LIVE UPDATES
Politike

"Urgjent të mblidhen patronazhistë, pranohen edhe trafikantë droge"/ Balla përplaset me gazetarin e BIRN: Hajde gazetari hajde! Reagon Koçeku: Gjithnjë në krah të gazetarit që proteston kundër fallcifikatorit politik

Shkak për debatin është bërë një fotografi e modifikuar me inteligjencë artificiale e postuar nga gazetari Erebara.

15 Korrik 2026, 16:44 Nga D.S

"Urgjent të mblidhen patronazhistë, pranohen edhe trafikantë

TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur së fundmi mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe gazetarit të BIRN, Gjergj Erebara, pas një postimi ironik të këtij të fundit në rrjetin social Facebook.

Shkak për debatin është bërë një fotografi e modifikuar me inteligjencë artificiale e postuar nga gazetari Erebara. Në të, ironizohej Balla dhe përdorimi i dronit nga ky i fundit për të monitoruar protestat e qytetarëve. Erebara e shoqëroi postimin me shënimin ironik:

"Urgjent të mblidhen 30 patronazhistë ta bëjnë P-në B. Pranohen edhe trafikantë droge nga Elbasani. Kjo foto është krijim artistik dhe nuk reflekton postim real.", shkruan Erebara.

Pas këtij postimi, kreu i grupit të PS-së reagoi ashpër, duke shënjestruar jo vetëm gazetarin, por edhe organizatën BIRN Albania, dhe duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e gazetarit dhe etikën e medias.

"Ky 'falsifikator' qenka redaktor/bashkëpunëtor i BIRN Albania, një organizatë që u merrka me gazetari investigative si dhe me trajnimin e gazetarëve dhe projekte për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies. Hajde mision hajde. Hajde gazetari investigative hajde. TURP!...", shkruan Balla.

Në mbështetje të gazetarit dhe medias, ka reaguar edhe deputetja Koçeku, e cila nënvizoi rëndësinë e BIRN-it si një media serioze dhe kredibile në Shqipëri. Në një postim në Facebook ajo theksoi se, organizata ka qenë ndër vite një nga mediat më serioze dhe më të besueshme në vendin tonë, dhe gazetaria investigative është një domosdoshmëri për demokracinë.

Në reagimin e tij,  Balla u kërkoi llogari donatorëve ndërkombëtarë që financojnë këtë media, duke përmendur Fondacionin Shoqëria e Hapur në Shqipëri (OSFA), Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe ambasada të ndryshme, për të vlerësuar nëse ky lloj komunikimi përputhet me vlerat që ata financojnë.

"BIRN ka qenë ndër vite nji nga mediat ma serioze dhe ma të besueshme në vendin tonë. Gazetaria investigative asht nji domosdoshmëri për demokracinë. Pikërisht falë punës së gazetarëve të saj, opinioni publik ka njoftë shumë çështje që përndryshe kishin me mbetë në errësinë. Sulmi publik i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së ndaj gazetarit Gjergj Erebara nuk asht thjesht nji përplasje me nji individ. Asht nji mesazh i gabuem ndaj çdo gazetari dhe qytetari që ushtron profesionin me pavarësi dhe integritet. Nji nga matësit e pushtetit asht mënyra se si i trajton ata që e kritikojnë atë. Fjala e lirë nuk hidhet në kosh dhe nuk mund të intimidohet.
Solidarizohem me gazetarin Gjergj Erebara dhe do të jem gjithnji në krah të çdo gazetari a media që, me profesionalizëm e guxim, i shërben dhe e shkruan të vërtetën, e mbron interesin publik, të drejtën, dhe e informon qytetarin dhe proteston bashkë me të kundër çdo lloj fallcifikatori politik.", shkruan Koçeku./Dosja.al

balla erebaara koceku

Sondazh

Poll

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh