Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Afati përfundimtar është 15 korriku, që praktikisht nënkupton se Kosova ka kohë deri në mesnatë për ta dorëzuar raportin në Bruksel.

KOSOVË- Kosova ende nuk e ka dorëzuar në Komisionin Evropian raportin mbi zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes, ka konfirmuar ky institucion për Radion Evropa e Lirë (REL).
Afati përfundimtar është 15 korriku, që praktikisht nënkupton se Kosova ka kohë deri në mesnatë për ta dorëzuar raportin në Bruksel. Raporti është i domosdoshëm, sepse mbi bazën e tij Komisioni Evropian vlerëson shkallën e zbatimit të reformave, nga të cilat varen edhe pagesat e radhës nga Plani i Rritjes.
Për ndarjen e të hollave kërkohet vlerësim pozitiv i Komisionit Evropian. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse do t’ia dalë ta dorëzojë raportin në kohë.
Deri më tani, Kosova ka marrë vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përfaqëson shtatë për qind të shumës së përgjithshme prej 882 milionë eurosh të ndara për vendin.
Kosova nuk ka marrë ende asnjë këst të rregullt nga Plani i Rritjes, pasi vlerësohet se nuk e ka përmbushur asnjë hap reformues. Arsyeja kryesore ishte kriza institucionale që shënoi tërë vitin e kaluar dhe pamundësia për të vazhduar me zbatimin e reformave.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, konfirmoi se deri më tani katër shtete të rajonit kanë dorëzuar raportet e tyre mbi zbatimin e reformave.
"Komisioni Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë partnerët nga Ballkani Perëndimor që të përshpejtojnë zbatimin e reformave të papërfunduara, në mënyrë që ato të realizohen brenda afatit të zgjatur", konfirmoi për REL Mercier.
Përveç Kosovës, raportin ende nuk e ka dorëzuar as Bosnje e Hercegovina. Në Bruksel nuk presin që të marrin dokument nga Bosnja, pasi ky shtet ende nuk e ka miratuar Agjendën e Reformave.
Më 30 qershor përfundoi afati për periudhën e katërt raportuese.
"Pas pranimit të raporteve, Komisioni do të vlerësojë zbatimin e hapave përkatës të reformës dhe do të marrë vendim për ndarjen e fondeve përkatëse", tha Mercier.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nisur pothuajse të gjitha reformat e planifikuara, por vetëm 57 për qind e hapave janë përmbushur plotësisht.
Komisioni Evropian thekson se dallimet ndërmjet vendeve janë të mëdha.
Mali i Zi dhe Shqipëria udhëheqin me rreth 80 për qind të hapave të përmbushur. Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut, e cila gjatë muajve të fundit ka përshpejtuar ndjeshëm ritmin e reformave dhe pritet ta tejkalojë shkallën prej 50 për qind.
Serbia vlerësohet se ka realizuar rreth 35 për qind të reformave, megjithëse puna është duke u zhvilluar në rreth 85 për qind të hapave të planifikuar.
Kosova dhe Bosnja janë dy vendet që kanë mbetur dukshëm mbrapa, për shkak të rrethanave të ndryshme politike.
Në debatin e zhvilluar më 14 korrik në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, Jan Geert Koopman, konfirmoi se Kosova ka ngecur për shkak të krizës politike në vend.
"Kosova është shumë prapa. Kjo është pasojë e bllokadave të brendshme politike gjatë periudhës së kaluar, të cilat thjesht kanë penguar miratimin e legjislacionit të rëndësishëm. Megjithatë, pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor të këtij viti, muajin e kaluar, tani po shohim se Kosova ka filluar të ndërtojë stabilitetin e nevojshëm institucional dhe, për këtë arsye, presim edhe një ritëm më të lartë të zbatimit të reformave", deklaroi Koopman.
Bosnja, nga ana tjetër, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë cent nga Plani i Rritjes, por për shkak të mosmiratimit të Agjendës së Reformave ka humbur edhe mbi 100 milionë euro.
Edhe ritmi i pagesave ndryshon ndjeshëm ndërmjet vendeve.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë tashmë tri këste të rregullta.
Serbia ka marrë vetëm një pagesë, ndërsa fondet e tjera mbeten pezull për shkak të ligjeve të diskutueshme në fushën e drejtësisë. Komisioni Evropian po vlerëson nëse kushtet për pagesa të reja janë përmbushur.
"Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë pagesë tjetër tregon se nuk kemi qenë plotësisht të bindur se këto kushte janë përmbushur", tha Koopman.
Kosova dhe Bosnja nuk kanë marrë asnjë pagesë të rregullt.
Mekanizmi është i thjeshtë: shtetet raportojnë për çdo hap reformues, secili hap ka një vlerë financiare, ndërsa Komisioni Evropian përcakton shumën që do të ndahet në bazë të rezultateve të arritura.
"Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se kushtëzimi i rreptë përbën një nxitje të fuqishme për zbatimin e reformave. Dinamika e reformave që po shohim në rajon është e konsiderueshme. Prandaj, fakti që jo të gjitha fondet janë përdorur menjëherë nuk duhet të shihet si diçka negative. Përkundrazi, kjo është pjesë përbërëse e mënyrës se si është konceptuar ky instrument", tha Koopman.
Më herët gjatë këtij viti, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se rajoni rrezikonte të humbiste rreth 700 milionë euro për shkak të vonesave në reforma.
Sipas zyrtarëve evropianë, ky paralajmërim ndikoi që vendet të përshpejtonin procesin. Megjithatë, edhe vendet më të avancuara mund të humbasin një pjesë të fondeve, pasi afatet po afrohen.
Dita e fundit e qershorit dhe ajo e dhjetorit përbëjnë dy afatet kyç. Hapat reformues që nuk realizohen brenda këtyre afateve humbasin financimin.
"Për rikujtim, afati për zbatimin e hapave të reformës në kuadër të periudhës së katërt të raportimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje ishte 30 qershori 2026. E njëjta datë shënoi edhe përfundimin e periudhës së tolerancës për hapat e reformës që duhej të ishin përmbushur në mesin e vitit 2025. Siç u përmend, Komisioni Evropian tani do t'i vlerësojë raportet dhe do të përcaktojë ndarjet përkatëse", konfirmoi Guillaume Mercier.
Fondet që humben nuk kthehen në buxhetin e Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian mund të rillogarisë ndarjen e mjeteve në nivel rajonal dhe t'ua ridrejtojë ato vendeve që kanë zbatuar me sukses reformat para afatit.
Me fjalë të tjera, sistemi transferon fondet nga vendet që nuk arrijnë rezultatet e kërkuara te ato që zbatojnë më shpejt reformat.
Megjithatë, duke qenë se tashmë është e qartë se jo të gjitha vendet do të përdorin fondet e tyre, Komisioni Evropian ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me pjesën e mbetur të mjeteve.
Aktualisht po shqyrtohen opsionet që ato të orientohen drejt investimeve të tjera në rajon, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë./REL
KOSOVË- Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë të mërkurën se jan&eum...
Arbjan Mazniku TIRANË- Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm për reformën territoriale ka nisur me deba...
KOSOVË- Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet n&...
Luciano Boçi TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh sot p&eum...
Ilir Panda TIRANË- Ndryshon përbërja e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e Erion Veliajt në G...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar ditën e sotme se SPAK është i papëlqyeshëm nga të dy kahet...
Samiti i NATO ANKARA- Përpjekja e Shqipërisë për të organizuar samitin e NATO-s në vitin 2027 është përballur ...
Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj TIRANË- Mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, sapo ka përfunduar ku në fokus kan&eum...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho foli edhe për hetimet financiare, për të cilat tha se Prokuroria e Posaçme...
Klodian Braho dhe Gjin Gjoni TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho nëse kryeministri...