LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e Verës, kalendar aktivitetesh festive në Tiranë

Aktivitetet dhe organizimet e parashikuara nga bashkia e Tiranës, me rastin e 14 marsit, e shndërrojnë kryeqytetin në një arenë argëtimi, muzike dhe kulture.

14 Mars 2026, 09:00 Nga E. D

Dita e Verës, kalendar aktivitetesh festive në Tiranë

TIRANË- Dita e Verës do të festohet në Tirana me një program të gjerë aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe gastronomike të organizuara nga Bashkia Tiranë. Aktivitetet dhe organizimet e parashikuara nga bashkia e Tiranës, me rastin e 14 marsit, e shndërrojnë kryeqytetin në një arenë argëtimi, muzike dhe kulture.

Festimet do të paraprihen që në mbrëmjen e 13 marsit me një festë elektronike në Parkun Europa, pranë Sheshit Skënderbej, nga ora 18:00 deri në mesnatë, ku do të performojnë artistë dhe DJ të ndryshëm. Në Sheshin Skënderbej do të krijohet një ambient festiv me instalacione artistike dhe aktivitete argëtuese për qytetarët.

Një nga atraksionet kryesore do të jetë ekspozimi i makinave retro të dekoruara me lule natyrale, të cilat do të shërbejnë si instalacione dekorative dhe pika fotografike për vizitorët. Në këtë zonë do të vendoset gjithashtu një skenë me muzikë live dhe DJ, si dhe një hapësirë relaksi me oferta ushqimore dhe pije.

Ndërkohë, në Parkun Europa do të zhvillohet një koncert festiv me pjesëmarrjen e artistëve dhe grupeve muzikore si New Artist, Peter Pan Quartet, Niki Zaimi Band, Killua dhe Bleta Pertace, duke krijuar një atmosferë energjike për të rinjtë dhe qytetarët që do të frekuentojnë zonën.

Në segmentin midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë do të organizohen aktivitete nga Agjencia e Industrisë Kreative, të fokusuara në promovimin e projekteve artistike dhe talentit të ri në fushën e industrive kreative.

Pedonalja “Murat Toptani” do të mirëpresë aktivitetin “Putra në Festë”, i cili synon ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake përmes fushatave sensibilizuese, aktiviteteve për familjet dhe prezantimeve nga organizata që punojnë për mbrojtjen e kafshëve.

Në bulevardin përballë instalacionit “Reja” do të organizohet Artisan Fest, një panair me rreth 20 stenda artizanale ku do të ekspozohen dhe shiten produkte tradicionale të punuara nga artizanët e qytetit. Aktiviteti do të shoqërohet me punëtori të hapura për publikun dhe performanca nga Ansambli Popullor i Qendrës Kulturore Tirana.

Njëherësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet Food Festival, një panair gastronomik me kuzhina të hapura që do të ofrojnë ushqime tradicionale shqiptare. Programi i aktivitetit përfshin edhe aktivitete edukative për fëmijët, gara kulinare dhe biseda interaktive mbi ushqyerjen e shëndetshme.

Një instalacion artistik i ballokumes, simbol i Ditës së Verës, do të vendoset në urën lidhëse të bulevardit, ku qytetarët do të kenë mundësi të realizojnë edhe fotografi në një hapësirë të dedikuar “photobooth”.

Zona nga Piramida drejt Kryeministrisë do të shndërrohet në një Sport Zone, ku do të zhvillohen aktivitete sportive si volejboll, tenis, futboll, ping-pong, basketboll, si dhe demonstrime nga sporte si taekëondo, judo dhe mundje. Në këtë zonë do të organizohet gjithashtu një koncert festiv.

Në Parkun Rinia do të zhvillohet aktiviteti komunitar Garage Sale, ku fëmijët do të kenë mundësi të shkëmbejnë ose të “tregtojnë” lodrat dhe librat e tyre, ndërsa animatorë dhe aktivitete argëtuese do të shoqërojnë programin gjatë ditës.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të organizohet panairi i luleve “Lule të bukura ka Tirona”, me instalacione artistike me lule natyrale dhe pjesëmarrjen e bizneseve të luleve të qytetit.

Ndërkohë, përballë Pallatit të Kongreseve do të krijohet një zonë e dedikuar për biçikletat, ku do të zhvillohen punëtori falas, demonstrime teknike dhe aktivitete që promovojnë mobilitetin urban.

Në Sheshin Nënë Tereza do të organizohen aktivitete edukative për sigurinë rrugore, me punëtori për familjet dhe fëmijët, demonstrime të ndihmës së parë dhe prezantime nga shërbimi zjarrfikës.

Festimet do të kulmojnë me një Street Party në zonën e Ish-Bllokut, e cila do të nisë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në mesnatë, me performanca nga artistë dhe DJ të ndryshëm.

Bashkia Tiranë, në njoftimin për mediet thekson se programi i aktiviteteve synon të krijojë një festë gjithëpërfshirëse për qytetarët e Tiranës dhe vizitorët, duke ndërthurur traditën, artin, gastronominë, sportin dhe aktivitetet komunitare në disa nga hapësirat më të frekuentuara të kryeqytetit.

dita e verës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj