Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
• Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme, nën drejtimin për herë të parë të kryetares së re, Julia Emiri. • Mbledhja e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të partisë, nuk ka kaluar pa debate. • Procedurat e votimit janë shoqëruar me një moment tensioni mes anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha. • Kuçana kërkoi që të merrej në konsideratë një kërkesë e saj e depozituar 24 orë më parë, duke i kërkuar Berishës respektimin e statutit. • Nga ana e tij, Berisha kërkoi rspektim të rregullores për paraqitjen e rezolutave, duke theksuar se çështja ishte diskutuar më herët. • Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. • Në një prononcim për mediat, ndërsa procesi i votimit në Këshillin Kombëtar vijon, Korreshi e ka cilësuar këtë kandidim si një vendim të marrë në momentet e fundit, por të pavarur. • Berisha ka prezantuar emrat e kandidatëve nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretariatet e partisë, për të cilat do të votojnë anëtarët e Këshillit Kombëtare. • Ai ka prezantuar listën e miratuar nga Kryesia e PD për kandidatët e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora. • Sipas Berishës, protesta është tërësisht antidiktatoriale dhe asnjë thirrje nuk duhet të pengojë demokratët që të bëhen pjesë e saj. • Lideri i demokratëve Sali Berisha e vuri theksin edhe tek organizimi i Partisë Demokratike, duke veçuar komunikimin dixhital ‘Modernizimi.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në selinë blu po vijon procesi i votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Ky proces i rëndësishëm po zhvillohet pas fjalës së kryetarit Sali Berisha, i cili prezantoi kandidaturat për pozicionet kyçe dhe përfaqësuesit e diasporës.
Votimi pritet të përcaktojë përbërjen e re të institucioneve të partisë, duke finalizuar kështu procesin e konstituimit të nisur më herët./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku prezantoi strukturat e reja drejtuese që do të votohen sot në selinë blu.
Në kuadër të procesit të konstituimit, Berisha bëri publike listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga diaspora, e miratuar më herët nga Kryesia.
Ky proces shënon një etapë të rëndësishme për konsolidimin e institucioneve të Partisë Demokratike.
Deklarata e Berishës:
"Tani, lidhur me kryesinë, me nënkryetarët e Partisë Demokratike, rikujtoj se në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, dy poste nënkryetarë janë ex-officio, për çka është pasqyruar dhe në statutin e partisë kjo.
Në kuadrin e dhe në frymën e Kuvendit, është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë.
Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet një kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike.
Ndaj dhe unë do ju lexoj emrat e personave të propozuar për nënkryetar: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.
Këto janë kandidaturat për nënkryetar të Partisë Demokratike, domethënë secili nga këta gjashtë do zgjidhen tre.
Për sekretarët.
Sekretari i Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi.
Sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu.
Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani, Renald Rista.
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Mario Runa.
Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata, Maksim Kola.
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj, Marash Logu.
Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati, Ledina Mandia.
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Vjola Kapedani.
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj.
Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Lika.
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica.
Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari, Silvia Hasaj.
Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Asllani.
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga, Petrit Tafaj.
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgens Spaho.
Pra, në tërësi, ka një ripërtëritje, është bërë një bazuar më shumë në eksperienca dhe në praktikat e tyre, por unë mendoj se ky Sekretariat ka të gjithë vullnetin, ekspertizën dhe ju, të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, keni mundësi zgjedhje me kandidaturat që dëshironi.
Komisioni për Apelimin: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besar Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Hejdron, Mark Lleshi, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj.
Nga këta do zgjidhni me X ose plus pesë emra.
Pra, këto janë propozimet për sekretar dhe postet më të larta në Partinë Demokratike.", u shpreh Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë theksin te nevoja për një modernizim të thellë të forcës politike që ai drejton.
Në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar, Berisha e cilësoi këtë si një domosdoshmëri për t’u përballur me sfidat e kohës dhe për të siguruar fitoren përballë qeverisë.
Lideri demokrat vlerësoi gjithashtu fuqinë e komunikimit dixhital, duke marrë si shembull ndikimin e blogerëve dhe influencuesve në zhvillimet e fundit politike.
Fjala e tij :
"Organizimi. Ne kemi të gatshme një nga platformat më të mira për organizimin. Dhe do të rikthehemi fuqishëm në një organizim sa më të përsosur të forcës sonë politike.
Modernizimi. Partia Demokratike është në periudhën e urtësisë artificiale, në periudhën, epokën, e komunikimit dixhital. E patë ju se ç'i bëri Edi Ramës komunikimi dixhital? A e patë?
Rikujtoni pak ato blogerë dhe influencere se si u bënë. Sikur të ishin me shpatë të mprehtë, të ferrit. E them këtë sepse ne kemi punë të madhe për të bërë për të transformuar komunikimin tonë. Dhe do të jetë ky një drejtim tjetër i thellë i kësaj partie.
Ne kemi vizionin më të mirë, absolutisht vizionin më të mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria, të çertifikuar nga dy fondacionet më të mëdha ndërkombëtare dhe ekspertët tanë më të shkëlqyer.
Me të gjitha këto, ne ecim të sigurt në përmbushjen e misionit tonë, në betejën tonë me një diktaturë, e cila në fakt erdhi në këtë pranverë e plagosur nga ne. Por gjenerata Z dhe qytetarët i hapën asaj varrin që do ta marrin me vete dhe ne do ta shtyjmë atë. Ndaj dhe, edhe një herë ftoj anëtarët e Këshillit Kombëtar, demokratë e demokrate, të ngrihen në lartësinë e idealeve të tyre. Diktatura i ka kohërat e shkurtra dhe ne do bëjmë gjithçka ta arkivojmë atë.",shprehet Berisha./Dosja.al

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për mbështetjen e protestës që po vijon prej 46 ditësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha e cilësoi protestën si një kauzë të drejtë antidiktatoriale, e cila, sipas tij, është një detyrë morale për çdo anëtar të Partisë Demokratike.
Pavarësisht zërave kritikë ndaj PD-së që mund të dëgjohen në atë shesh, Berisha ka kërkuar nga demokratët që të tejkalojnë çdo hezitim.
Fjala e tij:
"Miq, ne jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një protestë 46-ditore vazhdon në Bulevardin e Tiranës. Një protestë tërësisht antidiktatoriale. Është detyrë e çdo demokrati e çdo demokrate, ta mbështesë atë me të gjithë mundësitë dhe potencialet që ka. Nuk ka bekim më të madh nga Zoti se sa të protestosh çdo ditë kundër kësaj narkodiktature. Dhe mos harroni, kauza të cilat ne i kemi mbrojtur me vendosmërinë më të madhe. Ai që lufton për kauzën, ai për një kauzë të drejtë, ai nuk tërhiqet kurrë nga beteja për të.
Ndaj dhe është kjo kauzë që e shtron atë në rrafshin politik dhe moral, aleat kryesor të Partisë Demokratike. Në rast se aty, siç jeni të vetëdijshëm, hidhen parrulla, slogane kundër Partisë Demokratike, ato nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën. Së pari, që nga lashtësia gjer sot në luftë dhe në betejë, armiku i armikut tim është miku im, është aleati im. Po këtu nuk është rasti, se ata janë qytetarë, ata janë të rinj. Ata janë një forcë e jashtëzakonshme, por edhe sigurisht është kështu, a nuk u bënë aleancat më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore, më të parat, Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Sovjetik?
Po i them këto, për të mos patur asnjëri asnjë kompleks. Përveçse mbështetje, mbështetje dhe vetëm mbështetje.
Po nga ana tjetër nuk është kjo, kjo është thashë një aspekt se aty janë disa eksponentë të opozitës së opozitës që janë vegël e qeverisë, që mendojnë se ajo histori e mis Denis Didrosë... por ne, kurrë dhe në asnjë rast, gjethet s'na pengojnë t'i shohim trungjet. Së dyti, Partia Demokratike e sigurt në misionin e saj duhet të jetësojë plotësisht parimet themelore të shpallura në Kuvendin e saj.
Ripërtëritje. U quajt ky Kuvendi i ripërtëritjes. Pa një ripërtëritje të thellë dhe të vazhdueshme, nuk do mund të ndjekim kohën. Dhe koha është e pamëshirshme. Ndaj dhe ne do i përmbahemi kësaj, do i përmbahemi sepse ju përmbajt Kuvendi Kombëtar, unë kam bindjen se do i përmbahet dhe Këshilli Kombëtar.", shprehet Berisha./Dosja.al

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të partisë, nuk ka kaluar pa debate.
Procedurat e votimit janë shoqëruar me një moment tensioni mes anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Kuçana kërkoi që të merrej në konsideratë një kërkesë e saj e depozituar 24 orë më parë, duke i kërkuar Berishës respektimin e statutit. Nga ana e tij, Berisha kërkoi rspektim të rregullores për paraqitjen e rezolutave, duke theksuar se çështja ishte diskutuar më herët.
Pjesë nga debati:
Ilirjana Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Të lutem, zbatoje statutin. Mos e nis detyrën… Të lutem, lexoje.
Berisha: Një minutë.
Kuçana: Jo, doktor.
Berisha: Të flas unë, të jap përgjigjen. Paraqitja e rezolutës ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë, por sipas rregullit, lexoje statutin. Do kesh të drejtë.
Kuçana: Doktor, statutin e keni shkelur në momentin kur…
Berisha: Ilirjana, edhe një herë, një minutë, mor zotëri. Të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiq statutin.
Pas këtij debati, PD ndërpreu sinjalin për median gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar./Dosja.al

TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kryetari Sali Berisha e ka cilësuar si një ndër më të rëndësishmet në historinë e forcës politike dhe të vendit.
Në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar, Berisha deklaroi se PD është sot një parti e pamposhtur, e cila ka organizuar mbi 400 protesta në tre vite, duke u shndërruar në forcën kryesore që po i bën ballë asaj që ai e quajti 'narko-diktaturë'.
Berisha vlerësoi se opozita ka shënuar hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke arritur të denoncojë me sukses 'farsën elektorale'.
Deklarata e Berishës:
"Tani ne jemi mbledhur këtu në një moment final të përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve të Partisë Demokratike. Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike dhe historinë e vendit. Partia Demokratike, me finalizimin e këtij procesi, vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik. Ndaj dhe le t'u shprehim ne nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën, ndër më të egrat dhe më të shëmtuarat në Europë dhe në botë.
Të dashur miq, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njeriu, është një betejë me njërin nga të këqijtë më kryesorë të tij, siç thoshte John Kennedy, me tiraninë. Partia Demokratike vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta.
Zhvilloi me qindra akte e veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ja doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale të diktaturës autoritare. Pasi ajo ja doli që jo vetëm në organizatat më të mëdha partiake, por dhe në institucione më të rëndësishme të Europës, të paraqesë dhe të gjejë mbështetje për qëndrimet e saj.
Ishte një arritje e jashtëzakonshme denoncimi i farsës elektorale dhe njohja e saj si e tillë nga Parlamenti Europian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. E vështirë ka qenë beteja jonë me narkoshtetin. Por përsëri hapat janë të mëdha. Vetëm dy javë më parë në rezolutën e votuar dhe në dokumentet e Partisë Popullore Europiane u damkos narko-euro shqiptare. Kjo monedhë e baronëve të drogës dhe qeveritarëve të drogës, që po shkatërron më shumë se gjithçka tjetër ekonominë shqiptare. Ju rikujtoj këtu se vetëm pak vite më parë, ne zinim një ndër vendet e rëndësishme fare në Europë dhe në botë në industrinë e këpucëve, dhe në disa industri të tjera. Ato janë shuar, sepse Padrinoja, në rast se ju kujtohet, doli me tezën se ato janë industri të botës së tretë. Paçka se Made in Germany, Made in USA, Made in UK, sheh këpucë të të gjitha llojeve, dhe ato sipas tij qenkan bota e tretë. Pra, e vërteta është që gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet komuniteti ndërkombëtar për rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti dhe Edi Rama për sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Europës.", u shpreh Berisha./Dosja.al

TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar shtimin e përfaqësuesve të diasporës në strukturat e saj më të larta vendimmarrëse.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryesia e PD-së ka miratuar listën e anëtarëve të rinj që do t'i bashkohen Këshillit, një proces që sipas kryetarit Sali Berisha, ka pasur si burim primar propozimet e ardhura nga degët e partisë.
Duke iu referuar dispozitave statutore, Berisha informoi anëtarët e Këshillit Kombëtar mbi procedurën e ndjekur, duke nënvizuar se listat janë finalizuar pas një bashkëpunimi mes degëve dhe strukturave qendrore.
Deklarata e Berishës:
"Së pari, dua t’ju informoj se, në përputhje me Statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, pra anëtarët e diasporës që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.
Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar edhe këtu me ndonjë propozim tjetër. Dua t’ju informoj lidhur me listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora:
Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari.
Kjo është lista. Sipas Statutit, lista miratohet nga Kryesia dhe Kryesia e miratoi. Desha t’ju informoja për të.", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë verë si një periudhë me "temperatura të nxehta" edhe në rrafshin politik, duke konfirmuar se opozita mbetet e angazhuar maksimalisht në përballjen e saj.
Në deklaratën e tij në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha e ka vënë theksin te misioni kryesor i forcës politike që ai drejton, rikthimi i votës së lirë dhe rotacioni i pushtetit.
Sipas kreut të PD-së, forca politike që ai drejton vjen në këtë moment si një parti e pamposhtur, duke u mbështetur në bilancin e 400 protestave të zhvilluara gjatë tri viteve të fundit.
Deklarata e Berishës:
“Kryesia e PD miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e Diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar këtu. PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik.
Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë.
Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njërit. Një betejë me njërin nga tre armiqtë më kryesor të tij, me tiraninë. PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta, zhvilloi me qindra akte-veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale”, tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme, nën drejtimin për herë të parë të kryetares së re, Julia Emiri.
Në fjalën e saj hapëse, Emiri ka shprehur falënderime për kryetarin Sali Berisha për besimin e dhënë, si dhe për gjithë anëtarësinë e Këshillit. Duke u ndalur te detyra e re, ajo e ka vlerësuar atë si një përgjegjësi kolektive.
Deklarata e saj:
"Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, mirë se keni ardhur në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar që për herë të parë po e drejtoj dhe kështu dua ta nis me dy fjalë nga vetja. Së pari, falënderoj pafundësisht kryetarin e Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berishën për propozimin për emrin tim dhe për mundësinë që më dha dhe për vlerësimin, si dhe përgjegjësinë që më dha për kontributin e gjatë që kam dhënë me shumë sinqeritet dhe me shumë dashuri për vendin tim dhe për qytetin tonë.
Dhe së dyti, dua t'ju falënderoj të gjithëve ju një për një, ju kam falënderuar me mesazh, por dua t'ju falënderoj edhe këtu dhe dua t'ju shpreh me shumë sinqeritet mirënjohjen time dhe vetëdijen time për kontributin që keni secili në këtë parti. Jam shumë e vetëdijshme që përsa i përket kontributit partiak këtu ka njerëz që si në moshë dhe si në vite kontributi janë shumë më shumë se unë, dhe dua t'ju them se këtë detyrë e shoh si një përgjegjësi dhe si një angazhim të përbashkët, si një shirit të kapitenit që përkohësisht më është dhënë, dhe duke qenë se ju e dini që unë jam aktore, dua t'ju them se gjëja e parë që ne mësojmë në ditën e parë të shkollës në aktrim është puna, rëndësia e punës në grup, se si partneri është jeta jote. Pra ne jemi të gjithë bashkë në këtë luftë dhe vetëm bashkë mund të fitojmë të gjithë, edhe teke-teke.
Ndërkohë, dua të verifikoj kuorumin e mbledhjes nga sekretaria. Rezulton se kemi kuorumin për të nisur mbledhjen dhe konkretisht prezent në mbledhje janë 299 anëtarë. Fillimisht, miratojmë rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, e cila sipas nenit 44 të statutit është njoftuar para pesë ditëve.
Rendi i ditës është si më poshtë: Zgjedhja nga Këshilli Kombëtar i: Sekretarit të Përgjithshëm, Nënkryetarëve të Partisë Demokratike, Sekretariatit të Partisë Demokratike, Pesë anëtarëve të Komisionit të Apelimit të Partisë Demokratike. Kush është dakord me këtë rend dite? Pro? Kundër? Miratohet. Duke qenë se jemi në proces zgjedhor, ju njoftoj se komisioni i votimit dhe zgjedhjeve është i njëjti me atë të miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 1 korrik 2026, duke qenë se kjo është një mbledhje vijuese e saj. Tani kam nderin t'ia kaloj fjalën kryetarit të partisë për të përshëndetur këtë mbledhje të Këshillit dhe për të paraqitur propozimet për votim në Këshill për të gjitha pozicionet e lartpërmendura.", u shpreh Emiri./Dosja.al
TIRANË – Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, ndërsa procesi i votimit në Këshillin Kombëtar vijon, Korreshi e ka cilësuar këtë kandidim si një vendim të marrë në momentet e fundit, por të pavarur.
Korreshi: Është vendim i ditës së sotme.
Gazetarët: Vendim i juaji?
Korreshi: Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë.
Gazetarët: Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2.
Korreshi: Të mbarojë njëherë votimi./Dosja.al