza të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës.

Një prej protestuesve ka bërë përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe liderin demokrat Sali Berisha. Qytetari i cilësoi të dy liderët politikë si shkaktarë të krizës dhe abuzimeve ndaj shqiptarëve.

“Rama nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është lugat! Po krah atij është kuçedra e kombit, Sali Berisha! Nuk janë në shërbim të popullit. Kanë bërë krime e vjedhje! Kryeministria nuk është pronë private, është e popullit! Kryeministria apo parlamenti, apo ministritë nuk janë pronat e askujt, por të popullit! Do i dënojë populli këta! I madh e i vogël kërkojnë dorëheqje! Kanë ofenduar një popull të tërë dhe i kanë ngrënë gjakun!” përfundoi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 46-të e protestës/ aktivistja Luçiana Kokaj : Anulimi i ligjit do të jetë fitorja jonë e parë

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Luçiana Kokaj

TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj ka deklaruar gjatë ditës së 46-të të protestës se tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ajo ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të vendit dhe ka bërë thirrje për vijimin e qëndresës qytetare, duke përmendur edhe zhvillimet e fundit politike dhe reagimet ndërkombëtare.

“Janë 46 protesta dhe do të jenë sa të jetë e nevojshme. Këta që na kanë marrë peng Shqipërinë duhet të shkojnë para drejtësisë.

Që nuk jemi vetëm e kemi parë çdo ditë ndaj sot dua të falënderoj një nga bijat tona dhe që është shprehur hapur për Revolucionin e Flamingove, faleminderit Dua Lipa dhe të presim në shesh.

Marta Kos u detyrua t’ia vendosë detyrim qeverisë plotësimin e kërkesave tona,ia kemi dalë dhe do t’ia dalim çdo ditë e më shumë. Kjo është një fitore e madhe për ne. Mos u trembni kur iu thonë që jeni pak. Anulimi i ligjit do të jetë fitorja jonë e parë, por luftën do ta fitojmë kur këta të shporren”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 46-të e protestës/ Qytetari: Ky shesh e ka shpallur non grata Edi Ramën, dhe Vuçiçin!

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Gjatë protestës në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka ngritur akuza ndaj qeverisë për mungesë reagimi ndaj deklaratave të ministres serbe dhe ka kërkuar një qëndrim zyrtar nga institucionet shqiptare. Ai ka kritikuar gjithashtu veprimet e qeverisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Një ministre serbe ka shpallur se do bente spastrim etnik me shqiptarët! I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar ndaj kësaj zonje! Kur do ta shpallim non grata? Ky shesh e ka shpallur non grata këtë ministre, Edi Ramën, dhe Vuçiçin!

Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve, tha se do anulohej ligji për investitorët strategjikë dhe zonat e mbrojtura. Ai do të na hedhë hi syve, por ne nuk kënaqemi me kaq! Ne duam dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!”/Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarja: Për 46 ditë i kemi kënduar kryeministrit një refren që ai me arrogancë refuzon ta dëgjojë

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Një qytetare, ka folur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke rikujtuar arsyet që kanë sjellë vijimin e tubimeve për 46 ditë radhazi. Ajo u shpreh se protesta lidhet me kërkesat për drejtësi, ndryshim politik dhe kundërshtimin e mënyrës së qeverisjes, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

“Për 46 ditë kemi protestuar për tërheqjen zvarrë të një protestuesi që në fakt nuk është tërhequr zvarrë vetëm ai. Para 46 ditësh kur një protestues që protestonte kundër një ndërtimi në zonat e mbrojtura u tërhoq zvarrë para policisë, jemi tërhequr zvarrë të gjithë. Ëndrra jonë është për një Shqipëri që nuk qeveriset nga bandat apo krimi!

Për 46 ditë i kemi kënduar kryeministrit një refren që ai me arrogancë refuzon ta dëgjojë. Kemi kërkuar dhe kërkojmë menjëherë dorëheqjen! Dorëheqje! Dorëheqje! Kërkojmë që në Shqipërinë e re kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës së tij politike!”, u shpreh aktivistja./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Pankartat pikante nga dita e 46-të e protestës qytetare në Tiranë: Kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Dita e 46-të e proptetsës është shoqëruar me pankarta pikantë të cilat shprehin mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë.

Në disa prej tyre përsëriten thirrjet kundër Ramës, Berishës , si:“Rama n’burg, Berisha n’burg! Nesër edhe më shumë” dhe “Kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë.”/Dosja.al

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,

2 ORE ME PARE

Protesta qytetare/ Protestuesi: Sistemi vepron kundër qytetarëve të vet, ka nevojë për një rigjenerim

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
pamje

TIRANË- Një protestues ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të bëhet pjesë e tubimeve qytetare, duke përmendur përvoja personale dhe raste që, sipas tij, kanë nxjerrë në pah problemet e sistemit. Ai u shpreh se ngjarjet familjare dhe çështje të tjera që kanë prekur qytetarët e kanë bindur për nevojën e ndryshimeve të thella.

“Protestoj për shumë arsye, kanë qenë edhe situatat familjare ku para dy vitesh mu aksidentua motra dhe pashë një sistem të tërë që nuk funksiononte nga spitalet te gjykatat.

Nga ai moment kam marrë pjesë në protesta. Por ka qenë edhe dhunimi I pronarit në Zvërnec, aty ishte reflektimi konkret.
Opozita ishte dakord në vetvete për ndërtimet. Sistemi vepron kubndër qytetarëve të vet, ka nevojë për një rigjenerim.
Kam qenë që ditën e parë te Drjetoria e Policisë dhe pashë njerëz që kishin dinjitet dhe dolën me fytyrën e tyre, pa pasur firkë sepse ishte mbushur kupa e mllefit.

Që nga data 31 maji kuptova që gjërat nuk do të ishin më njësoj, ndryshimet rrënjësore do të vijnë ngadalë, e keqja e atyre që na qeveris është se do ta shohin sa shpejt do t’ju vijë fundi”, tha ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dita e 46-të e protestës/ Qytetari: Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama, ai dhe qeveria e tij janë...

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Një prej protestuesve në Tiranë ka vlerësuar rolin e të rinjve në vijimin e tubimeve prej 46 ditësh, duke thënë se ata kanë ndihmuar në kapërcimin e frikës së qytetarëve për të dalë në shesh. Gjatë fjalës së tij, ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, duke ngritur akuza për mënyrën se si është trajtuar protesta.

“Të rinjtë na kanë hequr frikën shqiptarëve për të qëndruar këtu në protestë për 46 ditë. Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama. Ai del me deputetët e tij dhe i quan protestuesit korba, sorra, e të tjerë. Ai dhe qeveria e tij janë një çetë hajdutësh dhe të ngordhur.,” u shpreh ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesi: Do të protestojmë çdo ditë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Pamje

TIRANË- Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre politike. Ai u shpreh se qëllimi i protestës është dorëheqja e qeverisë dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Do të protestojmë çdo ditë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama. Ne nuk do të lëvizim. Protesta do të vijojë çdo ditë më e fortë. Njerëzit janë përgjigjur masivisht. Mbreti ka dalë lakuriq. Qeveria kërkon të bëjë ca rregullime, por është makijazh. Nuk kënaqemi me makijazh. Ne kërkojmë që qeveria të japë dorëheqjen dhe Rama të largohet. Rama nuk është përfaqësuesi i këtij populli. Ajo protestë përfaqëson këtë popull dhe protesta e ka detyruar Ramën të bëjë hapa mbrapa.", deklaroi ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dita e 46-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej: Rama, jepe dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën,
Foto ilustruese

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 46-të të tubimit. Ka nisur grumbullimi protestuesve në sheshin "Skënderbej' për të vazhduar më tej marshimin përballë godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen edhe fjalime nga qytetarët.

Sot shënohen 46-të ditë revoltë qytetare në të cilën protestuesit kërkojnë rrëzimin e klasës politike si dhe anulimin e ligjit 21/2024./Dosja.al

dita 46-të e protestës

Sondazh

Poll

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh