Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
• Zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar, ka nisur ditën e sotme • Amnistia përfshin të dënuarit me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026. • Në kuadër të kësaj do të përfitojnë lirimin burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite. • Gjithashtu do të përfitojnë lirimin edhe të dënuarit që u kanë mbetur për të vuajtur po kaq vite dënim. • Përfitues janë gjithashtu të mitur dhe persona mbi 60 vjeç (burra) e 50 vjeç (gra), nëse plotësojnë kushtet e ligjit. • Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë amnistisë. • Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, nuk përfitojnë nga amistia. • Nga burgu i Drenovës kanë përfituar nga amnistia 60 të dënuar. • Nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg. • Një nga të burgosurit, i cili ka lënë qelinë ka deklaruar se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge. • Gjatë një deklaratë për mediat, Besmir Gjezari shprehet se është dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës. • Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët.
10 artikuj për këtë temë.
FIER- 104 të dënuar në burgun e Fierit, mes tyre edhe 2 persona me masa të larta dënimi dhe 2 të huaj janë liruar ditën e sotme falë amnistisë penale. Pjesa më e madhe e të liruarve janë dënuar për vepra penale me marzh të ulët, ndërsa nga amnistia kanë përfituar edhe dy shtetas të huaj. Ato janë pakistanezi Asat Ali, i dënuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe rumuni Florian Balanesku, i dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Mes përfituesve janë edhe të dënuar me masa të larta dënimi, të cilëve në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit u kishte mbetur më pak se një vit për të vuajtur. Në kuadër të kësaj është liruar Luan Fusha i dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”, i arrestuar në korrik të vitit 2008, si dhe Erild Gegën, i dënuar me 14 vite burg për “Vjedhje me dhunë”, i arrestuar në vitin 2014. Nga kjo do të përfitojnë edhe 7 të dënuar mbi moshën 60 vjeç, të cilëve u kishte mbetur më pak se një vit nga dënimi për të vuajtur./Dosja.al
RROGOZHINA- 94 të burgosur kanë lënë ambientet e burgut të Rrogozhinës, pas zbatimit të amnistisë penale. Ata janë pritur jashtë nga të afërm dhe familjarë me të cilët kanë ndarë momente malli dhe ritakimi. Më herët janë liruar edhe të burgosur të tjerë nga burg i Reçit, Drenovës dhe në Pojskë.
Nga burgu i Drenovës kanë përfituar nga amnistia 60 të dënuar. Ndërsa nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg./Dosja.al
LUSHNJE- 127 të dënuar kanë përfituar nga amnistia penale në Kosovë të Lushnjes. Të burgosurit e liruar, ishin dënuar për vepra penale të lehta dhe vuanin dënimin në burgun e Kosovës në Lushnje.
Ky burg ka një kapacituet prej 190 personash, ndërsa do të përfitojnë ulje dënimi dhe rreth 40 të burgosur të tjerë. Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë amnistisë./Dosja.al
TIRANË- Aminstia penale ka bërë të mundur lirimin e shume të burgosurve në vend. Falë saj kanë përfituar 1,335 të dënuar. Në kuadër të kësaj është liruar nga burgu Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka.
Është liruar nga burgu gjithashtu Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u arrestua pasi u kap me sasi kokaine.
I riu, u ndalua pas një kontrolli që iu bë në mjetin e tij në Nikël, aty ku iu zbulua lënda narkotike dhe para, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarë të fisit Rraja hasin probleme me drejtësinë. Ata u përfshinë në skandalin e dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja, për konfliktin mbi gurore. Dhuna barbare që shokoi opinionin publik solli edhe dorëheqjen e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Mes përfituesve është edhe Erisa Fero, ish-punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ajo u arrestua në dhjetor 2022 pasi u kap me 58 kilogramë kanabis.
Ish-zyrtarja e AKSHI-t Erisa Fero, u arrestua nga policia në në dhjetor 2022 bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge. Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis.
Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut./Dosja.al
FIER- Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa shkelur ligjin. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se mund të kthehet sërish në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Ish i burgosuri tha se ka vuajtur tre vite burg dhe përfitoi dy muaj falje.
“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, përfundoi ai./Dosja.al
SHKODËR- Një i burgosur i cili është liruar nga burgu i Reçit, falë amnistisë penale ka falenderuar Zotin për këtë moment. Gjatë një prononcimi për mediat, Igli Muhameti u shpreh se vuajtja e dënimit ishte një përvojë e vështirë, por ka nxjerrë mësime prej saj.
Ai tha se është krenar për burgun që ka bërë, pasi në Shqipëri nuk jetohet. Nga amnistia penale kanë përfituar 101 të burgosur në Reç.
“Jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë, më ka bërë mirë. Në Shqipëri nuk rrihet. Kam 3 fëmijë dhe s’më takon të bëj kaq burg sa kam bërë se dola përdorues. Duhet ndonjëherë të bësh, por sa më pak. Ka shumë njerëz të pafajshëm brenda”, u shpreh Muhameti./Dosja.al
TIRANË- Rozeta Dobi e cila është dënuar për vjedhjen e 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit ka përfituar nga amnistia penale dhe është liruar nga qelia. Ajo ka lënë mëngjesin e kësaj të mërkure qelinë e burgut të grave në Pojskë.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka./Dosja.al
DRENOVË- Ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Një nga të burgosurit, i cili ka lënë qelinë ka deklaruar se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge.
Gjatë një deklaratë për mediat, Besmir Gjezari shprehet se është dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës. Në lidhje me këtë, ai akuzon oficerin e policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. Sipas tij, Beqo ka marrë kërcënime nga njerëz të drejtësisë. Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët.
“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjëje. Jam dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. E ka me tendencë. Nga ai u nis ajo. Dhe më ka marrë dhe familjen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s'po takoj dot familjen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t'i nis të gjitha gjërat nga e para. Nuk i kam takuar familjarët se nuk i ka lejuar prokurorja. Atë çështje që s'kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga oficeri i policisë gjyqësore për të më hequr dhe padrejtësisht takimin, të drejtën e fëmijës. Se kam një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo.
Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime. Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime. Më kanë kthyer gjëra personale. Për çfarë, oficeri i policisë gjyqësore se unë nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma përse, arsye. Për çfarë ka ndikuar mos takimi me familjen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëzit e mi? Unë nuk e kuptoj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drejta e fëmijës padrejtësisht, se ndikon oficeri i policisë gjyqësore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërkojmë me drejtësinë. Po, normale, që po, normale. Jam familjar, kam një fëmijë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t'i përkushtohem familjes”, përfundoi ai./Dosja.al
DRENOVË- Amistia penale ka nisur të zbatohet që orët e para të mëngjesit, ku prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm janë liruar nga qelia 71 të dënuar. Ato kanë lënë qelitë në Drenovë dhe Pojskë. Nga burgu i Drenovës kanë përfituar nga amnistia 60 të dënuar. Ndërsa nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.
Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë redaksisë. Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, nuk përfitojnë nga amistia./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar. Amnistia përfshin të dënuarit me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026.
Në kuadër të kësaj do të përfitojnë lirimin burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite. Gjithashtu do të përfitojnë lirimin edhe të dënuarit që u kanë mbetur për të vuajtur po kaq vite dënim. Përfitues janë gjithashtu të mitur dhe persona mbi 60 vjeç (burra) e 50 vjeç (gra), nëse plotësojnë kushtet e ligjit.
Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë redaksisë. Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, nuk përfitojnë nga amistia./Dosja.al