Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithçka ka nisur në paraburgimin e Peqinit, ku bashkëshorti i denoncueses është i ndaluar në vendin tonë prej muajsh pasi kërkohet nga drejtësia çeke pasi akuzohet për veprën penale të fshehjes së të ardhurave
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për tre persona, pasi akuzohen për veprën penale ‘Mashtrim’. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë një gruaje çeke një shumë prej 28 mijë eurosh, nëpërmjet mashtrimit.
Gjithçka ka nisur në paraburgimin e Peqinit, ku bashkëshorti i denoncueses është i ndaluar në vendin tonë prej muajsh pasi kërkohet nga drejtësia çeke pasi akuzohet për veprën penale të fshehjes së të ardhurave. I huaji ndodhej në qeli me Erald Filja, i arrestuar në 10 mars të vitit të shkuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge. Filja i kishte kërkuar këtij të fundit një shumë prej 28 mijë eurosh në mënyrë që të ndikonte tek autoritetet dhe ta lironin nga qelia.
Sipas deklarimeve të kallëzueses, shumën e parave që ajo ja ka dhënë Martin Bajramit, shokut të Erald Filjas, në harkun kohor të 4 muajve i janë dorëzuar bashkëshortes së Erald Filjas dhe jo autoriteteve.
Pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja çeke, prokuroria e Elbasanit dhe Shërbimi i Kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve kanë nisur hetimet. Ata kanë arritur të provojnë kryerjen e veprës penale të “mashtrimit” nga 3 të dyshuarit. Gjatë kontrollit hetuesit kanë mundur që të sekuestrojnë shumë e 13.540 euro.
NJOFTIM:
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 10.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.386 datë 10.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës shtrënguese “Arrest me burg” , në ngarkim të shtetasve;
Si dhe për caktimin e masës shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shteti”, në ngarkim të shtetases;
Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit kallëzues të shtetases Çeke V.R të dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal nr.630 viti 2023, pasi shtetasit e mësipërm nëpërmjet mashtrimit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë shumën prej 28.000 eurosh të copëzuar në intervalin kohor prej 4-muajsh. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. SHKBB mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët, të paraburgosurit , të dënuarit dhe punonjësit e administratës të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Policisë së Burgjeve, duke telefonuar në numrin 044 20 40 20.
Aksident LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Një au...
Reshje shiu TIRANË- Java nis me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites...
Foto ilustruese TIRANË- Ata që zgjohen shumë herët në mëngjes - dhe janë mirënjohës për kët&eum...
Plazh LEZHË- Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Trupi i pajetë është gjetur në hot...
foto ilustruese TIRANE- Çmimet janë ngadalësuar ndjeshëm për bizneset importuese. INSTAT bën me dije se indikatori i &cced...
pronari i biznesit HIMARË- Një situatë e frikshme ka ndodhur me dy pushuese nga Gjermania, të cilat kishin rezervuar në një ...
tregu fruta-perimeve TIRANË- Shqiptarët gjithmonë e më pak po blejnë fruta e perime, kjo për shkak të çmimeve t&e...
banesa ku ka shperthyer bombola e gazit TIRANË- Një familje ka shpërtuar pa asnjë dëmtim, ndërsa në banesën e tyre ...
policia greke GREQI- Pesë persona, mes tyre dhe një grua, janë anëtarët e organizatës kriminale të zbërthyer nga D...
Tiranë TIRANË-Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar përmbytje nëpër lagjet e Tiranës. Në disa pamje të s...