LIVE UPDATES
Aktualitet

Porto Romano/ Skandali me tenderat dhe cënimi i sigurisë kombëtare! A gënjeu kryeministri?

Porti tregtar që do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos ngre pikëpyetje të shumta nëse do të ketë të njëjtat standarde me atë që do të prishet. Sipas projektit teknik të hartuar nga kompania holandeze Royal Haskoning, porti i ri përfshin një zonë përpunimi me hapësirë 38 hektarë, që është sa gjysma e Portit aktual të Durrësit.

13 Mars 2026, 21:49 Nga E. D

Porto Romano/ Skandali me tenderat dhe cënimi i sigurisë

Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezidencave të banimit, pavarësisht kontestimeve që pati edhe në Gjykatën Kushtetuese, tashmë është bërë një fakt i kryer. Në episodet më parë treguam me dokumente se si ky projekt ka arritur të investojë vetëm 10 milionë euro nga kapitali i kompanisë së z. Mohamed Alabar, kur u fol për miliarda euro investime.

Transferimi i portit tregtar në zonën e Porto Romanos u premtua se do të fillonte si projekt paralelisht me nisjen e punimeve për Durrës Yacht Marina! Por sot, 3 vjet më pas, fati i tenderit për ndërtimin e tij nuk dihet.

Porti tregtar që do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos ngre pikëpyetje të shumta nëse do të ketë të njëjtat standarde me atë që do të prishet. Sipas projektit teknik të hartuar nga kompania holandeze Royal Haskoning, porti i ri përfshin një zonë përpunimi me hapësirë 38 hektarë, që është sa gjysma e Portit aktual të Durrësit.

Pozicioni ku është projektuar porti i ri ndodhet në zonë sizmike dhe kënetore, ndërsa konjuktiviteti i tij me infrastrukturën rrugore dhe logjistike është i dobët.

Diskutime mes ekspertëve ka edhe për mënyrën se si do të operojë ky port, sa do të jetë kosto e mirëmbajtjes së tij krahasuar me portin e vjetër, duke qenë se mund të ketë nevojë të vazhdueshme për thellim pasi nuk është një port natyral. Por tashmë që projekti është bërë fakt i kryer, le të shohim se çfarë po ndodhi me procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të ndërtojë portin e ri.

Fillimisht qeveria tha se projekti do të ndërtohej me koncesion, me financim pjesërisht nga Autoriteti Portual Durrës dhe kompani prestigjioze ndërkombëtare, ku kishin shprehur interes plot 40 të tilla.

Madje disa media raportuan me burime nga qeveria se interesi për të investuar në portin e ri ishte nga vetë NATO. Por si NATO, edhe kompanitë ndërkombëtare që do të financonin ndërtimin me koncesion të tij nuk u dukën ndonjëherë, ndaj shteti u detyrua të investonte para nga buxheti për hapjen e tenderit. Përmes një akti normativ, në shkurt të vitit 2024, qeveria transferoi fonde në programin për ndërtimin e porteve, ndërsa në total financimi për Porto Romanon kap vlerën 472 milionë euro, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe supervizimin.

Në datën 24 korrik 2024, Autoriteti Portual Durrës shpalli tenderin për procedurën ndërtimi i “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I”, me fond limit 391 milionë euro, afat punimesh 40 muaj, ndërsa ofertat duhet të paraqiteshin brenda datës 16 shtator 2024. Procedura ishte e llojit “e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar”. Kjo lloj procedure zhvillohet në dy faza: parakualifikuese, ku kompanitë shprehin interes, ndërsa në të dytën vetëm ato që përzgjidhen japin ofertën financiare.

Tenderi i parë u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit “asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza” dhe gara u rihap sërish në muajin dhjetor 2024.

Sipas arsyeve që dha autoriteti kontraktor për operatorët privatë, vetëm një prej kompanive pjesëmarrëse (holandezët e Van Oord) përmbushnin kushtin e pagesës së garancisë bankare dhe në procedurat me dy faza gara nuk mund të vazhdonte me vetëm 1 operator.

Por pak më vonë do të shohim se si ky standard u shkel!

Gara rihapet edhe një herë më 24 dhjetor të vitit 2024 dhe në procedurë shprehën interes 5 kompani ndërkombëtare: Archirodon e regjistruar në Qipro, Van Oord me bazë në Holandë në bashkëpunim me Marine Construction, një tjetër holandeze Boskalis dhe Webuild italiane, Jan de Nul belge në bashkëpunim me francezët e Vinci dhe kompania kineze China Communications Construction Company.

China Communications Construction Company, një nga kompanitë më të mëdha në botë në fushën e ndërtimit të porteve dhe marinave, me të ardhura vjetore afro 110 miliardë euro në vit, skualifikohet.

Në këtë rast nuk po paragjykojmë, pasi komisioni mund të ketë zbatuar politikën për të mos lidhur interesa në nyje kyçe transporti që konsiderohen strategjike me kompani me bazë në Kinë. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave skualifikoi edhe bashkimin e operatorëve belgo-francezë Jan de Nul dhe Vinci.  E para, një firmë me të ardhura mbi 4 miliardë euro në vit dhe lider në fushën e thellimeve ujore, ndërsa Vinci është një nga grupet më të njohura në fushën e ndërtimit me rreth 70 miliardë euro të ardhura në vit.

Nga gara u skualifikuan edhe kompania italiane Webuild me të ardhura vjetore 12 miliardë euro dhe një ndër më të mëdhatë në Holandë, Boskalis.

Në fazën e dytë komisioni arriti në konkluzionin se duhet të kualifikoheshin për të dhënë ofertë financiare vetëm dy operatorë: holandezët e Van Oord Dredging dhe Marine Construction, ku holandezja ka të ardhura vjetore në vlerë afro 2.5 miliardë euro dhe Construction (Overseas) Company Limited, pjesë e grupit Archirodon me të ardhura totale të grupit Archirodon, jo të degës së saj, në vlerë rreth 1.5 miliardë euro në vit.

Vetë grupi i vlerësimit që përcaktoi ecurinë e tenderit është i përfshirë në disa shkelje ligjore.

Pikësëpari, për të hequr përgjegjësinë institucionale në përcaktimin e fituesit të tenderit, në grupin e vlerësimit të ofertave të përbërë nga 5 persona, 3 rezultojnë të jenë punonjës të kompanisë private Royal Haskoning që ka bërë projektin teknik të portit dhe dy të tjerë punonjës të Autoritetit Portual Durrës, që është autoriteti kontraktor në këtë garë. Në datë 17 korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës lidhi kontratë të drejtpërdrejtë, pa tender, me Royal Haskoning, duke marrë miratim për këtë proces nga Këshilli i Ministrave.

Ligji për Prokurimin Publik përcakton se që një kompani të merret për konsulencë teknike në një procedurë konkurrence, duhet që minimalisht të ketë “eksperiencë të mëparshme në ofrimin e shërbimit të prokurimit jo më pak se 3 vjet, të ketë staf në këtë fushë me përvojë jo më pak se 5 vjet dhe staf të specializuar në fushën e prokurimit për të cilën zhvillohet procedura”.

Kompania Royal Haskoning është një firmë për projektime dhe konsulenca dhe nuk ka asnjë përvojë në fushën e prokurimeve. Por jo vetëm kaq, firma është në konflikt interesi pasi është kompania që ka bërë projektin e portit!

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014, përcaktohet se autoriteti kontraktor duhet të shmangë kushtet e konfliktit të interesit për “konfliktin ndërmjet veprimtarive të konsulencës dhe prokurimit të mallrave, punëve ose shërbimeve”.

Në këtë rast, operatori ekonomik i kontraktuar nga autoriteti kontraktor për mallra, punë ose shërbime për një projekt dhe secili prej anëtarëve të tij duhet të skualifikohet nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës që lidhen me këto mallra, punë ose shërbime.

Pra konsulenti dhe shteti shqiptar skualifikuan kompanitë më të mëdha në botë.

Po çfarë ndodhi më pas?

Konsorciumi belgo-francez Jan de Nul dhe Vinci depozituan ankesë kundër vendimit të skualifikimit, duke pretenduar se arsyet për mosgjetjen e dokumentacionit për punimet e ngjashme të kryera në projektin “NRL – Echangeur & Digues; La Nouvelle Route du Littoral – La Réunion” nuk ishin të sakta.

Autoriteti Portual Durrës nuk pranon të jetë palë në shqyrtimin e kësaj ankese pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pasi pretendon se kompania duhet të paguajë tarifën përkatëse për shqyrtimin e saj, sa 0.5% të fondit limit. Pra të paguajë 2 milionë euro që ankesa të merret në shqyrtim!

Në fund KPP vendos të mos e shqyrtojë ankesën.

Tashmë në garë për të dhënë ofertën ekonomike mbeten vetëm holandezët e Van Oord dhe kompania Archirodon. Por edhe Van Oord skualifikohet! Arsyeja? Licencat teknike të një kompanie me bazë në Holandë duhet të akreditohen dhe njihen nga institucionet shqiptare! Pra jemi ne që certifikojmë BE-në!

Tashmë në garë për të dhënë ofertën ekonomike mbeti vetëm një operator: Archirodon. Sa i takon ofertës financiare, kompania nuk kishte asnjë konkurrent!

Archirodon është një firmë me bazë në Qipro, filial i kompanisë greke Archirodon. Dega është krijuar në vitin 2017 dhe është e paqartë se çfarë dokumentesh ka dorëzuar firma për punime të ngjashme, të sajat apo të mëmës. Sepse nëse janë të kompanisë mëmë, ligji nuk e lejon!

Kompania është raportuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si një firmë greke me seli në Holandë, çka rrit më shumë paqartësitë.

Në internet rezulton se shumica e aksioneve të Archirodon Qipro është në pronësi të një fondi arab, çka ngre shqetësime për sigurinë kombëtare të vendit, duke qenë se flitet për ndërtimin e portit tregtar më të madh në vend. Shqetësime që i ngriti në intervistën e fundit edhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Po jo vetëm z. Ahmetaj, por edhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë i dërgon një letër kryeministrit që kërkon anulimin e procedurës, ndërsa SPAK sekuestroi materialet e procedurës.

Duket se fituesi ishte paracaktuar edhe nga kjo deklaratë që bëri kryeministri Edi Rama më 9 mars, kur pritej të shpallej fituesi. Por tenderi të nesërmen u anulua, edhe pse siç tha kryeministri, ata që kërkonin frenimin e projektit nuk do t’ia dilnin!

Arsyeja? Kompania e vetme e mbetur në garë nuk dha ofertën financiare.

Mos kjo është një arsye që të rritet vlera e kostos së projektit?

Arsyet e vërteta ende nuk dihen, por do të mësohen pasi tenderi të zhvillohet sërish dhe të mësojmë emrin e fituesit./Piranjat news

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës