LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çdo ditë protestë para Hipotekës”, paralajmëron kryeplaku i Bërxullës: Rruga Thumanë-Kashar do të ketë lapidar

Muharrem Koni tha se protesta është përshkallëzuar si pasojë e neglizhencës nga ana e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se nga java që vjen do të protestojnë çdo ditë përballë zyrave të Hipotekës.

15 Prill 2023, 19:22 Nga I.A
 
“Çdo ditë protestë para Hipotekës”,
Banoret

TIRANË- Prej gati shtatë muajsh banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar pasi theksojnë se i cënohen pronat e tyre. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni deklaroi se deri më tani pavarësisht protestave dhe kërkesës së tyre për drejtësi, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shqiptare.

“Kur paligjshmëria bëhet ligj, vetëgjyqësia bëhet detyrim. Një rrugë kaq madhore, kur nuk e ka kompetencë. Autoritetit Rrugor Shqiptar kush e ndërton rrugën. Me shkresën që kanë bërë, duhet të japin dorëheqjen. Ky projekt është miratuar nga Autoriteti Rrugor, çfarë ndodh me këta? Edhe kontratën që ka firmosur ministria e Infrastrukturës e ka firmosur zëvendësministri.  Pra e kanë bërë në atë formë që të dy të dalin të larë.  Tani tek Hipoteka. Drejtori i ri është vënë para një muaji e gjysmë, Agron Çerri. Ky është drejtor dhe firmën ia delegon zëvendësdrejtorit. Si mund të funksionojë një shtet i tillë duhet shmangur përgjegjësitë? Këta e dinë se herët apo vonë do të japin llogari. Prona është e imja, nuk shkruan as Ministri as firmë. Ajo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Juve ju duket çudi, por unë e kam thënë ajo rrugë do të ketë lapidar. Unë e kam thënë, po shkelen të gjitha të drejtat e njeriut. Unë jam në shtëpinë time., Rritem brezi i pestë në atë vend, nuk kam pushtuar asnjë gjë”, ka thënë ai.

Muharrem Koni tha se protesta është përshkallëzuar si pasojë e neglizhencës nga ana e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se nga java që vjen do të protestojnë çdo ditë përballë zyrave të Hipotekës.

Muharrem Koni: Arsyeja e përshkallëzimi të protestës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së shtetit. Jemi me shpresën se një ditë zëri ynë do të dëgjohet, por këto pushtetarë nuk kanë dhënë asnjë sinjal për t’u ulur të negociojnë me banorët dhe unë jam i detyruar  që në mënyrë ligjore të organizojmë protesta.

Protesta e fundit tek zyra e Hipotekës, dhe kërkesa për një takim?

Muharrem Koni: Drejtori kishte dy ditë që ishte në zyrat qendrore. Është thirrur dy ditë rresht tek zonja Bici për të gjitha problematikat që hasen me pronat. Pra të gjitha dokumentet ndodhen në zyrat e Hipotekës. ARRSH i ka vënë me vizë të kuqe për të mos certifikuar pronat, po banori që e a ndërtuar atë shtëpi me gjak, duhet të hidhet në rrugë?

Muharrem Koni: Asnjë përgjigje. Javën që vjen do të filloj protesta të përditshme në Hipotekë derisa të bëhet i mundur takimi. Të na tregojnë arsyen përse nuk ka zgjidhje. Unë nuk e kuptoj sepse vetë kam punuar 20 vjet në shtet…

Keni pasur ndonjë kontakt, keni kërkuar edhe takime me zonjë Balluku, s’keni marrë asnjë telefonatë?

Muharrem Koni: Një telefonatë kam marrë në nëntor në muajin e dytë të protestës, nga prefekti. Nëpërmjet nënprefektit më thotë për një takim. Shkova tek prefektura dhe mori përsipër; projektin e rrugës do ta kërkoj me insistim dhe tjetra ishte që do të na ulëta me firmën në negociata, dhe kjo nuk u realizua. Që nga ajo ditë nuk është dukur më. Na është thënë të ulemi me firmë. Por u kam thënë nuk kam punë me firmë, paligjshmërinë me mua e ka shteti. Projektin e rrugës  e ka bërë Ministria e Infrastrukturës, nuk e ka bërë firma. Por si e ka bërë Ministria projektin? Sot dalin në terren problematikat e atij projekti, nuk ka as mbikalim dhe as nënkalim. Në 14 mars kanë ardhur kryeinxhinierët dhe janë habitur për mënyrën se si është projektuar. Projekti është bërë në një studio në Itali me Google.

Banori Adem Dervishi: Kam qenë i pranishëm në të gjithë protestat, më vret morali im dhe së dyti më vret që fshatarët e mi me të cilët kam jetuar po vuajnë. Tre janë shtyllat, njohja e adhurimit të Zotit, pasuria që na merret pa asnjë shpresë dhe e treta është vdekja. Kemi kam kohë në protesta dhe gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër. Jam personi që jam akuzuar nga qeveritarët sepse e kam bërë publike. Kjo është pjesë e një pronës time të trashëguar nga babai 400 e ca vjet më parë të marrë nga ligji 7501. Fillimisht të jepet një APTM dhe kjo merr formën e prerë pasi paguan një taksë.  Më rekomandohet të gjej një topograf. nëse nuk e kam APTM duhet ta marrësh nga hipoteka, pas saj është certifikata e familjes për ndarjen e saj. Mbes pa pronë dhe prona ime digjet se më kërkohet firmë nga familjarë që tashmë nuk janë më në jetë. Të gjithë dokumentacioni më shkon 4 mijë euro, a ka fuqi një fshatar me kokrrat e vezës e me qumësht të paguajë një shumë të tillë?

Si do të organizohen protestat?

Adem Dervishi: Ne nuk shembin shtetin. Duam vetëm të zbatojnë ligjin. Ne kemi thënë që nuk do tërhiqemi, kemi bërë protesta të vazhdueshme deri tani. I bëjmë thirrje deputetit, ai nuk pranon të na takojë. Edhe bashkia e Vorës është kokë e prerë pa asnjë rezultat fare. Kanë vlerësuar një dynym tokë sa një orë dorë. Të më marrin tokën për një kilogram vaj? Jemi 7 veta në familjen. Bashkëshorten e nusen e djalit i kam me kimioterapi. Nuk dua ndihmë se jetoj vetë, por mos më merr tokën. Shishen e benzinës nuk e kemi shumë zor me e marrë, por kemi edhe një detyrë tjetër hyjnore, sepse të bësh vetëvrasje është si të vrasësh botën.

banoret e berxulles ne proteste muharrem koni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet