Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Fasoneria, e cila operon në qytet që prej vitit 2004 nën administrimin e një pronari grek, ka qenë për më shumë se dy dekada një nga burimet kryesore të të ardhurave për dhjetëra familje në një zonë me mundësi të kufizuara punësimi. Shumë prej grave kanë 15 apo edhe 20–25 vite pune në këtë ndërmarrje.

Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve të ndërmarrjes, pasi prej tre muajsh nuk kishin marrë pagat. Mes emocionesh dhe shqetësimi për jetesën, ato kërkojnë pagesën e punës së kryer dhe një garanci për të ardhmen.
Fasoneria, e cila operon në qytet që prej vitit 2004 nën administrimin e një pronari grek, ka qenë për më shumë se dy dekada një nga burimet kryesore të të ardhurave për dhjetëra familje në një zonë me mundësi të kufizuara punësimi. Shumë prej grave kanë 15 apo edhe 20–25 vite pune në këtë ndërmarrje.
Punonjëset thonë se nuk janë paguar që nga muaji tetor, ndërsa në dhjetor kanë marrë vetëm pagat e gushtit dhe shtatorit, me premtimin se pjesa tjetër do të likuidohej në vazhdim. Sipas tyre, puna ka vazhduar me orar të plotë, pavarësisht mungesës së pagesave.
Situata u përkeqësua pasi kompania partnere gjermane reduktoi porositë.
Sipas administratës, pronari vendosi të mos largonte një pjesë të stafit, por të mbante të gjitha punonjëset, duke vazhduar aktivitetin në kushte të vështira financiare. Megjithatë, për gratë kjo zgjidhje ka sjellë problemin e mungesës së të ardhurave për muaj të tërë.
Shumë prej tyre tregojnë se janë zhytur në borxhe, marrin ndihmë nga familjarët ose bëjnë blerje me listë, ndërsa disa mbajnë të vetme familjen, paguajnë kredi ose kanë bashkëshortët pa punë.
“Ngrihemi në katër të mëngjesit dhe vijmë një orë rrugë, por kthehemi në shtëpi pa lekë,” shprehet njëra prej tyre.
Punonjëset kanë bojkotuar përkohësisht punën, duke kërkuar fillimisht pagesën e detyrimeve. Ato shprehen të gatshme të rikthehen menjëherë në punë nëse pagat likuidohen dhe garantohen në vazhdimësi. Nga ana e administratës, pranohet se kompania po kalon vështirësi për shkak të rënies së porosive dhe problemeve në përmbushjen e kontratave, por mohohet që biznesi të jetë drejt falimentimit.
Gjithsesi, pas ndërhyrjes së Piranjat, punonjëseve iu kaluan të treja pagat e prapambetura.
Gratë u shprehen se shpresojnë që situata të zgjidhet përfundimisht dhe të mos përballen më me vonesa të tilla, pasi për shumë prej tyre kjo punë është e vetmja mënyrë jetese./Piranjat news
BALLSH- Rreth 2 muaj më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një 31-vjeçare nga Mallakastra dyshohet se ka dh...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në K...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...
Këtë javë një vajzë 25-vjeçare nga Lezha i dha fund jetës së saj. Përpara se të largohej, la vetëm nj...
Pamje nga trafiku TIRANË- Një trafik i gjatë automjetesh është krijuar në autostradën Tiranë–Elbasan gjat&eum...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikolog...
Foto ilustruse VLORA- Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në qytetin e Vlorës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ushtroi dh...
Foto ilustruse EKUADOR- Një operacion policor i zhvilluar në Ekuador ka bërë të mundur goditjen e mafias shqiptare, që operon...
Foto ilustruse KOSOVA- Në qytetin e Ferizajt, në juglindje të Kosovës, fabrika e produkteve të pastrimit “Cadi Cleaning&rdqu...